Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Ignatov u jep një vlerësim shumë të mirë ndryshimeve në arsimin bullgar

Sipas ministrit Igantov suksesi më i madh është futja e sistemit të rejtingut të universiteteve.
Foto: BGNES
Notë shumë të mirë 4,50 në bazë të sistemit të vlerësimit me 6 nota i shkroi vetes Sergjej Ignatov për veprimtarinë e tij gjatë pjesës së parë të vitit si ministër i arsimit, rinisë dhe shkencës. Si një sukses të ekipit ai vuri në dukje zgjerimin e përgatitjes para shkollore me përfshirjen e detyrueshme të fëmijëve 5 vjeçare. Sipas fjalëve të tij kjo krijon kushte për një prani të barabartë deri te arsimi i të gjithë fëmijëve, një kujdes më të madh për ata të cilët gjenden në një gjendje të pabarabartë, si dhe do t’u ndihmojë atyre fëmijëve, gjuha e nënës e të cilëve nuk është gjuha bullgare, të përgatiten aktivisht të përfshihen në përvetësimin e materialit në shkollë. Në saje të përfshirjes së herët të këtyre fëmijëve do të pakësohet dhe numri i atyre të cilët bien nga sistemi i arsimit”, deklaroi akoma ministri Ignatov. Ai u lavdërua po kështu me futjen që gjatë këtij viti shkollor të arsimit gjatë gjithë ditës për nxënësit e klasës së parë. Si një arritje Sergjej Ignatov shënoi fillimin e kreditimit studentor te ne. Që nga muaji shtator, kur qe vënë fillimi deri në këtë moment janë lidhur 2 500 marrëveshje për kredi midis studentëve dhe bankave shërbyese. Sipas kryesekretarit të ministrisë së arsimit Krasimir Vëllçev gjatë semestrit të dytë pritet që numri i marrëveshjeve të arrijë 5000-6000. Krenaria më e madhe për ministrin e arsimit është futja e sistemit të parë të rejtingut të shkollave të larta.

“Çdo një drejtim profesional i shkollave të larta tanimë është vënë në një mjedis konkurrent - thotë ministri Ignatov. Prandaj dhe qëndrimi ndaj këtij sistemi është jo i një qëllimshëm. Mendoj se realizoi më shumë nga qëllimet e vëna. Ne ëndërronim të bëjmë një sistem të rejtingut, i cili t’u japë mundësi të rinjve të gjejnë se ku të mësojnë sipas asaj që u pëlqen dhe të cilën duan ta arrijnë. Doli se rezultati është shumë më i madh. Që nga vitet 90 e këtej, pavarësisht dhe ngadalë, në arsimin e lartë u realizuan reforma, në sajë të të cilave kemi autonomi të shkollave të larta, flasim dhe për një treg arsimues. Sistemi i rejtingut i jep mundësi këtij tregu tani me të vërtetë të fillojë të punojë. E mira e këtij sistemi është se ai është i drejtuar drejt rezultatit nga arsimi i lartë. Jo drejt hyrjes por drejt daljes. Pikërisht rezultati është përcaktues për qëndrimin ndaj një drejtimi të dhënë profesional ose një shkollë e dhënë e lartë, për realizimin e njerëzve të rinj. Ky sistem i ndërlikuar me 51 kritere mund të shfrytëzohet jo vetëm nga strukturat arsimuese, por përmes tij mund t’i bëhet një prerje e thellë regjioneve, ku ka shkolla të larta, sepse aty mund të shikojmë se cili është niveli i papunësisë, cili është niveli i pagimit të punës. Ky është një sistem i monitorimit, i cili do të shfrytëzohet dhe nga resorët e tjerë pas kohe.”

Mbi bazën e 7-8 kritereve nga sistemi i rejtingut, të cilët aktualisht po analizohen në Ministri, do të propozohet sistem për një stimulim financiar të një arsimi me cilësi në universitetet e veçanta. Ministri Ignatov njoftoi se është përgatitur Strategji për studimet shkencore, e cila është dërguar për koordinim në ministritë e financave dhe të ekonomisë, energjetikës dhe turizmit, si dhe deri te përfaqësues të mjediseve shkencore.
Viti i parë nga veprimtaria e Sergjej Ignatovit si ministër i arsimit dhe i shkencës nuk kaloi dhe pa tronditje. Studentë dhe shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave dolën disa herë në protestë kundër buxhetit të pakësuar për arsim dhe shkencë. Por sipas ministrit nga pikëpamja e parave në buxhetin e shtetit, buxheti për arsim dhe shkencë për vitin 2011 është shumë i mirë dhe është në vendin e tretë pas mjeteve për pensione dhe shëndetësi. Mos kënaqësia e shkencëtarëve bullgarë u provokua dhe nga ndryshimet e përgatitura në Ligjin për Akademinë Bullgare të Shkencave.

“Në lidhje me Ligjin për Akademinë Bullgare të Shkencave nuk është e detyrueshme që të gjithë me gëzim të duartrokasin, që të mund të krijohet një financim më transparent dhe prioritar të instituteve shkencore në akademi. Kjo thënie se po e likuidojnë akademinë nuk është e vërtetë. Akademia mbetet dhe unë urova që ajo të mbetet edhe 1000 vjet të tjera. Shumë pak i shikojnë tani anët e mira të ligjit. Ata e mirë është se, ligji përfshin të gjithë akademikët dhe anëtar-korrespondentët në jetën aktive shkencore dhe përgjegjësi për këtë, që po ndodh në fushën e shkencës. Institutet në mënyrë direkt do të marrin paratë dhe do të kenë një buxhet më vete. Kjo është më mirë për ta. Askush nuk do të mbyllë institutet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD