“Erdhi koha Sofja të fillojë të kujdeset për të kaluarën e vet dhe të prezantojë atë para botës”. Këtë e tha kryearkitekti i kryeqytetit Petër Dikov me të hapur tryezën e rrumbullakët “Qyteti modern dhe ruajtja e identitetit kombëtar”. Sipas tij Sofja përveç të kaluarën antike dhe mesjetare, duhet të prezantojë frymën dhe romantikën e godinave nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Sofja është një nga qytetet më të vjetra evropiane me një histori mijëvjeçare. Për fat të keq qyteti nuk ruan godinat e ndërtuara në shekujt XVII, XVIII dhe XIX. Mirëpo ka godina kryevepra arkitekturore nga fillimi i shekullit XX. Në një diskutim organizuar nga Instituti Kulturor Francez asistuan edhe specialistë francezë. Ata prezantuan përvojën e tyre në rimëkëmbjen e godinave të shkatërruara gjatë Luftës së Dytë Botërore në qytetin Brest dhe në qendrën historike të qytetit Diep. Arkitekti Dikov tha, se përvoja franceze në rimëkëmbjen e monumenteve arkitekturore është shumë e vlershme për specialistët bullgarë:
“Për palën bullgare është interesante të njihet me pjesëmarrjen shtetërore në financimin dhe në aktivizimin e pronarëve të godinave monumente të kulturës të përfshihen në një projekt të tillë. Krahas kësaj duhet të studiohet përvoja franceze në motivimin e tyre. Te ne duhet të krijohet edhe baza normative për ruajtjen e monumenteve të tilla. Aktualisht godinat monumente të kulturës janë të çliruara nga tatimet. Kjo u bë gjatë kohës, kur shteti ndihmonte për restaurimin e këtyre godinave. Mirëpo, tani ky mekanizëm nuk është efektiv. Parashikohen ndryshime ligjore dhe gjoba për ata që nuk mirëmbajnë godinat monumente.”
Specialistët francezë theksuan, se gjatë rimëkëmbjes së qyteteve Brest dhe Diep u zhvillua një dialog jashtëzakonisht i frytshëm trepalësh midis projektuesve, shtetit dhe trashëgimtarëve. Doemos për rezultatin e mirë një kontribut kishte edhe financimi shtetëror. Lidhur me këtë atasheu i bashkëpunimit universitar dhe shkencor pranë Ambasadës Franceze në Bullgari Zhill Rue theksoi:
“Në fushën e trashëgimisë kulturore në Francë ka një politikë të fortë. Ministria e Kulturës së Francës në bashkëpunim me profesorë universitarë, bënë përpjekje për vendosjen e bashkëpunimit në fushën e mësimit. Ky bashkëpunim do të zhvillohet në dy drejtime – politikë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe studime. Sot rimëkëmbja e godinave, që janë monumente është e pamundshme si pa pjesëmarrjen e sipërmarrësve dhe politikanëve, ashtu edhe të qytetarëve të zakonshëm.”
Sipas atasheut të çështjeve kulturore pranë Ambasadës Franceze në Bullgari David Vejzman, midis Bullgarisë dhe Francës ekzistojnë lidhje të forta në fushën kulturore. Prandaj pala franceze shfaq interes ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore të Bullgarisë. Lidhur me këtë zoti Vejzman tha:
“Pala franceze shfaq interes të theksuar ndaj gërmimeve arkeologjike në Bullgari. Për këtë arsye këtu punojnë dy ekspedita franceze. Franca disponon një përvojë të pasur në këtë fushë dhe jemi gati t’u transmetojmë kolegëve bullgarë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..