“Më mirë më herët, që të përgatitemi më mirë.” Me këtë ide Bashkia e Kryeqytetit vuri fillimin e një sërë iniciativash, të lidhura me shndërrimin e Sofjes në një qendër kulturore të Evropës në vitin e largët 2019. Komisioni Evropian e ka ngarkuar vendin tonë dhe Italinë për të ofruar gjatë këtij viti të largët një qytet të tyre për kryeqytet evropian të kulturës. Që tani sofjanasit shpresojnë se një prej tyre do të jetë Sofja.
Në fakt nuk do të ketë konkurrencë midis qytetit bullgar dhe atij italian”, të cilat do të jenë mikpritëse të iniciativës “kryeqytet evropian i kulturës” gjatë vitit 2019. Ideja është që të ketë dy kryeqytete mikpritëse. Pretendues kryesorë nga ana bullgare, krahas Sofjes, janë qytetet Plovdiv, Varna dhe Ruse, por të paktën tani për tani pretenduesi me më shumë potencial është kryeqyteti ynë Sofja, ose të paktën kështu mendojnë në Bashkinë e Kryeqytetit. Këto ditë administrata vendore inicioi një sërë debatesh dhe takimesh me idenë për t’u përgatitur një strategji fitimprurëse për kandidaturën e kryeqytetit. Mirëpo fjala e fundit do të jetë e Komisionit prej ekspertësh nga BE-ja dhe Bullgaria, i cili gjatë vitit 2014 do të zgjedhë qytetin mikpritës të iniciativës. Sipas Bashkisë së kryeqytetit një prej pluseve më mëdha të Sofjes është historia e tij mijëvjeçare dhe monumentet e shumta historike nga epokat e ndryshme. “Në fakt Sofja ka një resurs të madh kulturor. Madje tani rimëkëmben disa godina, të cilat do të bëhen muze dhe galeri” – tha Jordanka Fandëkova – kryetare e Bashkisë së kryeqytetit. Ajo shtoi se pas dy vitesh një pjesë prej rezervatit historiko arkitekturor “Serdika – Sredec”, i cili zbulon jetën arkitekturore dhe mesjetare të qytetit, do të hapë dyer për të gjithë vizituesit e Sofjes. Deri atëherë do të hapet dhe muzeu i bazilikës “Shën Sofja”, ku u gjetën 42 varreza nga shekulli i parë deri në shekullin e katërt pas Krishtit. Krahas kishave të shumta, galerive dhe monumenteve arkitekturore, Sofja është dhe një kryeqytet me afishe të shumëllojshme. Mirëpo në të njëjtën kohë nga administrata vendore janë të qartë se që të zgjidhet Sofja kryeqytet evropian, ajo duhet të dalë nga shablloni i njohur i “një qyteti me histori shekullore dhe shumë monumente arkitekturore” dhe të ofrojë diçka të re dhe origjinale. Sa për dobitë e qytetit, në rast se fiton mikpritjen, do të jenë të mëdha. Mjafton të hedhim një shikim drejt Stambollit, i cili ishte një prej kryeqyteteve evropiane të kulturës gjatë vitit 2010.
“Këto janë një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat zhvillohen çdo ditë – thotë Jordanka Fandëkova. – Këta janë shumë njerëz, të cilët vijnë nga tërë bota, që të jenë të pranishëm në këto aktivitete kulturore. Kjo nuk është vetëm dobi ekonomike, por dhe një mënyrë, që të dilet nga kriza nëpërmjet artit. Për mua është i rëndësishëm vetë procesi. Duke u përgatitur për kandidaturën, ne do të startojmë iniciativa të ndryshme dhe nga kjo qyteti ynë vetëm mund të fitojë! Kështu qe madje të mos na zgjedhin, gjë që për mua është e pamundshme, dobia për Sofjen do të jetë jashtëzakonisht e madhe.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..