Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ardhurat dhe punësia gjatë vitit 2010

Sipas sindikatave gjatë vitit 2010 mbajtja e jetesës në Bullgari është shtrenjtuar me 6%.
Foto: BGNES
Sipas statistikës bullgare gjatë vitit të kaluar rroga mesatare në Bullgari është rritur me mbi 10% në krahasim me vitin 2009. Ekspertët e shpjegojnë këtë me efektet e krizës, dhe pikërisht – rrogat janë rritur jo për shkak të rritjes së standardit të jetesës, por për shkak të shkurtimit të krahut të punës. Por sindikatat kujtojnë se gjatë vitit të kaluar ka një shtrenjtim serioz të jetesës dhe për shkak të ngrirjes së të ardhurave shumë bullgarë bien nën kufirin e varfërisë. Çfarë tregon krahasimi midis të dhënave të Institutit kombëtar të statistikave dhe studimeve të sindikatave?

Sipas Institutit kombëtar të statistikave gjatë tremujorit të fundit të vitit 2010 rroga mesatare në vend është rritur deri në 670 leva (335 euro). Për rritjen e saj meritë më të madhe ka sektori publik. Por në bazë vjetore rritje më të madhe të rrogave ka në sektorin bankar, në sektorin e sigurimeve, në energjetikë, si edhe në sektorin e quajtur nga statistika “Krijim dhe përhapje e informacionit dhe produkteve artistike”. Në sektorët e përmendur rroga mesatare është afro 1400 leva (700 euro). Me rroga më të vogla në fund të vitit të kaluar kanë qenë punonjësit në hotele dhe restorante, si edhe ata në shërbimet administrative – 430 leva (215 euro), tregon statistika.

Sipas sindikatave gjatë vitit 2010 mbajtja e jetesës në Bullgari është shtrenjtuar me 6%. Janë rritur çmimet e ushqimeve kryesore dhe ky shtrenjtim është më i madh gjatë tetorit, nëntorit dhe dhjetorit. Ljuben Tomev, drejtor i Institutit të studimeve sociale dhe sindikale pranë Konfederatës së sindikatave të pavarura në Bullgari, shpjegon se procesi i vetëkufizimit në familjet bullgare arsyetohet si me rritjen e çmimeve, ashtu edhe me uljen e të ardhurave të tyre. Sipas studimeve sindikale, në 87% të ndërmarrjeve gjatë vitit të kaluar nuk ka ndryshim në rrogat mesatare. Polarizimi i shoqërisë, sipas zotit Tomev, po thellohet – të varfrit bëhen edhe më të varfër në krahasim me njerëzit me të ardhura të larta. Sipas të dhënave të Konfederatës së sindikatave të pavarura në Bullgari 27% ose afro një e treta e familjeve bullgare tani jetojnë nën vijën e varfërisë, e cila për Bullgarinë është 211 leva (105 euro).

Varfërimi i shumë bullgarëve gjatë vitit 2010 është pasojë e të ardhurave të ngrira dhe e papunësisë, e cila u shkaktua nga kriza. Sipas Agjencisë së punësisë, niveli mesatar i papunësisë në vend gjatë vitit 2010 është 9,5%. Por kjo është vetëm në bazën e të papunëve të regjistruar në zyrat e punës. Një pjesë e madhe e të papunëve nuk regjistrohen fare dhe hyjnë në ekonominë ilegale ose kërkojnë punë jashtë shtetit. Megjithëse papunësia në Bullgari nga muaji prill i vitit 2010 filloi të pakësohet dhe mbeti nën 10% në fund të vitit, gjendja e tregut të punës është e rëndë. Sipas të dhënave të Institutit kombëtar të statistikave gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar të emëruarit në punë janë me 500 mijë veta më pak se sa gjatë tremujorit të tretë. Më shumë shkurtime të punonjësve ka pasur në veprimtaritë me karakter stinor – në sektorin turistik, në restorante, në industrinë e përpunimit dhe në ndërtim. Sipas llogaritjeve të Konfederatës së sindikatave të pavarura në Bullgari, pakësimi i personave me punë gjatë vitit të kaluar është me 313 mijë veta.

A jemi bërë më të pasur ose më të varfër, është pyetja që secili e bën, duke marrë vesh nga statistika, se rroga mesatare është rritur me 10%. Fatkeqësisht, vetëvlerësimi është në dobi të varfërimit.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD