Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Evropiane e Investimeve do të ndihmojë Bullgarinë për absorbimin më të shpejtë të fondeve strukturore

“Diskutuam për këtë si mund të punojmë së bashku për absorbimin e fondeve strukturore nga ana e Bullgarisë, tha para gazetarëve Philippe Maystadt, president i Bankës Evropiane të Investimeve. – Banka mund jo vetëm të financojë, por edhe të marrë pjesë aktivisht në përgatitjen e projekteve.”
Foto: BGNES

Në një takim në Sofje presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve Philippe Maystadt dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov biseduan për mundësinë që banka të mbështetë financiarisht dhe me ndihmë eksperte përgatitjen e projekteve të rëndësishme infrastrukturore të Bullgarisë, në kuadrin e të cilave shteti do të kërkojë financim nga fondet evropiane. Pritet se kështu do të përshpejtohet absorbimi i mjeteve nga fondet strukturore të BE-së, të parashikuara për Bullgarinë.

“Sot diskutuam për këtë si mund të punojmë së bashku për absorbimin e fondeve strukturore nga ana e Bullgarisë, tha para gazetarëve Philippe Maystadt, president i Bankës Evropiane të Investimeve. – Banka mund jo vetëm të financojë, por edhe të marrë pjesë aktivisht në përgatitjen e projekteve. Sepse për të marrë financim nga fondet strukturore Bullgaria duhet më parë të përgatitë projekte të mira. Për Bullgarinë është e rëndësishme që gjatë viteve të ardhshme të ndërtojë disa autostrade. Akoma gjatë javës së ardhshme do të fillojmë të bashkëpunojmë për përgatitjen e projektit për autostradën “Struma”. Ky është një prioritet jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për tërë BE-në, sepse “Struma” është pjesë e korridorit transportues №4. Është me rëndësi mbarëevropiane që autostrada të ndërtohet sa është e mundshme më shpejtë dhe për këtë arsye meriton vëmendje të posaçme. Do të punojmë bashkë me Komisionin Evropian dhe me autoritetet bullgare për të shpejtuar këtë proces. Shpresojmë se qytetarët do të shikojnë rezultate konkrete gjatë disa viteve të ardhshme.”

Ndërtimi i autostradës 130-kilometrashe “Struma” do të kushtojë pak më se 1 mrld euro. 80% prej tyre mund të sigurohen nga fondet strukturore, 20% do të jenë pjesëmarrje shtetërore. Përveç autostradës “Struma”, e cila është pjesë e korridorit, i cili e lidh lumin Danub me portin grek Selanik, ndër projektet e diskutuara janë autostrada “Hemus”, që e lidh qytetin bregdetar Varna me kryeqytetin Sofje dhe autostrada “Trakija” – midis Sofjes dhe qytetit Burgas, pranë Detit të Zi. “Trakija” është pjesë e korridorit transportues N8 në drejtim Lindje – Perëndim. Tani për tani autostrada “Hemus” nuk hyn në rrjetin transportues (TEN-T), i cili ndërtohet nga BE-ja me prioritet. Bullgaria insiston që “Hemusi” të bëhet pjesë prej këtij rrjeti dhe kështu gjithashtu të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve. Nëse kjo bëhet, shteti do të mund të bëjë kërkesë për financim nga fondet strukturore evropiane gjatë periudhës së ardhshme 2014-2020.

Banka Evropiane e Investimeve do të marrë pjesë me ekspertë të vet në përgatitjen e projekteve të Bullgarisë për autostradat në fjalë dhe për heqjen e pengesave burokratike në Komisionin Evropian – tha kryeministri bullgar Bojko Borisov. “Kjo do ta përshpejtojë shumë absorbimin e mjeteve nga fondet evropiane të parashikuara për Bullgarinë – tha ai dhe shtoi. – Në disa vitet e ardhshme do t’i absorbojmë fondet evropiane shumë shpejt dhe kjo do të provokojë një ringjallje të konsiderueshme në sektorin e ndërtimit. Kjo nga ana e vet do të hapë shumë vende të reja pune. Jam shumë i lumtur se Banka Evropiane e Investimeve do ta mbështetë aq fortë qeverinë bullgare në këtë proces. Kështu do të garantohet shpejtësia, transparenca dhe puna eksperte.”

Banka Evropiane e Investimeve premtoi se do të sigurojë hua prej 1 mrld e 200 mln euro, me të cilën shteti ynë do të japë garanci shtetërore për pjesëmarrje në gazsjellësin evropian “Nabuko”, i cili do të lidhë burimet e pasura të gazit në pellgun Kaspik dhe në Lindjen e Mesme me shtetet e pjesës qendrore të Evropës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i kontratës ndërmjet Dioqezës së Slivenit dhe kompanisë ''Electra Trans Global'' Sh.A. për terrenin në të cilin do të ndërtohet kompleksi në shkallë të gjerë

Një kompleks riparimi avionësh në shkallë të gjerë me 1500 vende pune do të ndërtohet në Burgas

Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..

botuar më 25-02-15 12.09.MD

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD