Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosica Tasheva me çmimin letrar “Helikon”

Humori elegant dhe gjuha e pasur bëjnë përshtypje në librin e Rosica Tashevës “Sa i përket Skocezit”
Foto: BGNES
“Ka njerëz me një fushë të veçantë biologjike – ajo zmbraps gjithçka që ka të bëjë me punën, me paratë dhe çfarëdo qoftë prosperiteti material, por e tërheq si një vrimë e zezë pijen dhe ushqimin e mirë, fantazinë e pabazë dhe bisedimin e pafrytshëm. Të gjitha këto gjëra nuk të sjellin para, por të paktën nuk të sëmuren.” Këtë e lexojmë në librin e Rosica Tashevës “Sa i përket Skocezit”, e cila u publikua nga shtëpia botuese “Kolibri”. Libri fitoi çmimin “Helikon” për prozë të re bullgare. Skocezi në fjalë është një piktor bullgar, i cili prej 20 vjetësh nuk pikturon dhe për të vlen plotësisht e vërteta e cituar. Ai e ka trashëguar nofkën nga gjyshi dhe i ati bashkë me një pronë të patundshme, me të cilën mbahet. Ndryshe, i pëlqen të martohet, e ka bërë disa herë, të vizitojë lokalet dhe ndonjëherë, kur ndien një fluks energjie, të kërkojë punë. Jo që e gjen.

Personazhet e tjera në libër gjithashtu kanë mjaft kolorit, secili me zakonet, frikët dhe problemet e tij, me hiperaktivitet, erudicion ose analfabetizëm. Ndër ta janë gazetari Beni dhe farmacistja Sonja, e cila vizaton mbi shale mëndafshi, ish bashkëshortja e Skocezit Polin dhe bija e tyre adoleshentja Tina, pronari i lokalit Sotir dhe shoferi i taksisë dhe erudit Toni. Pra, Toni ka një prototip real në jetë, i cili blen shumë libra dhe lexon në çdo minutë të lirë. Por për Tinën nuk mund të thuhet kjo. “Ndonjëherë e pyes veten ku po shkon dituria. Dhe më duket se jetojmë në një vrimë kohore”, shkruan Rosica Tasheva për humnerën midis brezave, midis kulturës së librit dhe kulturës së internetit.

“Më bën përshtypje se ka një diferencë të tillë dhe se të rinjtë nuk i tërheq leximi dhe dituria, por ndonjëherë e pyes veten në se nuk ekziston një diferencë e tillë midis brezit tim dhe brezit të prindërve të mi – thotë shkrimtarja në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Ndoshta ata gjithashtu mendonin për ne se nuk dimë asgjë. Kështu që nuk duhet të gjykohet kështu, megjithëse në librin tim unë tallem me këto gjëra. Lexova diku se gjatë shekullit XIII njerëzit thoshin: tani nuk ka dimër, dikur çfarë dimra kishte... Kështu që njerëzimi nuk ndryshohet.”

Bashkë me Skocezin dhe rrethet e tij, libri na prezanton dhe peizazhin politik bullgar kohët e fundit, ku me lehtësi njohim figura politike. Ka dhe mendime interesante për komplekset tona kombëtare. Por komplekse kanë dhe kombet e mëdha, kështu që në këtë drejtim jemi në të njëjtin klub.

Një vend të veçantë në libër zënë mendimet e Skocezit dhe personazheve të tjera në libër mbi një vjershë kineze: “Në errësirë nuk duhet të ecësh, në dritë duhet të kesh arritur.” Ky është një aforizëm i Konfucit. Natyrisht, çdo gjë e urtë mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme. Ja versioni i Rosica Tashevës:

“Siç shpjegoj në fund të librit, në të vërtetë asgjë nuk duhet të bëhet në errësirë. Për errësirën flas në kuptimin metaforik, domethënë asgjë nuk duhet të bëhet me mjete të këqija, me ndjenja të këqija, me qëllime të këqija. Kur gjërat bëhen me qëllime fisnike, me qëllime të mira, atëherë ato realizohen. Dhe në dritë do të arrin atje, ku dëshiron, do t’i realizosh qëllimet, do të jesh i lumtur.”

Humori elegant dhe gjuha e pasur bëjnë përshtypje në librin e Rosica Tashevës. Kjo nuk është e rastit, përvoja e saj në fushën e fjalës është e konsiderueshme. Deri tani ka botuar edhe dy tituj humoristikë: “Apokalipsi shtëpiak” dhe “Për diplomatët dhe njerëzit”. Rosica Tasheva ka përkthyer 50 libra nga frëngjishtja dhe tri herë ka qenë mbajtëse e çmimit të Bashkimit të përkthyesve në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD