Buka çdo ditë është mbi tryezën tonë. E blejmë nga hipermarketi, nga dyqani i lagjes, nga bukëtorja e afërt, por pak janë njerëzit që e gatuajnë vetë në shtëpi. “Nuk kemi më akses në përgatitjen e bukës dhe kjo na shkëput nga magjia e krijimit të saj”, është e bindur Nadezhda Savova. Ajo është krijuese e “Shtëpisë së parë të bukës” në qytetin e Gabrovos. Ajo ndodhet në shtëpinë e riparuar të stërgjyshes së gruas së re dhe për një vit nga hapja e saj u bë një vend, ku vijnë njerëz me mosha të ndryshme dhe profesione të ndryshme. Në “Shtëpinë e bukës” ata mësojnë si të përgatitin vetë bukë, si ta mbrujnë dhe t’i flasin deri sa fryhet, t’i dekorojnë me një vulë, e cila ta dallojë. Deri më 21 janar këtë mund ta bëjnë dhe kryeqytetasit dhe mysafirët e Sofjes, në saje të ekspozitës “performance”, të organizuar nga Nadezhda Savova, me emrin “Rrjetet e bukës”. Mikpritës i aktivitetit është Qendra për kulturë dhe debat “Shtëpia e kuqe”.
“Të bësh këtë lloj “performance” është një eksperiment – shpjegon Nadezhda Savova. – U përpoqa të bashkojë vizatim mbi miell, muzikë dhe fotografi. Në qendër është ideja për bukën si diçka universale, që i bashkon njerëzit. Mysafirët kanë mundësi të mbrujnë bukë, të komunikojnë me njëri-tjetrin në një hapësirë miqësore, ku diferencat shkrihen. Në këtë performance debatohen rrjetet e ndryshme në jetën tonë – sociale, familjare, të dashurisë. Ato na mbledhin dhe na ndajnë, por ne jemi bashkuar në “rrjetin e bukës”. Ekspozitën e vizitojnë edhe fëmijë, edhe të moshuar, edhe adoleshentë. Është shumë e kënaqshme të shohësh fëmijë, të cilët gatuajnë bukë bashkë me prindërit e tyre në qendrën e Sofjes. Kjo në të vërtetë krijon një atmosferë të ngrohtë në ditët e ftohta të dimrit.”
Përveç se është themeluese e “Shtëpisë së bukës”, Nadezhda Savova është dhe doktorante e antropologjisë kulturore dhe sociale në Universitetin Princeton në SHBA. Atje, të frymëzuar nga tregimet dhe fotografitë e saj, gjithashtu përgatiten të bëjnë një shtëpi të bukës.
“Filluam të formojmë një rrjet global të bukës”, thotë Nadezhda Savova dhe shton: “Zyrtarisht ekzistojnë 12 shtëpi të bukës në tërë botën. Në Afrikën e Jugut, në Peru, në Brazili, në Egjipt... Në Evropë ka në disa vende. Do të hapet një shtëpi e bukës në Indi, si edhe në SHBA, në Princeton, ku bëj doktoratë. Ideja është që të rikujtojmë vendin që e zinte buka në shtëpitë tona, në traditat dhe ritet e popujve të ndryshëm në tërë botën. Ta shohim bukën jo thjesht si ushqim, por si simbol i krijimtarisë dhe jetës.”
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..