Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në internet bullgarët blejnë kryesish libra

Me përhapjen e teknologjive digjitale dhe me krijimin e rrjeteve sociale lindi një botë krejt e re dhe një pjesë e madhe e përdoruesve të internetit “jetojnë” në të. Në rrjetet sociale njerëzit shkëmbejnë shumë informatë dhe pikërisht rrjetet sociale janë ato, të cilat diktojnë tendencat në treg. Sipas një studimi të “All Channels Communication”-it dhe agjencisë “Noema” rrjetet sociale ndikojnë seriozisht mbi besnikërinë e një konsumatori ndaj ndonjë marke tregtare. Sipas Divill Kulevit, drejtor në “Noema”, bullgarët janë prapambetur nga shtetet e tjera evropiane, në të cilat njerëzit shpesh blejnë ose shesin online. Më i zhvilluar është ky sektor në shtetet skandinave. Zakonisht njerëzit, të cilët jetojnë në shtetet e Evropës Jugore nuk blejnë shpesh në internet, shtoi ai. Një nga këto shtetet është Bullgaria.

“Në internet këtë që e blejnë më shumë bullgarët janë librat – tha Divill Kulevi. Përveç librave, atje bullgarët blejnë ushqim dhe bëjnë porosi turistike. Më shpesh online bëhen rezervime të drejtpërdrejta në hotele, rezervime për produkte të tjera turistike, etj. Disa janë shkaqet, për të cilat bullgarët nuk blejnë shumë në internet. Në vend të parë është shqetësimi se të dhënat e tyre personale mund të shpërdoren nga përdhunues të tjerë të internetit. Duke folur për të dhënat personale, këtu hyjnë llogari bankare, numra të kartave kredie. Për shkak të kësaj frike një pjesë e madhe e bullgarëve, të cilët blejnë në internet drejtohen tek sajte të huaja. Ata janë të mendimit se sajtet e huaja janë më të sigurta. Një mënyrë tjetër shitblerjeje në internet është që vetëm porosia të bëhet online derisa pagimi bëhet në mënyrë tjetër – për shembull pagimi kryhet në momentin e furnizimit ose parat dërgohen me anë të postës.”

Ka edhe njerëz, të cilët nuk blejnë në internet sepse dëshirojnë më parë të shikojnë produktin, vazhdoi zoti Kulev. Nëse produkti është një libër, ky problem nuk ekziston, por në se bëhet fjalë për rroba ose këpucë, gjërat janë ndryshe. Në fotografi mallrat mund të duken mirë, por jo rrallë klientët zhgënjehen kur i marrin në dorë. Shpesh klientët përdorin internet kur dëshirojnë të zgjedhin ndonjë produkt, por kur e pëlqejnë nuk e blejnë online. Preferojnë të shkojnë në ndonjë dyqan. Zakonisht bullgari blen në internet gjërat të vogla, të cilat nuk kushtojnë shumë para. Pavarësisht se akoma bullgarët nuk blejnë shpesh në internet interneti është një nga faktorët kryesorë për zgjedhjen e ndonjë malli – tregon studimi. 55% të konsumatorëve te ne blejnë ndonjë produkt pasi kanë mësuar për të ë internet. 44% të njerëzve, të cilët nuk hyjnë në hapësirën e internetit këshillohen me miq të vet, të cilët kanë akses në rrjetin global. Sipas të dhënave të statistikës 52% të bullgarëve përdorin internet dhe 76% prej tyre kanë profil në Facebook.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD