Më 17 shkurt mbushen 3 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Shteti më i ri në botë nuk e feston përvjetorin me një gëzim kaq të madh dhe, i dëshpëruar nga rezultatet e arritura deri tani, e shënon me shfaqje në nivel bashkiak. Ndjenja të përziera shkakton përvjetori dhe në bashkësinë ndërkombëtare.
Përvjetorin e tretë të pavarësisë së ëndërruar Kosova e pret me një ekonomi të dobët, me varfëri dhe papunësi, e cila aktualisht prek 45% të popullsisë së vendet, pa qeveri pas zgjedhjeve parlamentare para afatit dhe me një prestigj të prishur ndërkombëtar për shkak të zbulimeve të fundit për tregti me organe njerëzore, në të cilën marrin pjesë dhe faktorë politikë. Kosova tashmë është njohur nga 75 vende në botë, ndër të cilat janë SHBA dhe 22 vende anëtare të BE-së, përfshi dhe Bullgaria, por ende nuk është njohur nga 117 vende anëtare të OKB-së, ndër të cilat është Rusia dhe 5 vende anëtare të BE-së. Pavarësia është më shumë simbolike, se sa reale. Hetimet për korrupsion kundër politikanëve të lartë bëhen nga misioni evropian EULEX, gjë që është e pamundur në një shtet sovran. Tani vonë sekretariati i OKB-së e informoi Maqedoninë se nuk mund të regjistrojë marrëveshjen për demarkim të kufirit me Kosovën, sepse ende nuk mund të përcaktojë statusin e saj. Në një raport për kërcënimet globale para Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së para një jave drejtori i Zbulimit kombëtar të SHBA-së James Clapper vlerësoi se problemet e pazgjidhura me Kosovën mbeten një sfidë për stabilitetin e Evropës. Ky është dhe vlerësimi i Bullgarisë, duke marrë parasysh faktin se në sajtin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruan se situata në Kosovë për sa i përket sigurisë mbetet e paparashikueshme dhe dikasteri këshillon që qytetarët të informohen paraprakisht për zhvillimet para se të udhëtojnë atje.
© Foto: BGNES
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..