Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Judit Lang: “Pranimi i Bullgarisë në Shengen mbetet një nga prioritetet e kryesisë hungareze të BE-së”

Ambasadorja e Hungarisë në Bullgari Judit Lang
Foto: BGNES
“Pranimi i Bullgarisë në Shengen mbetet një nga prioritetet kryesore të kryesisë hungareze të BE-së.” Këtë e deklaroi ambasadorja e Hungarisë në Bullgari shkëlqesia e saj Judit Lang në një diskutim me temë “BE-ja gjatë kryesisë hungareze dhe Bullgaria”. Në të ajo prezantoi prioritetet kryesore të kryesisë hungareze brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Ndër to është edhe përkrahja, tashmë e deklaruar e Hungarisë, për aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë me hapësirën Shengen, me gjithë dëshirën e disa vendeve anëtare për shtyrjen e procedurës.

Lidhur me këtë një nga sfidat para kryesisë hungareze është të vërtetojë para Brukselit, se është në gjendje të arrijë konsensus mbi çështjet e ndryshme duke përfshirë edhe marrjen e vendimit politik për zgjerimin e Shengenit deri në muajin qershor të vitit 2011. Zonja Lang theksoi, se dëshira e Hungarisë është të përshëndesë Bullgarinë dhe Rumaninë me hyrjen në Shengen menjëherë pasi dy vendet do të plotësojnë të gjitha kushtet. Problemi për Shengen gjeti vend në pakon e prioriteteve të kryesisë hungareze mbledhur në dokumentin “BE-ja afër qytetarëve”. Megjithëqë në fund të vitit 2010 Hungaria haptazi deklaronte përkrahjen e vet për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, tani sikur ajo shtron disa kushte. Nuk është e qartë, a ka lidhje apo jo, midis ndryshimit të pozitës hungareze dhe qëndrimit të disa vendeve evropiane për kushtëzimin e hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë me mekanizmin e bashkëpunimit dhe vlerësimit në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme. Më shumë hollësi për qëndrimin e kryesisë hungareze sjell zonja Lang:

“Duhet të theksoj, se çështja për Shengenin është me prioritet për kryesinë hungareze. Është e qartë, se duhet të kërkohet kompromisi midis qëndrimit të Bullgarisë dhe Rumanisë, se ata janë gati teknikisht për hyrje në zonën Shengen, dhe pozitës së vendeve anëtare të BE-së, që ndryshohet krejtësisht. Jemi të mendimit, se dy vendet punojnë aktivisht për plotësimin e kushteve për hyrje në Shengen. Por kërkesat për anëtarësi me të drejta të plota janë të shumta. Siç theksova, një pjesë prej tyre tashmë u zbatuan. Gatishmëria teknike e një vendi nuk është kushti i vetëm për hyrje në Shengen. Është e domosdoshme, që në praktikë të aplikohen rregullat e Shengenit. Ekspertët, që vlerësojnë gatishmërinë e Bullgarisë dhe Rumanisë për Shengen tashmë janë gati me raportin e vet. Kështu që së shpejti ai do të diskutohet dhe do të vlerësohet nga vendet anëtare. Do të kërkohet kompromisi midis vendeve anëtare të Shengenit, sepse nuk është e domosdoshme të lidhet vlerësimi për pranimin në hapësirë me mekanizmin e bashkëpunimit dhe verifikimit në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm të Komisionit Evropian. Megjithëqë Bullgaria duhet të plotësojë të gjitha kërkesat dhe rekomandimet në kuadrin e këtij mekanizmi.”

Ndër prioritetet kryesore të kryesisë hungareze është edhe problemi me romët, të cilët janë nga 2 deri në 5 për qind nga popullsia e Hungarisë. Para Bullgarisë qëndrojnë detyra të njëjta. Disa vende të BE-së tregojnë problemin me romët si kryesor për shtyrjen e hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Lidhur me këtë Hungaria do të punojë për miratimin e një politike të përbashkët evropiane për përmirësimin e kushteve sociale të romëve dhe për integrimin e tyre në shoqëri. Qëndrimi i kryesisë hungareze është se kjo duhet të realizohet me shfrytëzimin më të mirë të mjeteve evropiane të parashikuara për këtë qëllim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD