Nga 17 deri më 21 nëntor në Akademinë kombëtare për art teatror dhe filmor dhe në galerinë “Depoja” në Sofje u zhvillua edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar të studentëve “Këndesi i mëngjesit”. Në programin e konkursit u treguan 50 filma me metrazh të shkurtër – artistikë, dokumentarë dhe të vizatuar, vepra të studentëve. Programi i posaçëm “Fokusi amerikan” përfshinte projektime të filmave të studentëve nga universitete të ndryshme të SHBA-së. Organizatorë të festivalit janë Fondacioni amerikan për Bullgarinë dhe Akademia kombëtare për art teatror dhe filmor. Para mikrofonit të Radio Bullgarisë drejtori programor i fondacionit Aleksej Hristov tha:
“Gjatë vitit 2004 filluam të punojmë me Fondacionin amerikan për Bullgarinë. Një nga programet tona të para ishte për financim të projekteve të studentëve për filma dhe vitin tjetër krijuam festivalin “Këndesi i mëngjesit”. U financuan mbi 40 projekte dhe gëzohemi shumë se gjatë vitit të dytë të programit tonë shteti bullgar filloi gjithashtu ta mbështetë nismën nëpërmjet fondit “Kultura”. Kështu i ndihmojmë të rinjtë në Bullgari të krijojnë filma. Për herë të parë kishte një program ndërkombëtar në edicionin e tretë të festivalit. Atëherë morën pjesë studentë nga Greqia, Turqia, Rumania dhe Serbia. Vitin tjetër përfshimë Kroacinë dhe Shqipërinë. Këtej e tutje kemi mysafirë studentë dhe pedagogë nga këto shtete.”
Shumë nga pjesëmarrësit në festivalin “Këndesi i mëngjesit” pastaj përfshihen në prodhime të ndryshme televizive dhe filmore. Një shembull për këtë janë filmat bullgarë “Misioni Londra” dhe “Shtëpi prej qelqi”. Sipas Aleksej Hristovit festivali bëhet një forum të Evropës Juglindore, ku të rinjtë mund të takohen, të shkëmbejnë përvojë dhe ide, të shohin punën e kolegëve të tyre, të vlerësojnë vendin e vet në Artin e shtatë. Ja se çfarë tha Emiljo Leka – student nga Tirana, për pjesëmarrjen e tij në festival.
“Kuptohet se është e dobishme për secilin që merret me filma. Festivali është njëlloj vlerësimi të punës tënde, për këtë se ke kapur diçka dhe ke njoftuar për të. Besoj se kjo është e nevojshme dhe është një stimul për çdo njeri që merret me art – për skulptorët, piktorët, shkrimtarët. Pjesëmarrja në forume të tilla dhe çmimet në to janë një shenjë se nuk ke punuar kot.”
© Foto: Anna Kapitanova
Filmi i Emiljos “Play, stop” na çon në jetën e përditshme të një shitësi të stolisjeve në qendrën e Tiranës, i cili përpiqet të bëjë një gjë me kuptim, por pandërprerë është shqetësuar nga njerëzit, që e shfrytëzojnë si zyrë informacioni. Po të doni të mësoni më shumë për pjesëmarrjen e filmave shqiptarë në Festivalin studentor “Këndesi i mëngjesit”, klikoni AUDIO!
Shumica e titujve të paraqitur në festival tregojnë problemet e rinisë sot, dhe kjo është e kuptueshme duke marrë parasysh kizën. Madje në varfëri, në jetën plot me probleme mund të gjesh një rrugë të denjë për veten tënde, në qoftë se i ndjek ëndrrat e tua. I tillë është mesazhi i filmit “Benxhamin” të Matija Vukshiçit nga Kroacia, i cili fitoi çmimin e madh. Në të një djalë rom ka gjetur këtë rrugë në grupin hip-hop.
© Foto: prof. Atanas Kënçev
“Kjo është pjesëmarrja ime e parë në festival. Jam i kënaqur se fitova çmimin në sajë të filmit dokumentar” – tha Matija. Milena Kaleva nga Akademia kombëtare e artit teatral dhe filmor me “Unë, ti dhe asnjë tjetër” mori çmimin për filmin më të mirë bullgar. Neriman Eldem nga Turqia mori çmimin e kryetrarit të jurisë. U dhanë çmime për regji, skenar, mjeshtëri operatori, montazh. Organizatorët e festivalit kanë ambicie ta bëjnë udhëtues, për ta parë më shumë njerëz. “Këndesi i mëngjesit” në fshatra – një format i tillë i festivalit, sipas zotit Hristov, do të ketë sukses. “Nuk do të jetë shtrenjtë të vendosim në makinë një proektor, DVD player dhe një ekran dhe të nisemi.”
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova dhe Anna Kapitanova
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..