Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2010 është kyç për aderimin e ardhshëm të Bullgarisë në Shengen

Foto: arkiv
Mes prioriteteve të jashtme politike të qeverisë të partisë GERB, e cila gjatë verës së vitit 2009 fitoi besimin dhe votën e bullgarëve, dallohen dy: hyrja në të ashtuquajturën “paradhomë të eurozonës” – mekanizmi valutor ERM II, dhe përfshirja e vendit tonë në hapësirën e Shengenit. Qëllimi i parë u hoq nga rendi i ditës i kabinetit për shkak të vështirësive të brendshme financiare me vëllimin e deficitit buxhetor. Të shikojmë se deri ku arrin Bullgaria me dëshirën e vet gjatë vitit 2011 të bëhet anëtare e hapësirës së Shengenit.

Kabineti në Sofje në mënyrë të qëndrueshme mbron pozitën e vet, që vlerësimi i gatishmërisë së Bullgarisë të aderohet në Shengen të bëhet në bazën e zbatimit së kritereve teknike për anëtarësim. Në emër të zbatimit të këtyre kritereve punuan aktivisht dy qeveri me radhë. Vendi ynë mori vlerësime pozitive për aderim në Shengen në fushat “Bashkëpunim policor”, “Mbrojtje të të dhënave personale”, “Viza”, “Kufij” (detarë, ajrorë dhe tokësorë) dhe punë me sistemin informativ të Shengenit SIRENE. Në Bullgari u bënë 7 kontrollime nga komisionet për vlerësim – kontrollimi i fundit ishte në fillim të muajit dhjetor. Sofja ndërmori gjatë muajit të fundit një fushatë aktive në sigurimin e përkrahjes politike për aderimin në Shengen. Hungaria e cila merr presidencën e rotacionit të Bashkimit Evropian më 1 janar të vitit 2011, tashmë shpalli si një prioritet të vet aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, përkrahjen e vet për pranimin tonë e dhanë akoma Italia, Belgjika dhe Polonia.

Dhe pikërisht kur qëllimi “Bullgaria në Shengen gjatë marsit të vitit 2011” dukej kaq i afërt dhe i arritshëm, ministrat e brendshëm të Gjermanisë dhe të Francës i dërguan më 21 dhjetor një letër deri Komisionit Evropian, në të cilën shpallin se anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është i parakohshëm. Kjo në praktikë është një bllokim i aderimit nga ana e të dyja anëtareve me më shumë influencë të Bashkimit Evropian. Konkluzionet e tyre janë se Sofja dhe Bukureshti duhet të bëjnë më shumë përpjekje në luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Franca dhe Gjermania frikësohen po kështu se aderimi i të dyja vendeve në Shengen gjatë pranverës së vitit të ardhshëm mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian.

Në letër duken dhe frikësimet e Berlinit dhe të Parisit se vendet e tyre do të “vizitohen” më shumë sesa mund të mbajnë, nga romët bullgarë dhe rumunë. Që të mund të ketë një letër të ngjashme, kontribuojë mjaft konflikti midis Bukureshtit dhe Parisit për romët e riatdhesuar gjatë këtij viti nga Franca. Rumania ka dhe një “mëkat” tjetër, sipas vendeve nga Shengeni – dhënia e shtetësisë së një numri të madh qytetarësh të Moldavisë, me të cilën është në një konflikt kufitar.

Të dyja vendet reaguam shumë shpejt. Presidenti rumun Trajan Bësesku e quajti diskriminim mundësinë për shtyrjen e anëtarësimit në Shengen për një periudhë të pacaktuar – 6 muaj, 1 vit ose më shumë. Nga ana e vet Bullgaria e bindi Brukselin se do të bëjë gjithçka të mundur për të shpërndarë dyshimet ekzistuese sa i përket gatishmërisë për anëtarësim. Që ditën tjetër pas shpalljes së letrës të ministrave të brendshëm të Gjermanisë dhe Francës, qeveria në Sofje miratoi një Plan për veprim me masa urgjente në lidhje me aderimin e vendit tonë në Shengen. Qëllimi është të arrihet një sigurim edhe më i mirë teknik në pikëkalimet kufitare, si dhe financimi i këtij sigurimi. Pasi absorboi 100% mjetet e Instrumentit Shengen, qeveria lëshoi 5,5 milionë euro të reja për blerjen e teknikës. Finalizimi i punës për sigurimin e plotë teknik të mbrojtjes së kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian, siç paraqitet Bullgaria, duhet të bëhet deri në marsin e vitit 2011. Tani duhet që ekspertët nga Bashkimi Evropian, të cilët vizituan Rumaninë dhe Bullgarinë, të paraqesin raportin e posaçëm gjatë muajit janar, që të merret vendim për anëtarësimin e të dyja vendeve në Shengen. Duke pasur parasysh qëndrimin e vendeve prijëse në Bashkimin Evropian, ky anëtarësim tani për tani nuk ka shanse të mëdha. Vendimi do të jetë politik dhe mbase nuk do t’i gëzojë Sofjen dhe Bukureshtin. Të dyja vendet do të duhet të bëjnë edhe më shumë përpjekje që ta bindin Brukselin, se kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian do të jetë i sigurt.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD