Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria bullgare miratoi strategjinë për mbeturinat bërthamore

Që gjatë javës së parë të muajit janar qeveria bullgare aktualizoi strategjinë për administrimin e lëndës së përpunuar bërthamore dhe mbeturinave radioaktive deri në vitin 2030. Dokumenti i mëparshëm ishte nga viti 2004, por për arsye të direktivave të reja të BE-së, lidhura me garantimin e sigurisë së mbeturinave të centraleve atomike, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës aktualizoi strategjinë kombëtare. Ky problem qëndron para të gjitha vendeve të BE-së, që kanë centrale atomike, duke përfshirë edhe Bullgarinë. Brukseli është i bindur, se varianti më i mirë për ruajtjen e mbeturinave të rrezikshme është groposja e tyre thellë në tokë.

Në strategjinë e re parashikohen tri variante për mbeturinat bërthamore. Riciklim, groposja direkte dhe groposja e mëvonshme pas shpërbërjes së elementeve radioaktive në depo speciale. Pesë shtete të bashkisë tashmë zgjodhën të përpunojnë mbeturinat, ndërsa dy të tjera përpilojnë projekte për groposjen direkte të lëndës së përpunuar. Akoma nuk ka një politikë unike evropiane për zgjidhjen e këtij problemi. Tani për tani qëllimi është të garantohet ruajtja e sigurt të mbeturinave për një periudhë prej 50-100 vitesh. Franca, Suedia dhe Finlanda janë pionierë në këtë fushë. Ata preferojnë groposjen direkte të mbeturinave më të rrezikshme në shtresat e thella tokësore. Nga strategjia e qeverisë bullgare duket, se Bullgaria do të orientohet te shfrytëzimi i mbeturinave të ricikluara bërthamore. Duhet të vendoset për mbrojtjen e mbeturinave definitive. Vendi duhet të zgjidh të groposë në territorin tonë mbeturinat definitive toksike, të përfshihet në projekte për ruajtjen e përbashkët me vende të tjera ose t’i rikthejë mbeturinat atij shteti, nga i cili importon lëndë të papërpunuar për centralin. Tani për tani Bullgaria do të vazhdojë të eksportojë lëndën e përpunuar bërthamore nga Centrali Atomik “Kozloduj” për përpunim dhe ruajtje në Rusi. Në strategjinë shqyrtohet edhe varianti, që lënda e përpunuar bërthamore të ruhet në sheshet e Centralit të tanishëm Atomik “Kozloduj” dhe të Centralit të ardhshëm “Belene”. Ky variant lidhet me domosdoshmërinë e shkurtimit të shpenzimeve të mëdha, të cilët Bullgaria i paguan Rusisë për transportim, përpunim dhe ruajtje të mbeturinave. Qëllimi është të pritet koha, kur do të krijohen teknologji të reja për shfrytëzimin e përsëritur të lëndës bërthamore. Në Rusi, nga e cila importojmë lëndë për centralin atomik dhe e cila merr lëndën e përpunuar, ruhen më se 640 tona mbeturina radioaktive nga Centrali Atomik “Kozloduj”. Mirëpo, çfarë do të ndodhë kur pas përpunimit të tyre me gjithë edhe në plan afatgjatë, ato do të rikthehen në Bullgari? Problemi është serioz, sepse në sheshin e Centralit Atomik “Kozloduj” ruhen afro 925 tona mbeturina bërthamore nga puna e reaktorëve atomikë. Mbeturinat bërthamore do të dyfishohen pas ndërtimit të ardhshëm dhe vënies në shfrytëzim të Centralit të dytë Atomik Bullgar “Belene”.

Ndërkohë vendi do të aplikojë teknologjitë më moderne për uljen e vëllimit të mbeturinave. Nuk përjashtohet varianti, Bullgaria të dërgojë mbeturinat e veta bërthamore në depot ndërkombëtare në Evropë. Sipas strategjisë deri në vitin 2012 do të përfundojë ndërtimi i të ashtuquajturës depo të thatë për lëndë të përpunuar në sheshin e Centralit “Kozloduj”. Kapaciteti i depos së re do të japë mundësi për ruajtjen e mbeturinave brenda gjysmë shekulli. Deri në vitin 2015 duhet të hapet depoja kombëtare për ruajtjen e të ashtuquajturve mbeturina me aktivitet të mesëm dhe të ulët nga centrali.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD