Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1 marsi është një nga festat më të dashura bullgare

Verorja tradicionale bullgare (martenica) është me figurat e një buri me emrin Pizho dhe e një gruaje me emrin Penda.
Foto: Veneta Nikollova
Paralajmëtarët e parë të pranverës shihen nëpër rrugët e qyteteve bullgare që nga fillimi i shkurtit. Ata sollën me vete ndjenjën gazmore diellore. Verore me forma të ndryshme, me rruaza shiten kudo, dhe u sjellin kalimtarëve gëzim dhe hare, duke provokuar te ta buzëqeshje të lehta. Secili qëndron minuta-dy para banakëve plotë për plotë verore lara-lara që të zgjedhë më të përshtatshmen për të afërmit.

Pranvera astronomike fillon më 22 mars, por për bullgarët, ajo vjen të veshur në të bardhën dhe në të kuqen që më 1 marsin. Sipas traditës të gjithë këtë ditë i dhurojnë njeri tjetrit verore – një amulet tipik bullgar, që përbën fije të dredhura të bardha dhe të kuqe. Ato dhurohen me urime për shëndet dhe kësmet. Në të kaluarën verore lidheshin edhe kafshët shtëpiake. Sipas një legjende të vjetër, që trakët e lashtë e pritën pranverën me verore. Edhe Orfeu zbukuronte lirën e vet me verore. Sot veroret janë ndër simbolet më të përhapura bullgare, ndërsa 1 marsi është një nga festat më të dashura dhe më të respektuara. Kjo është dita më gazmore dhe optimiste gjatë vitit, kur ndahemi me dimrin dhe mendimet e rënda të provokuara nga moti i vrenjtur. Kjo është dita, në të cilën drejtojmë shikimin tonë te horizonte të reja më të kthjellëta. Për datën e 1 marsit përgatitemi java të tëra me radhë, duke shëtitur nëpër rrugët dhe duke kërkuar veroret më të bukura dhe më origjinale. Larmia e madhe e larësve është dëshmia e radhë, se fantazia njerëzore nuk ka kufi. Ditët e fundit shumë njerëz filluan vet të dredhin fije të bardha dhe të kuqe për të krijuar verore në kuadrin e fushatës kombëtare për krijimin e larëses më të madhe. Në këtë garë fisnike u përshin shumë bashkatdhetarë me banim jashtë shtetit. Rezultati do të bëhet i qartë më 3 marsin – Festën Kombëtare të Bullgarisë. Atëherë verorja vigane do të ekspozohet në qendrën e Sofjes. Secili që ka dëshirë do të ketë mundësi të lidh edhe shiritin e vet të bardh dhe të kuq me këtë verore. Pravda Ivanova nga dega e rinisë të Klubit Rotari në Bullgari është ndër organizatorët e fushatës. Ajo shpjegon:

“Personalisht unë u binda, se verorja është simboli, i cili respektohet nga të gjithë bullgarët kudo në botë. Kemi edhe një ueb-sajt special i nismës 3mars.suhranibulgarskoto.org . Në të mund të lexohet informacionin e plotë për këtë fushatë dhe udhëzime si njeriu vet mund të bëjë veroren. Ka shumë njerëz, të cilët me kënaqësi do të bëjnë veroret e veta, që t’u sjellin me këtë kënaqësi të afërmve.”

Më 1 mars, të rinjtë dhe fëmijët bullgarë stolisen me verore të bardha dhe të kuqe. Veroret tradicionale bullgare me figurat e një buri me emrin Pizho dhe e një gruaje me emrin Penda, rrethe të dredhura të bardha dhe të kuqe për dorën, të zbukuruara me rruaza ose lule artificiale, të gjitha këto përbëjnë një shaka dhe një zbavitje në ditët e tensionuara plotë angazhime. Veroret vjen që të provokojnë aftësinë tonë të mendojmë për jetën me më shumë optimizëm dhe ngazëllim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD