Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Robotë çojnë fëmijët në botën e teknologjive të informacionit

Nga dita e parë në Shkollën e Robotikës fëmijët fillojnë të programojnë robotë
Foto: Shkolla e Robotikës “Robopartnas”
Mbase shumë fëmijë ëndërrojnë të shkojnë në një shkollë, ku gabimet nuk korrigjohen, ndërsa mësimi është argëtim. Kjo ëndërr e fëmijëve u përmbush nga dy të rinj entuziastë – specialistët e IT-së Kirill Mitov dhe Ekaterina Anaçkova. Para afro një viti ata hapën Shkollën e Robotikës “Robopartans”. Qëllimi i tyre është të nxisin interesin e nxënësve për shkencat si matematika, fizika, teknologjitë informative dhe të komunikacionit. “Robotika është shumë e duhur për këtë. Me anë të robotëve realë ne prezantojmë një vështrim më praktik ndaj shkencës.”, shpjegon Kirill.

“Problemi i tërë studimit teknologjik dhe të teknologjive të IT-së është që ata veprojnë me shumë abstraksione, të cilat janë të vështira për fëmijët. Te robotët nuk ka abstraksione, ata janë objekte reale. I thua robotit “drejt” dhe ai ecën drejt. I thua atij “drejt dhe mblidh topat” dhe roboti e bën këtë. Kështu është më lehtë që të shpjegojmë nocionet e plota si “madhësi të ndryshueshme”, “tregues”, “funksione”, “grupime”. Përveç kësaj funksionimit të robotëve i nevojitet shumë matematikë dhe fizikë, që nuk vijnë nga libri mësimor. Për të zbatuar veprimet e tij përkatëse roboti kërkon zgjidhjen e detyrave konkrete. Për këtë qëllim fëmijëve u duhen dije matematikore dhe duke i përdorur ata shohin kuptim në të.”

Kirill dhe Ekaterina punojnë me fëmijët me entuziazëm dhe dëshirë të madhe. “Ëndrra ime fëmijërore është që të bëhem mësuesja e matematikës. Në Shkollën e Robotikës pashë një mundësi të mrekullueshme të përmbush këtë ëndërr.”, thotë Ekaterina.

Në konkurrim me mbi 190 projekte biznesi, Shkolla e Robotikës “Robopartnas” fitoi vendin e dyte të konkursit për sipërmarrës të rinj, organizuar nga Fondacioni “Empower United”, dhe u vlerësua me çmimin “Empower”. Dëshira e dy të rinjve është që të tërheqin vëmendjen e më shumë fëmijëve. Për këtë qëllim ata kërkojnë mundësi të organizojnë veprimtari të tilla edhe në qytetet e tjera të vendit, jo vetëm në kryeqytet.

Çfarë e dallon Shkollën e Robotikës nga shkollat e tjera?

“Ne jemi specialistë nga sektori i IT-së, të cilët kanë dëshirë për mësimdhënie –shpjegon Kirill. – Përveç kësaj në shkollën tonë ne ngulim këmbë që fëmijët ta kenë të drejtën të gabojnë. Në shkollat e tjera, kur gabon, merr dysh, kurse në shtëpi të qortojnë. Kjo, në të cilën ne përpiqemi t’i mësojmë fëmijët, është që nuk ka përgjigje të drejta, ndërsa ka zgjidhje të ndryshme të çështjeve të ndryshme. Fëmijët duhen të kërkojnë zgjidhet e shumta të detyrave, të mendojnë pa u shqetësuar se gabojnë. Përpiqemi t’i mësojnë që të punojnë në ekip. Për këtë qëllim i propozojmë që të konstruktojnë robotët duke u bashkuar nga dy. Ideja jonë është që të ndërrojmë mënyrën e mësimdhënies në përgjithësi.”
Triflloni, krijuar nga Alkesi

Interesi për këtë formë jashtëshkollore të veprimtarisë është shumë i madh. Për arsyen se djemve u pëlqejnë më shumë robotët, ata përbëjnë pjesën dominuese në grupe. Nuk mungojnë as vajzat. Sipas fjalëve të Ekaterinës, ndonëse pak, ato janë disa prej më të mirëve, sepse ndryshe nga djemtë, vajzat janë më të disiplinuara dhe më të përqendruara. Fëmijët ndahen në disa grupe sipas moshës, gjithashtu edhe sipas vështirësisë së detyrave. Në Shkollën e Robotikës organizohen kurse për ata, të cilët tashmë e kanë mbaruar arsimin e vet, por si thotë Ekaterina “diçka i provokon dhe duan të kuptojnë çfarë është kjo gjë”.

“Te më të vegjlit detyrat janë më të thjeshta, por ata gjithashtu konstruktojnë dhe programojnë robotët e veta – shton ajo. – Kemi bërë eksperimente me fëmijë 6-vjeçar, por arritëm në përfundimin se megjithëse disa prej tyre janë të jashtëzakonshëm, është mirë që fëmijët të kenë mundësi të lexojnë, të shkruajnë dhe të numërojnë. Te më të rriturit detyrat bëhen më të vështira. I kemi ndarë fëmijët përveç në grupe sipas moshës dhe sipas nivelit. Niveli i parë i të gjitha grupeve sipas moshës synon t’i njohë fëmijët me lojën Lego, cilat janë pjesët e saj dhe më pas i fillojmë nivelet më të larta. Kemi një nivel, i cili tërësisht i është drejtuar krijimit të kafshëve, po ashtu dhe nivel drejtuar krijimit të robotëve mobilë. Në nivelet më të ulëta theksohet më shumë mbi programimin.”
“Breshka”, përpunuar nga Ljubo

Që nga dita e parë në Shkollën e Robotikës fëmijët fillojnë të programojnë robotë, shpjegon Ekaterina. “Në fillim i nxisnim që të konstruktojnë sipas një skeme, që do të thotë se ne ua japim atyre instruksionet dhe ata fillojnë të punojnë – shton Kirill. – Kjo bëhet me qëllim që fëmijët të shohin si pjesët e ndryshme të lojës lidhen me njëra-tjetrën. Pastaj gradualisht fillojmë t’u japim atyre vetëm disa pjesë të robotit sipas një skeme, për të përfunduar vetë robotët. Në veprimtari të tjera i lemë fëmijët të punojë në mënyrë të pavarur. Detyrat e fundit interesante ishin që të konstruktojnë kafshë. Bënë breshkë, pallua, vemje. Breshka, p.sh., i ngjante asaj të vërtetë, kishte këmbë, bisht, guaskë. Nga njëra anë ne përpiqemi që t’ua japim fëmijëve konstruksionet gati, por nga ana tjetër ua japim mundësinë që të improvizojnë vetë, të mendojnë mbi konstruksionin.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD