Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat para politikës së jashtme të Bullgarisë gjatë vitit 2011

Viti 2011 është plot me sfida para diplomacisë bullgare, një pjesë e të cilave janë trashëguar nga viti i kaluar, por pa dyshim do të ketë dhe sfida të reja që do të shfaqen në rendin e ditës. Cilat janë më të rëndësishmet?

Para së gjithësh duhet të përmendim se gjatë vitit të pestë të anëtarësisë së vendit tonë në BE dikasteri diplomatik bullgar përballon një problem serioz. Bëhet fjalë për synimin e qeverisë të pastrojë diplomacinë nga ambasadorët dhe konsujt që janë në listën e agjentëve të shërbimeve sekrete nga koha e socializmit. Sipas të dhënave të shpallura nga ministri i jashtëm Nikolaj Mlladenov në ministrinë e tij aktualisht punojnë 88 veta që dikur kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Sipas tij ata nuk do të dërgohen më që të punojnë jashtë kufijve të shtetit si ambasadorë dhe sekretarë të parë. Në 13 nga gjithsej 27 kryeqytete të vendeve të BE-së Bullgaria përfaqësohet nga ish agjentë. Filloi një procedurë e ndërlikuar e tërheqjes së tyre. Njëkohësisht duhet të përgatiten zëvendësit e tyre. Ky proces nuk mund të mos reflektojë në efektivitetin e punës së MPJ-së. Kurse nëpunësit e saj duhet të zgjidhin probleme të rëndësishme të lidhura me të ardhmen evropiane të vendit.

Detyra më e rëndësishme pa dyshim është aderimi i ardhshëm i Bullgarisë në Shengen. Tashmë është në veprim plani i qeverisë për zbatimin e rekomandimeve të Brukselit që të jetë Bullgaria në përputhje me kriteret për aderim. Dhe në këtë plan diplomatët tanë kanë një rol të veçantë. Krahas sigurimit teknik të kufijve tokësorë, veçanërisht të atij me Turqinë, krahas problemeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ministria jonë e jashtme përballon problemin për lobimin politik në kryeqytetet evropiane. Gjermania dhe Franca i kundërvihen aderimit të Bullgarisë në Shengen, sepse e konsiderojnë të parakohshëm. Ka akoma nja dhjetë kundërshtarë të aderimit – më të shfaqur ose më të fshehtë. Prandaj është me rëndësi të madhe se çfarë do të jenë vlerësimet në bazë të të cilave Brukseli do të marrë vendimin politik për aderimin tonë. Vendimtare në këtë drejtim do të jenë dy raporte të ardhshme të Komisionit Evropian – një i ndërmjetëm dhe një përfundimtar, për përparimin e vendit tonë në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm. Roli i diplomacisë është që ta prezantojë përparimin në mënyrë objektive dhe të mos lejojë të shpërfillen arritjet e Bullgarisë në zbatimin e kritereve për anëtarësim. Qeveria është e bindur se deri në muajin mars do të korrigjojë vërejtjet dhe deri në fund të vitit Bullgaria do të jetë anëtare e Shengenit.

Bullgaria është një partnere stabile dhe e autoritetshme në NATO. Kjo i detyrohet më shumë prezantimit të shkëlqyer të bullgarëve në misionet ushtarake të Aleancës. Aktualisht në pika të ndryshme të botës 730 ushtarakë bullgarë zbatojnë detyra në përbërjen e forcave shumëkombëshe. Gjatë këtij viti do të zhvillohen bisedime të reja për vendosjen e elementeve të mbrojtjes kundërraketore në Bullgari. Në variantin e saj të ri ajo do të ruajë jo vetëm një pjesë, por tërë territorin e Bullgarisë nga raketat balistike.

Viti 2011 duhet të sjellë dhe rezultate në fushën e sigurisë energjetike dhe shumëllojshmërisë së burimeve të gazit natyror dhe naftës. Megjithëse janë ekonomike, këto probleme kanë lidhje të ngushtë me politikën e jashtme. Sepse është e ditur se politika është vazhdimi i ekonomisë me mjete të tjera. Bullgaria është palë në projektet e gazsjellësve “Rryma jugore” dhe “Nabuko”, ku ka interesa dhe BE-ja. Nuk është hequr nga rendi i ditës dhe projekti i naftësjellësit Burgas-Aleksandrupolis. Kështu që në lidhje me sigurimin energjetik të Bullgarisë një nga sfidat gjatë këtij viti patjetër do të jetë bashkimi i përpjekjeve të diplomatëve dhe ekonomistëve për të garantuar të ardhmen energjetike të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD