Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Perspektivat para energjetikës bërthamore bullgare

Pritet gjatë muajit të ardhshëm të ketë qartësi rreth çmimit përfundimtar të centralit të dytë bërthamor “Belene”
Foto: Tanja Harizanova
Gjatë javës së ardhshme në Bullgari do të vijnë ekspertë nga kompania ruse “Atomstroieksport”, të cilët bashkë me “Kompaninë Elektrike Bullgare” do të fillojnë një analizë financiare për secilën etapë të ndërtimit të centralit të dytë bërthamor në Bullgari “Belene”. Pritet se brenda dy–tri javëve do të kemi qartësi më të madhe rreth çmimit të diskutueshëm përfundimtar të këtij projekti. Gjatë bisedimeve do të diskutohen rreth 150 pika të lidhura me veprimtaritë të ndërtimit, me furnizimin e materialeve dhe me shpenzime të tjera. Këtë e bëri të ditur drejtori ekzekutiv i Kompanisë Energjetike Bullgare Krasimir Përvanov gjatë forumit “Energjetika dhe menaxhimi i mirë”, të organizuar nga Qendra e Studimit të Demokracisë.

Gjatë janarit të vitit 2008 ishte nënshkruar një kontratë me kompaninë ruse “Atomstroieksport” me vlerë pothuaj 4 mrld euro. Ky çmim gjatë vitit 2010 ishte aktualizuar dhe arriti shumën 6,3 mrld euro. Nga Qendra e Studimit të Demokracisë informuan se në se i kemi parasysh vlerat e ndërtimit të centraleve bërthamore në BE dhe në Turqi mund të pritet se vlera përfundimtare e centralit bërthamor “Belene” do të jetë 10-12 mrld euro. Kështu shifra do të jetë më e madhe sesa janë të gjitha mjetet financiare të parashikuara për Bullgarinë në kuadrin e fondeve evropiane për periudhën 2007–2013. Në variantin e aktualizuar të Strategjisë Energjetike Kombëtare parashikohet që Bullgaria të sigurojë 2 mijë megavate energji suplementare. Kjo mund të realizohet me ndërtimin e centralit në fjalë “Belene”, ose me ndërtimin e dy reaktorëve të rinj në centralin “Kozloduj”, që po punon.

“Ne nuk dëshirojmë të mbyllim asnjë nga mundësitë që po ekzistojnë – tha ministri Trajço Trajkov. – Aktualisht zhvillojmë negociata për centralin “Belene”, kështu që të garantojmë domosdoshmërinë e marrjes së vendimeve në secilën etape të zbatimit të projektit. Në se në fund të fundit bëhet e qartë se projekti nuk mund të plotësohet, atëherë do të fillojmë të mendojmë për ndërtimin e dy reaktorëve në centralin Kozloduj.”
Nga Qendra e Studimit të Demokracisë janë të mendimit se është më e mirë të tërhiqet një investitorë të huaj me përvojë, i cili nuk është lidhur me kompaninë ruse “Atomstroieksport”. Në kohën e forumit ministri Trajkov tha se qeveria bullgare ka tri qëllime kryesore – ristrukturim i shoqatave shtetërore, rritja e efikasitetit energjetik dhe e pjesës së burimeve të ripërtëritshme energjetike dhe zhvillimi i projekteve të mëdha infrastrukturore. Ndoshta Bullgaria nuk do të ketë mjaftë mjete financiare për zbatimin e të gjitha projekteve të mëdha energjetike, por tani për tani nuk është e qartë cili prej tyre nuk do të realizohet. Me prioritet do të jenë projektet që financohen nga BE-ja. Sipas Qendrës së Studimit të Demokracisë projektet më të rëndësishme në fushën e energjetikës janë rritja e efikasitetit energjetik, zgjerimi i afatit të eksploatimit të Centralit bërthamor “Kozloduj”, projekti “Belene”, përpunimi i vendburimeve të gazit natyror në territorin e Bullgarisë dhe lidhja e sistemit bullgar të transportimit të gazit me sistemet e shteteve fqinje dhe jo në vend të fundit gazsjellëset “Nabuko” dhe “Rryma Jugore”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD