Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari po ringjallet prodhimi i grurit të egër të trakëve “spelta”

2010-11-26-015_1.jpg
“Bujqësia biologjike është një filozofi. Ajo nuk mund të bëhet pa qëllim. Duhet të kuptosh se nuk mund ta helmosh natyrën, kafshët, njerëzit dhe për më tepër veten, sepse vet je pjesëmarrës në këtë proces.” Në këtë mënyrë në një intervistë për Radio Bullgarinë Eli Ilieva sqaron se përse ka marrë përsipër të ringjallë prodhimin e grurit të egër të trakëve të lashtë nëpër tokat tona “limec” (spelta). Ajo është prodhuesja e vetme ekologjike e parë dhe e vetme deri tani në rrethin e Vracës, në Bullgarinë Veriperëndimore të kulturës së vjetër por shumë të vlefshme dhe gjithnjë e më moderne biologjike në Bashkimin Evropian dhe në botë. “Bullgaria është një nga atdheut e grurit të gjallë, por limeci është rizbuluar dhe fillon të prodhohet tek ne në Bullgarinë Jugore relativisht vonë, tregon Eli. Prodhimi i grurit të egër nuk është për njerëz, të cilët duan të bëjnë “para të mëdha”, sepse rendimentet janë shumë më të ulëta, është kategorike ajo.

“Për herë të parë limec nëpër tokat tona e kanë kultivuar trakët - rikujton Eli. Në Bullgari janë gjetur poçe me limec në rreth 5-6 mijë vjet, por dihet se ai ekziston prej 8 mijë vjetëve. Kjo bimë piqet në vazhdim të 12 muajve në fushë. Ai nuk është si gruri i zakonshëm, i cili për 5-6 muaj është gati për tu korrur. Më e rëndësishmja për ushqimin nuk është kaq përmbajtja e saj, sesa energjia, të cilën e merr nga dielli. Kurse dielli ndriçon në kokrrën e grurit të egër dhe ai merr energjinë nga rrezet e tij 12 muaj. Një gjë tjetër interesante për limecin është se mund ta qëroni grurin dhe ta hani drejtpërdrejt. Ai është i butë, shumë i shijshëm dhe jo si gruri i deritanishëm, i cili është i fort dhe në qoftë se vendosni ta hani në pamje natyrale do të thyeni dhëmbët. Karakteristike për limecin është se rritet në çdo lloje sipërfaqesh. Gjatë kohës së operacionit të NATO-s “Stuhia e shkretëtirës” në Irak, një nga amerikanët gjen në varrezat një poçe me grurë dhe e shpie në ShBA. Babai i tij ka qenë fermer dhe e mbjell në mënyrë eksperimentale, që të shikojë se çfarë do të dalë prej tij. Del se, gruri 100% mbin. Derisa te varietetet moderne nuk ka një grurë të tillë. Përveç kësaj asnjë nuk e di se sa shekuj ka qëndruar ky grurë në poçe. Në ShBA e quajnë “kamut” dhe tanimë është shumë e shpërndarë, një kulturë moderne. në Gjermani e quajnë “shpellta”. Por dhe në ShBA dhe në Gjermani ky është një lloje grurë me kokrra të mëdha, e cila ka një numër më të pakët kokrrash dhe më të mëdha në kallirin e vet. Derisa lloji bullgar “limec” - gruri i egër trak, ka kokrra fare të vogla dhe është shumë i bukur. Karakteristike për të është se nuk ka luten dhe fëmijët të cilët janë alergjik ndaj glutenit duhet detyrimisht ta hanë”. Mënyra e përpunimit të grurit modern dallohet nga ky tek limeci, sqaron akoma Eli Ivanova:

“Sepse sot kur bluhet bërthama e grurit, prishet një pjesë nga përbërëset e tij të dobishme. Por buka duhet të përgatitet me himet dhe jo të ndahen ato, sepse janë shumë të dobishme për stomakun dhe peristaltikën. Interesantja për limecin është se ai ka 33% më shumë proteina nga gruri i zakonshëm. Dhe në qoftë se normalisht njeriu mund të ngopet me një fetë bukë nga gruri i zakonshëm, me bukën prej limeri i arrin dhe 1/3 nga feta që të mund të ngopet. Me fjalë të tjera, limeci ka përqendruar në vetvete shumë energji diellore dhe si rezultat të pranimit njeriu ndihet i ngopur. Mendohet se, gjatë kushteve më të vështira klimatike limeri mund të na shpëtojë.”

Në Bullgari ka dhe vende të tjera, ku gjithnjë e më shumë po rritet limec. Në rrethin e Vracës ai është një kulturë e panjohur tregon akoma Eli:
“Unë e zbulova fare rastësisht –sqaron ajo. Një njeri, kryetari i mbledhësve të bimëve në Bullgari Emill Ellmazov rrit limec në hallkanin e rrethit të Gabrovos në qendër të malit Stara pllanina. E luta të më japë nga fara, të cilën e ka mbledhur kokërr më kokërr. Ai bën dhe biskota prej limerit. Kur për herë të parë më qerasi me bukë, të përgatitur me miell të bluar përmes mënyrës më të vjetër prej limecit - me një mulli të vogël prej guri, rashë në një eufori. Njeriu mund ta hajë pa asgjë tjetër. Ai është si keku, por me një shije më specifike dhe aromë. Përveç kësaj unë bëra një eksperiment. Përgatita një bukë të tillë dhe e lash në tryezë, qëndroj aty 1 muaj, pa u prishur. Me të vërtetë bëhet e fortë, por menjëherë po ta fusësh në ujë, menjëherë e rikthen shijen e vet. Me fjalë të tjera, ajo mund të qëndrojë për një kohë më të gjatë dhe të na ushqejë. Limeci mbillet në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit dhe afërsisht përsëri në këtë kohë pas 1 viti korret. Ku më mirë është të mbillet në fazën e hënës, me fjalë të tjera të fillojë të rritet si një bujqësi biodinamike. Ky është një novitet i madh për Bullgarinë. Tanimë dihet se me bujqësinë biodinamike rendimentet shtohen. Dhe në qoftë merren parasysh fazat e hënës, merr 100% nga lëndët ushqimore, dhe jo vetëm një pjesë prej tyre, siç është tek mbjelljet e zakonshme. Kështu veprova dhe unë me limerin, duke e korrur me dorë me ndihmën e njerëzve nga organizata e re në Bullgari “Bujqësia solidare”. Ata janë nga shtresat e ndryshme avokatë, përkthyes, redaktor, kimik të cilët duan të ndihmojnë fermerët të kujdesen për tokën mbi të gjitha falas. Kjo është filozofia e tyre bazë dhe prandaj organizata e tyre quhet “Bujqësi solidare”. Për Elin prodhimi biologjik nuk është novitet. Ajo rrit bio-thekër tanimë për vit të 5 të radhës, por në Bullgari akoma ka shumë probleme, lidhur me bujqësinë ekologjike. Eli ka aplikuar për subvencione agroekologjike, të financuara nga Bashkimi Evropian në bazë të programit paraaderues për bujqësinë SAPARD, por bile nuk ka arritur deri në nënshkrimin e një marrëveshjeje, pavarësisht se produkteve biologjike u përkushtohet një rëndësi e madhe në Strategjinë e përgjithshme bujqësore deri në vitin 2020.

“Problemi i madh është në burokraci - është kategorike Eli Ivanova. E pikërisht se njerëzit, puna e të cilëve është të lëshojnë paratë evropiane, nuk kuptojnë nga bujqësia por janë nëpunës të sjell nga jashtë. Dhe sikurse i gjithë shteti synon që në Bullgari të mos të ketë agroekologji. Sipas meje shkaku është se këtu mbizotëron lobia e madhe e produkteve gjenetikisht të modifikuara, që po mundohet të dëshmojë se në Bullgari nuk ka njerëz, të cilët do të merren me prodhim biologjik. Lobistët bëjnë çdo gjë të mundur të mos të marrim paratë, të cilat nuk janë kombëtare, por evropiane” - është e bindur Eli Ivanova.

Eli Ivanova mbështetet te organizata e prodhuesve biologjikë e krijuar përpara 11 muajve, anëtare e së cilës është. Në sajë të kontakteve të saktësuar prej saj me drejtorinë në Komisionin Evropian mbi agroekologjinë, një pjesë nga kolegët e saj tanimë kanë filluar të marrin mjete për prodhim biologjik nga Bashkimi Evropian.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD