Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2011 - një vit kthesë për subvencionet bujqësore

Viti 2011 do të jetë vit kthesë për përvetësimin e subvencioneve evropiane në kuadrin e Programit për zhvillimin e rajoneve fshatare, pohon Svetosllav Simeonov, drejtor ekzekutiv nga Fondi shtetëror “Bujqësi” i cili luan rolin e agjencisë për pagesa sa u përket parave të përmendura. Për periudhën 2007-2013 Bullgaria ka në dispozicion për këtë program 3,2 miliardë euro. Kjo është pothuajse gjysma nga përkrahja financiare e Bashkimit Evropian për Bullgarinë gjatë kësaj periudhe. Por, kjo po kështu është dhe fusha, me përvetësimin e së cilës vendi ynë u ndesh me probleme më të shumta.

Problemet e Bullgarisë për përvetësimin e parave nga fondet evropiane filluan akoma me programin paraaderues bujqësor SAPARD. Mungesa gjatë shpërndarjes së subvencioneve mbi këtë program dhe dyshime serioze për korrupsion çuan deri në bllokimin e parave evropiane për bujqësi, të caktuara për Bullgarinë. Pas nderimit të qeverisë dhe të reformave në agjencinë e pagesave, vetoja u ngrit por Bullgaria humbi kohë të vlefshme për përvetësimin e mjeteve disponuese. Në mesin e periudhës buxhetore 2007-2013 mezi rreth 650 milionë euro kanë hyrë në bujqësinë bullgare mbi Programin për zhvillimin e rajoneve fshatare. Korrektësia kërkon të shënojmë se, gjatë vitit të fundit ka një përshpejtim të rëndësishëm ku pritet që kthesa të bëhet gjatë vitit 2011. Në ndryshim nga vitet e mëparshme, kur vonesa në përpunimin e kërkesave të bëra për subvencione arrinte mbi 1 vit, tani është vetëm disa muaj.

“Sa i përket Programit për zhvillimin e rajoneve fshatare kërkesat e bëra deri tani janë mbi 12 000 rikujtoi zoti Simeonov. Mbi 9 000 janë projektet e miratuara dhe kemi 7 141 kërkesa për pagim me vlerë të përgjithshme mbi 600 milionë euro. Prej tyre me datë të sotme janë paguar rreth 370 milionë euro. Këtu nuk hyjnë pagimet mbi masat për argo-ekologji dhe pagimet direkte. Aty ka të paguara akoma afro 300 milionë euro. Kështu që ndaj këtij momenti kemi të paguara realisht për fermerët bullgarë mbi 500 milionë euro, që nuk është dhe kaq keq.”

Ekspertët nga Ministria e Bujqësisë dhe të Ushqimeve bindin se, pavarësisht nga problemet dhe vonesat, Bullgaria nuk do të humbasë para nga buxheti për vitet 2007-2008 në kuadrin e Programit për zhvillimin e rajoneve fshatare. Analiza ndërmjetëse rutine, e realizuar në mesin e periudhës buxhetore 2007-2013 është më tepër pozitive. Njëkohësisht ai dallon dhe disa dobësi për korrigjim gjatë gjysmës së dytë të periudhës. Ka një mosbalancim të madh te shpërndarja e subvencioneve si midis sferave të veçanta të aktivitetit bujqësor, kështu dhe midis rretheve të ndryshme gjeografike. Rekomandohet një refuzim të subvencioneve për beneficient të mjaftueshëm stabil ekonomik, të cilët kanë mundësi dhe vet të bëjnë një investim të deklaruar. Këto konstatime japin bazë për rishpërndarjen e ardhshme të masave të buxhetit ndaj të cilave ka një interes më të vogël ndaj atyre më atraktive, si dhe ndaj të tilla me një rëndësi më të madhe shoqërore.

Praktika deri këtu tregon se, një interes më të madh ka drejt financimit të projekteve për një modernizim teknik të ekonomive bujqësore, dhe po kështu dhe për fermerë fillestarë. Prandaj ndaj këtij tipi projektesh do të ridrejtohen mjetet, e parashikuara për veprimtari më të pakta atraktive, deklaroi Demina Bajraktarska dhe drejtori ekzekutiv i Drejtorisë “Zhvillimi i rajoneve fshatare” në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimeve. “Dhe në vend të parë ndaj masës në përkrahje të fermerëve të rinj, sepse ata me të vërtetë janë këta, të cilët kanë një energji më të madhe dhe marrin iniciativa dhe duhet të përkrahen – mendon ajo. Duhet ti inkurajojmë të mbeten nëpër fshatra, dhe jo të vijnë dhe të kërkojnë punë në qytetet”.

Analizatorët rekomandojnë dhe një shtim tjetër të subvencioneve në fushën e prodhimit të frutave dhe perimeve , ku aktualisht po vihet re një ulje e menjëhershme. Një vëmendje më të madhe duhet t’i përkushtohet dhe sektorit të blegtorisë. Rekomandohet po kështu dhe një shtim të përmasës të subvencioneve për veprimtari agrare dhe ekologjike, më në veçanti në rajonet të cilat bien në rrjetin ekologjik evropian “Natura 2000”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD