Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësi i vitit

Në një ceremoni solemne Ministria e punës dhe politikës sociale dhe Agjencia e punësimit u dalluan 22 punëdhënës bullgarë.
Foto: BTA
Për vit të shtatë të radhës Agjencia e punësimit iu dorëzoi çmimin “Punëdhënësi i vitit” përfaqësuesve të biznesit, të cilët kanë hapur më shumë vende pune ose kanë ndihmuar për gjallërimin e tregut të punës dhe për pakësimin e papunësisë. U dalluan 22 punëdhënës në 9 kategori.

“Në kushtet e krizës ekonomike gjatë këtij viti përpjekjet e sektorit shtetëror dhe atij privat u përqendruan në ruajtjen e vendeve të punës dhe ndihmën e njerëzve në gjendje të pabarabartë që të përfshihen në tregun e punës”, rikujtoi ministri i punës dhe politikës sociale Totju Mlladenov, i cili dorëzoi disa nga çmimet. Gjatë vitit 2010 sektori privat krijoi 75% të vendeve të reja të punës, por punëdhënësit pohojnë se kishte një mungesë të kuadrove të kualifikuar, shtoi zoti Mladenov. Sipas tij zhvillimi i tregut të punës gjatë vitit të ardhshëm do të varet si nga aktiviteti ekonomik në vend dhe niveli i investimeve, ashtu edhe nga absorbimi real i financimit evropian nga programet “Zhvillimi i resurseve njerëzore”, “Aftësia e konkurrencës” dhe “Zhvillimi regjional”.

Çmimin e parë për punëdhënës që ka shpallur më shumë vende pune në zyrat e punës dhe ka emëruar në punë më shumë kandidatë e mori kompania “Sokotab Bullgari” në fshatin Radinovo në rajonin e Plovdivit. Ajo merret me përpunimin e duhanit dhe transportimin e tij në fabrikat e prodhimit të cigareve. Maria Dimitrova, shefe e departamentit “Resurset njerëzore”, tha për Radio Bullgarinë:

“Ky është një biznes stinor dhe ne kemi nevojë për shumë punonjës për punën tonë. Gjatë këtij vit emëruam më shumë se 800 punonjës. Pas përfundimit të ciklit të biznesit ata duhet të lirohen, sepse kjo është puna, për të cilën i kemi marrë. Por do t’i emërojmë përsëri gjatë pranverës.”

Çmimin e parë në kategorinë “Punëdhënës me biznes të vogël privat dhe personel deri në 50 veta, i cili ka hapur më shumë vende pune dhe ka marrë punonjës nga zyrat e punës” e mori firma “Ajsis” nga qyteti i Varnës. Ajo prodhon konserva perimesh dhe hapi 95 vende pune gjatë vitit 2010. Për Radio Bullgarinë pronari i firmës Todor Sllavov shpjegoi:

“Punojmë tërësisht për tregun e jashtëm, eksportojmë në Gjermani, Izrael, ShBA, Greqi. Pa ndihmën e këtyre njerëzve, pa dëshirën me të cilën merren me këtë punë, nuk do të kishte një rezultat kaq të mirë dhe nuk do të merrnim këtë njohje në treg për punën tonë. Ndërmarrja jonë kryen një punë stinore, domethënë 70% të njerëzve punojnë 5-7 muaj në vit, 30% është personeli i përhershëm, i cili punon gjatë tërë vitit – njerëzit që drejtojnë makinat dhe organizojnë prodhimin.”

Në kategorinë “Punëdhënës që ka emëruar më shumë punonjës nga njerëzit në gjendje të pabarabartë” vendin e parë e zuri një kompani që punon në fushën e turizmit – vendpushimi detar “Albena”.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD