Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sesilia Mallmstrjom bëri thirrje për dialog dhe mirëbesim në lidhje me pranimin e Bullgarisë në Zonën Shengen

Komisionerja Malmstrojm: “Bullgaria bën përpjekje të mëdha për plotësimin e kritereve për aderim në Shengen”
Foto: BTA
Me një varg takimesh dhe vlerësimesh të larta nga ana e katër komisionerëve evropianë përfundoi java e kaluar. Sipas fjalëve të kryeministrit Bojko Borisov më e rëndësishme dhe më e pritur ishte vizita e eurokomisioneres së çështjeve të brendshme Sesilia Malmstrjom për shkak të vendimit të pritur për aderimin e Bullgarisë në Hapësirën Shengen dhe të raportit të ndërmjetëm sipas Mekanizmit të bashkëpunimit dhe kontrollimit në fushën “Drejtësia dhe rendi i brendshëm”. “Bullgaria bën përpjekje të mëdha për plotësimin e kritereve për aderim në Shengen” – tha zonja Malmstrjom pas vizitës në kufirin bullgaro – turk dhe pas bisedimeve të saj në Sofje me kryeministrin Borisov dhe me ministrat e punëve të brendshme dhe të drejtësisë.

“Për mua është e qartë se është kryer një punë e mirë – ishte kategorike Sesilia Malmstrjom. – Autoritetet bullgare po përpiqen të përfundojnë punën në lidhje me zbatimin e kritereve. Deri në fund të marsit do të dërgojmë akoma një ekip ekspertësh për të vlerësuar punën e kryer. Është e qartë se qeveria gjithashtu punon shumë në fushën e luftimit kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Përshëndesim ministrat dhe kryeministrin bullgar për këtë dhe i përkrahim në përpjekjet e tyre për ta bërë sistemin gjyqësor më efektiv. Aderimi i Bullgarisë në Hapësirën Shengen do të bëhet fakt pas vlerësimit të njëzëshëm pozitiv nga ana e të gjitha shteteve anëtare. Komisioni Evropian nuk i marr vendimet, por ne e përkrahim Bullgarinë në mënyrë logjistike.”

Bojko Borisov shpjegoi se nga pikëpamja teknike Bullgaria do të jetë gati për aderim në Zonën Shengen më 15 mars 2011. Sipas fjalëve të tij tashmë kemi plotësuar shumica e kritereve teknike. Në kufirin bullgaro-turk u emëruan 48 nëpunës dhe helikopterët e reja u dislokuan. Në Detin e Zi dhe në lumin Danub tashmë janë vendosur anije mbrojtëse.

“Ishte e domosdoshme të avancojmë më shpejtë për shkak të vonesës së madhe – kujtoi zoti Borisov. Brenda muajve të fundit situata u ndryshua krejtësisht. Kështu që deri në muajin mars do të arrijmë të plotësojmë kriteret teknike, gjë që është me rëndësi për Brukselin. Pas kësaj Komisioni Evropian do të bëjë edhe vlerësime politike. Për këtë arsye zonja Malmstrjom u takua edhe me ministren e drejtësisë Margarita Popova. Kështu ajo kishte mundësi të njihet me gjithë punën e kryer nga Bullgaria në kuadrin e Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Kontrollimit. Ditët e afërta duhet të botohet raporti i ndërmjetëm teknik për atë, që Bullgaria e bëri në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm. Unë personalisht jam optimist për përmbajtjen e tij dhe për raportin e rregullt vjetor të Komisionit Evropian, muajin korrik. Shpresoj, se puna e kryer nga qeveria brenda kësaj periudhe do të jetë vlerësuar.”

Që nga viti i kaluar Bullgaria u përfshi në ekipin e Agjencisë për Mbrojtjen e Kufijve të Jashtme të BE-së – Fronteks, me qëllim ndërprerjen e rrymës ilegale të emigrantëve nga Turqia, duke përfshirë edhe vala e emigrantëve nga Turqia drejt Greqisë. Kështu Bullgaria bënë gjithçka të mundshme për mbrojtjen e kufirit bullgaro-turk. Megjithatë disa vende evropiane u shprehën, se Bullgaria akoma nuk është gati për Shengen. Pyetjes për ndikimin e deklaratave të këtyre vendeve mbi vlerësimin e gatishmërisë së Bullgarisë për Shengen, zonja Malmstrjom iu përgjigj:

“Është fakt, se para kohe Greqia kishte shumë vështirësi të mbrojë kufirin e vet me Turqinë. E kemi të qartë bashkëpunimin e mirë midis Bullgarisë dhe Greqisë në këtë fushë dhe ndihmën e Bullgarisë në mbrojtjen e kufirit. Bullgaria bënë përpjekje aktive në mbrojtjen e kufirit të BE-së. Mirëpo, nuk jam në gjendje të komentojë deklaratat e shteteve të ndryshme. Komisioni Evropian diskuton vetëm kriteret, që Bullgaria duhet të plotësojë, para se të japë vlerësimin e vet. Prandaj për çdo shtet ka kritere specifike dhe komentohet vetëm plotësimi i tyre.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova dhe Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD