Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

300 milionë euro investime të huaja për centrale diellore në Bullgari

Sivjet biznesi me centrale diellore mund të tërheqë më shumë se 300 mln. euro investime të huaja. Në qoftë se kjo bëhet, kapacitetet e instaluara të paneleve diellore do të arrijnë 100 megavate. Këtë e prognozojnë ekspertët nga dega. Sipas të dhënave të tyre në Bullgari janë ndërtuar dhe punojnë parqe diellore me kapacitet rreth 15 megavate. Interesin për sektorin e “centraleve të gjelbra” e nxisin çmimet preferenciale të blerjes së energjisë elektrike dhe ulja e çmimit të paneleve diellore për shkak të ngopjes së tregut.

Çfarë është tendenca në tregun e “energjisë së gjelbër diellore”?

Sipas një studimi të agjencisë ndërkombëtare Standard & Poor’s, të lidhur me parashikimet për zhvillimin e sektorit të energjisë diellore në shkallë botërore, pritet që rritja e këtij sektori të ri të ngadalësojë tempin e shpejt, me të cilin ai zhvillohej gjatë viteve të fundit. Ngopja e tregut me panele diellore do të çojë në uljen e teknologjive dhe instilacioneve. Çmimi mesatar do të bjerë me afro 15 për qind gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa ulja do të regjistrohet që në fillim të vitit. Ngushtimi i tregut të centraleve diellore logjikisht çon në uljen e fitimeve të investitorëve. Bullgaria gjithashtu është një prej prodhuesve dhe konsumuesve të energjisë diellore, që do të thotë se tendenca botërore do të ndikojë edhe mbi tregun e vendit. Konkurruesi më i madh i prodhuesve evropianë të “energjisë së gjelbër” janë sipërmarrësit kinezë, të cilët do të vazhdojnë të investojnë në tregjet evropiane. Biznesmenët kinezë rritin prodhimin e vet dhe ulin shpenzimet. Kjo u jep mundësi që të pakësojnë çmimet dhe të konkurrojnë prodhuesit nga dega në BE. Një shembull, që e dëshmon këtë tendencë, është centrali diellor në Bullgari, i cili është në eksploatim prej tre muajsh dhe është pajisur me teknologjitë më të reja kineze.

Cilët janë stimujt dhe motivimi i biznesit për zhvillimin e centraleve diellore në vend?

Sipas direktivave evropiane deri në vitin 2020 16 për qind prej energjisë së prodhuar në Bullgari duhet të jetë ekologjike, ndërsa përmirësimi i efektivitetit energjetik duhet të arrijë 25 për qind. Qëllimi i KE-së gjatë 10 viteve të ardhshme është që shpenzimet e vendeve anëtare të BE-së për importin e naftës dhe gazit të pakësohen me më shumë se 60 miliardë euro. Parashikohet që me zhvillimin e “energjisë së gjelbër” të hapen vende të reja të punës dhe të krijohen profesione të reja për më shumë se 3 milionë veta. Gjatë janarit pritet që qeveria bullgare të miratojë projektligjin lidhur me burimet energjetike përtëritëse. Më shumë se një vit nuk janë pushuar diskutimet midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, organizatave nga biznesi me energjinë diellore dhe shoqatave energjetike se si do të furnizohen shtëpitë me “energjinë e gjelbër”. Çështjet më të diskutuara janë të lidhura me çmimet preferenciale për blerjen e energjisë ekologjike. Në dokument është vënë klauzola, e cila do t’i garantojë prodhuesit e energjisë diellore një çmim të pandryshueshëm të blerjes së centraleve të sapondërtuara për një periudhë prej 25 vjetësh. Për momentin rregullatori shtetëror mund t’i ndryshojë çmimet e marrëveshjeve të vjetra dhe të reja. Kështu një prej kërkesave të biznesit do të realizohet. Sipas ekspertëve nga dega, çështja e diskutimit për investitorët është lidhja e instilacioneve elektrike të parqeve diellore me rrjetin kryesor. Projektligji parashikon që “centralet e gjelbra” të varen nga mundësitë e rrjetit transportues. Çdo vit do të shpallet se çfarë është kapaciteti për pjesëmarrjen e projekteve të reja.

Miratimi i projektligjit për burimet energjetike përtëritëse është shumë i rëndësishëm. Ai do të vendosë rregullat për zbatimin e direktivës së BE-së lidhur me rritjen e pjesës së burimeve energjetike përtëritëse në sistemin tonë të energjisë elektrike. Për të realizuar këtë qëllim, Bullgaria ka nevojë për afro 4 milionë euro, mendojnë ekspertët. Në rast se vendi nuk do të ndërtojë mjaft kapacitete ekologjike, të cilat të prodhojnë “energjinë e gjelbër” të nevojshme për t’u përgjigjur kërkesave të BE-së, atëherë Bullgaria duhet të importojë nga vendet e tjera. Kjo do të reflektojë mbi konsumuesin përfundimtar. Qëllimi ishte që gjatë vitit 2010 prodhimi i “energjisë së gjelbër” të jetë 10 për qind të tregut energjetik. Kjo u realizua në saje të hidrocentraleve të fuqishme.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD