Me një ekspozitë të madhe në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative shënohet përvjetori i 200-të nga lindja e njeri prej rilindësve më të respektuar bullgar – Zahari Zograf. Ai lindi në qytetin Samokov. I ati i tij Hristo Dimitrov, kishte mësuar pikturim mbi mur në Aton. Kështu që nuk ishte e rastit, që ai krijoi Shkollën e famshme të Pikturimit në qytetin Samokov. Ai ishte mësuesi i të dy bijve të vet Dhimitër dhe Zahari në artin e zografëve. Ekzistojnë të dhëna, se i ati për një kohë jetoi edhe në Vjenë, ku u njoh me traditat vendore të pikturimit. Me të kthyer në Bullgari ai mbajti me vete një koleksion të pasur gravurash evropiane. Kjo dha mundësi, që vet Zahari Zograf të njihet si me artin e Evropës Lindore, ashtu edhe më të Perëndimore. Në mesin e viteve 30-të të shekullit XIX Zahari Zograf jetonte në qytetin Pllovdiv, ku mësonte te dy piktorë francezë. Më shumë hollësi për veprën dhe jetën e piktorit të madh bullgar tregon Doroteja Sokollova organizatore e ekspozitës:
“Është fakt, se Zahari Zograf ishte një piktor kreativ dhe talentuar. Ai është piktori i parë i madh në historinë e artit figurativ bullgar. Ai kishte një qëndrim tepër preciz ndaj materialeve, teknikave, skicave. Me krijimtarinë e vet ai qëndron shumë afër piktorëve evropianë. Dhe këtë Zahari Zograf e arriti vet, me ndihmën e vogël të francezëve, të cilët më tepër inkurajonin talentin e piktorit bullgar dhe hapat e tij në artin mondan. Ai ishte novator në shumë fusha dhe prandaj konsiderohet, se është në krye të artit modern bullgar. Ai krijoi portreti i parë i intelektualit. Ky ishte portreti i priftit të njohur dhe iluminist Neofit Rillski. Krahas kësaj është autor i autoportretit të parë dhe i portretit të parë të gruas. Pamjet e Hyjlindëses e rikrijuara nga furça e tij janë të mrekullueshme. Nuk e kanë shokun edhe ikonat e krijuar prej tij me figurat e Shenjtores Katerina dhe Shenjtores Varvara. Peizazhet, natyrat e qeta, etydet e tij janë një dëshmi e qartë e kalimit radikal nga tradita e mesjetës së vonshme te arti i kohës moderne, te pikturimi nga natyra. Veprat e tij kanë ndikim tepër të fortë mbi njeriun. Krijimtaria e tij përbën një pasqyrim të ideve të mëdha të Rilindjes Bullgare, e cila karakterizohet me rikthimin tonë te kultura, së cilës i përkasim.”
Autoportreti i piktorit Zahari Zograf dhe portreti i gruas së vëllait të tij – Hristijanija
Në ekspozitën e madhe kushtuar përvjetorit të 200-të të piktorit Zahari Zograf mund të shihet edhe autoportreti i tij i famshëm. Ky është tabloja më e shtrenjtë në koleksionin e galerisë. Bënë përshtypje edhe portreti elegant i gruas së vëllait të tij – Hristijanija. Janë të prezantuara edhe shumë vepra grafike, skica, etyde. Vizituesi ka mundësi të shikojë të mbledhura në një vend kryevepra të ikonave të tij më të njohura të pikturuara mbi muret e kishave të ndryshme kudo në Bullgari. Krahas kësaj janë të prezantuara edhe kopje të afreskeve origjinale mbi mur. Doroteja Sokollova vazhdon:
“Porosia e parë për afresk në mur ishte për kishën “Shën Hyjlindësja” në qytetin Asenovgrad. Megjithëqë kjo është një vepër e vogël, ajo është e mrekullueshme. Pak më vonë në vitin 1840 Zahari Zograf bëri afresket në muret e kishës “Shën Nikolla” në Manastirin Baçkovo. Pikërisht atje ai rikrijoi Ditën e Gjyqit me një autoportret dhe me figurat e shumë mëkatarëve. Në periudhën e viteve 1844-1845 Zahari Zograf pikturoi kryevepra të vërteta në Manastirin e Rillës. Ai bëri afresket e veta në kupolat e kishës, ku ishte më e vështirë të punohet. Deri atëherë zografët bullgarë nuk disponuan sipërfaqe të tilla aq të mëdha dhe arkitektura aq e ndërlikuar. Mirëpo, Zahari Zograf e përballoi këtë sfidë në sajë të talentit të vet. Ai shfrytëzoi një teknikë të re të bërjes së afreskeve, jo bojërat e vajit.”
Pas kësaj piktori krijoi afresket në Manastirin “Fjetja e Shën Marisë” në Trojan dhe në Manastirin “Metamorfoza e Shpëtimtarit” në Veliko Tërnovo. Në përfundim të jetës së vet ai pikturoi në “Lavrën e Shën Atanasij” në Aton. Vdiq tepër i ri, në moshën 43 vjeçare. Pjesa dërmuese e veprave të tij – portrete të pikturuara me bojëra vaji dhe vepra grafike, ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative. Krahas kësaj këtu është edhe koleksioni familjar me gravura evropiane, koleksioni më i pasur dhe më i larmishëm nga ky lloji në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita..