Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Greqia zhvillojnë marrëdhëniet e tyre megjithë krizën

Presidenti i Greqisë Karolos Papuljas (majtas) bëri një vizitë zyrtare në Sofje me ftesë të homologut të tij bullgar Georgi Përvanov
Foto: BTA
Në kontekstin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira fqinjësore presidenti i Greqisë Karolos Papuljas bëri një vizitë dyditore zyrtare në Sofje me ftesë të homologut të vet bullgar Georgi Përvanov. Ja dhe theksat në bisedimet e tij me burrat bullgarë të shtetit.

Bashkëpunimi në fushën e energjetikës, hapja e pikave të reja kalimtare në kufirin bullgaro grek, partneriteti tregtar midis Bullgarisë dhe Greqisë – këto ishin disa prej temave kryesore gjatë takimeve institucionale të Karolos Papuljas në Sofje me mikpritësin e tij Georgi Përvanov dhe me kryeministrin Bojko Borisov. Miku vuri në dukje se bashkëpunimi me Bullgarinë në fushën e energjetikës ka një rëndësi strategjike për Greqinë, kurse Georgi Përvanov konkretizoi se pavarësisht nga kriza duhet të vazhdojë ndërtimi i lidhjes së sistemeve të transportimit të gazit të dy vendeve pranë Dimitrovgrad - Komotini, si dhe të terminalit të gazit të lëngëzuar. Ky projekt, i cili do të diversifikojë furnizimet e gazit natyror për Bullgarinë është më se aktual tani me afrimin e dimrit. Le të rikujtojmë se gjatë muajit janar të vitit të kaluar Bullgaria pësoi më shumë dëme nga lufta e gazit midis Moskës dhe Kievit për shkak të varësisë së saj pothuaj 100 për qind nga gazi rus.

Kjo që bëri përshtypje është se për herë të parë nga disa vite me radhë gjatë takimeve bullgaro greke të nivelit të lartë nuk u bë fjalë për naftësjellësin Burgas – Aleksandrupolis, një projekt i përbashkët i Sofjes me Athinën, me pjesëmarrjen e Rusisë, i cili duhet të transportojë naftë ruse nga porti në Burgas pranë Detit të Zi deri në Aleksandrupolis pranë Detit Egje. Mospërmendja diplomatike e këtij projekti mjaftë të reklamuar i detyrohet faktit se sipas Ministrisë së mjedisit rrethues dhe një sërë organizatash joqeveritare, naftësjellësi do të ketë ndikim të dëmshëm nga pikëpamja ekologjike, sepse parashikohet që ai të kalojë përmes territoreve të mbrojtura ekologjike bullgare. Për këto shkaqe para pak kohe kryeministri Bojko Borisov shprehu dyshime sa i përket realizimit të projektit të tanishëm të naftësjellësit.

Karolos Papuljas diskutoi me bashkëfolësit e vet mundësitë për hapjen e pikave të reja të kalimit kufitar midis Bullgarisë dhe Greqisë. Të gjithë ishin të mendimit se duhet të aktivizohet puna rreth hapjes së pikave “Makaza”, “Rudozem – Ksanthi”, “Avren – Mirtiski” dhe “Gorna Arda – Paranesti”, të cilat do të lehtësojnë kontaktet ekonomike dhe sociale midis dy vendeve.

“Greqia është një prej partnerëve tanë kryesorë sa i përket shkëmbimit të mallrave dhe investimeve dhe me kënaqësi konstatuam se kriza nuk ka çuar deri në tronditje serioze në këtë drejtim, por përkundrazi, megjithë krizën është rritur rryma turistike në të dyja drejtimet”, deklaroi presidenti Georgi Përvanov, duke u ndaluar mbi marrëdhëniet ekonomiko tregtare midis Sofjes dhe Athinës. Kjo pozitë e tij u përkrah si nga Karolos Papuljas, ashtu dhe nga pjesëmarrësit në forumin bullgaro grek të biznesit, i cili u organizua në kuadrin e vizitës së presidentit grek. Sa për marrëdhëniet në kuadrin e BE-së Papuljas ripohoi akoma një herë se Bullgaria mund të shpresojë te përkrahja e Greqisë për aderimin e saj në hapësirën e Shengenit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD