“Sa i përket Programit për zhvillimin e rajoneve fshatare kërkesat e bëra deri tani janë mbi 12 000 rikujtoi zoti Simeonov. Mbi 9 000 janë projektet e miratuara dhe kemi 7 141 kërkesa për pagim me vlerë të përgjithshme mbi 600 milionë euro. Prej tyre me datë të sotme janë paguar rreth 370 milionë euro. Këtu nuk hyjnë pagimet mbi masat për argo-ekologji dhe pagimet direkte. Aty ka të paguara akoma afro 300 milionë euro. Kështu që ndaj këtij momenti kemi të paguara realisht për fermerët bullgarë mbi 500 milionë euro, që nuk është dhe kaq keq.”
Ekspertët nga Ministria e Bujqësisë dhe të Ushqimeve bindin se, pavarësisht nga problemet dhe vonesat, Bullgaria nuk do të humbasë para nga buxheti për vitet 2007-2008 në kuadrin e Programit për zhvillimin e rajoneve fshatare. Analiza ndërmjetëse rutine, e realizuar në mesin e periudhës buxhetore 2007-2013 është më tepër pozitive. Njëkohësisht ai dallon dhe disa dobësi për korrigjim gjatë gjysmës së dytë të periudhës. Ka një mosbalancim të madh te shpërndarja e subvencioneve si midis sferave të veçanta të aktivitetit bujqësor, kështu dhe midis rretheve të ndryshme gjeografike. Rekomandohet një refuzim të subvencioneve për beneficient të mjaftueshëm stabil ekonomik, të cilët kanë mundësi dhe vet të bëjnë një investim të deklaruar. Këto konstatime japin bazë për rishpërndarjen e ardhshme të masave të buxhetit ndaj të cilave ka një interes më të vogël ndaj atyre më atraktive, si dhe ndaj të tilla me një rëndësi më të madhe shoqërore.
Praktika deri këtu tregon se, një interes më të madh ka drejt financimit të projekteve për një modernizim teknik të ekonomive bujqësore, dhe po kështu dhe për fermerë fillestarë. Prandaj ndaj këtij tipi projektesh do të ridrejtohen mjetet, e parashikuara për veprimtari më të pakta atraktive, deklaroi Demina Bajraktarska dhe drejtori ekzekutiv i Drejtorisë “Zhvillimi i rajoneve fshatare” në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimeve. “Dhe në vend të parë ndaj masës në përkrahje të fermerëve të rinj, sepse ata me të vërtetë janë këta, të cilët kanë një energji më të madhe dhe marrin iniciativa dhe duhet të përkrahen – mendon ajo. Duhet ti inkurajojmë të mbeten nëpër fshatra, dhe jo të vijnë dhe të kërkojnë punë në qytetet”.
Analizatorët rekomandojnë dhe një shtim tjetër të subvencioneve në fushën e prodhimit të frutave dhe perimeve , ku aktualisht po vihet re një ulje e menjëhershme. Një vëmendje më të madhe duhet t’i përkushtohet dhe sektorit të blegtorisë. Rekomandohet po kështu dhe një shtim të përmasës të subvencioneve për veprimtari agrare dhe ekologjike, më në veçanti në rajonet të cilat bien në rrjetin ekologjik evropian “Natura 2000”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..