Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkeologji në qendër të kryeqytetit

Disa nga artefaktet e zbuluara gjatë gërmimeve shpëtimtare në qendrën e Sofjes
Foto: Veneta Pavllova
Një nga objektet arkeologjike, ku punohet në mënyrë intensive kohët e fundit, ndodhet në zemrën e kryeqytetit – në fillim të bulevardit qendror “Maria Luiza”. Gërmimet atje janë shpëtimtare – nën tokë do të ndërtohet një stacion i ri i metrosë. Gjatë gërmimeve u zbulua një pjesë e madhe e qendrës së qytetit antik Serdika – paraardhësi i Sofjes së sotme. Kjo u dha mundësi arkeologëve të mësojnë më shumë për planifikimin e dikurshëm të vendbanimit. Dhe siç theksoi udhëheqësi i studimeve d-r Mario Ivanov, të konstatojnë se qendra bashkëkohore e qytetit koincidon me atë antike.

Gjatë studimeve u zbuluan trasetë e katër rrugëve dhe disa ndërtesa antike. Një rezultat i rëndësishëm është përcaktimi i kronologjisë së zhvillimit të Serdikës. Ndërtimi i kësaj pjese të qytetit filloi në mes të shekullit I, kur Perandoria Romake u zgjerua në drejtim të lindjes. Banuesit e tij të parë ishin veteranë romakë – për këtë dëshmojnë monedhat dhe sendet e zbuluara. Në fund të shekullit III, për shkak të vendosjes së qytetit në trasenë e rrugës Via Militaris, e cila lidhte provincat perëndimore dhe lindore romake, Serdika u bë qyteti kryesor i provincës Dakia e Brendshme. Lulëzimin e vërtetë qyteti e përjetoi gjatë shekullit IV. “Serdika është Roma ime”, tha perandori Konstantin i Madh, i cili kishte rezidencë në të. Pikërisht nga shekulli IV janë zbulimet arkitekturore të ekipit të Mario Ivanovit. Në fund të shekullit VI një kataklizëm natyror – ndoshta një tërmet, shkaktoi shkatërrime të mëdha në qytet. Gjatë shekujve që vijojnë gjurmët e banimit në qytet janë pak – deri në shekullin XI, kur u zhvilluan zanatet. E pasur me zbulime është periudha e robërisë osmane – nga viti 1396 deri në vitin 1878. Në këtë pjesë vitin e kaluar arkeologët zbuluan dy kisha të vogla.

“Ne qendër të Sofjes ka një kompleks tempujsh të vegjël të krishterë – shpjegon arkeologia Snezhana Gorjanova. – Disa prej tyre janë ndërtuar qysh në kohën e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1396) dhe pastaj janë rinovuar gjatë periudhës osmane. Të tjerë janë ndërtuar nga shekulli XVI deri në shekullin XVIII. Gjatë kësaj periudhe, sipas kërkesave të autoriteteve osmane, një kishë mund të ndërtohej vetëm po të kishte pasur atje një tempull më të vjetër. Për një nga tempujt që zbuluam, konstatuam se paraardhësi i tij ka qenë në afërsi, sepse nekropoli i madh është prekur nga ndërtimi i kishës së re. Në të zbuluam 6 shtresa piktura në mur. Duke marrë parasysh stilin e pikturave, kisha është ndërtuar pas shekullit XVI. Tani do t’i ndajmë shtresat dhe do t’i studiojmë hollësisht. Kisha tjetër që zbuluam ka dy shtresa piktura në mur dhe është më e hershme.”

Afër terrenit të studiuar nga arkeologët ndodhet xhamia Banja Bashi. Ajo është ndërtuar gjatës shekullit XVI. Nën të arkeologët zbuluan një bezistan, i cili ka ekzistuar deri në shekullin XIX. “Një godinë afër bezistanit ka pësuar disa etapa rindërtimi gjatë shekujve XVIII-XIX dhe mund të identifikohet si një nga karvansarajet vendëse – vazhdon arkeologia Snezhana Gorjanova. – Kjo ende është një hipotezë, por arsyeja për të janë vatrat e shumta në mure, në saje të të cilave mysafirët mund të ngroheshin dhe të përgatitnin ushqim.”

Gjatë gërmimeve arkeologët zbuluan se gjatë shekujve XVIII dhe XIX në këtë pjesë të qytetit kishte urbanizim dhe kanalizim. U zbuluan shumë monedha, qeramikë, enë prej qelqi. Disa prej tyre janë ruajtur mirë, sepse ishin vendosur në pajisje si puse. Këto pajisje shërbenin për depo ushqimesh dhe ndoshta ishin paraardhësit e frigoriferëve të sotëm. Më vonë në to grumbulloheshin mbeturinat. Dhe siç ndodh shpeshherë në gërmimet arkeologjike, pikërisht ndër mbeturinat zbulohen sendet më interesante për studiuesit.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD