Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazsjellësi “Rryma Jugore” do të jetë me dobi mbarevropiane

Gjatë vizitës së kryeministrit rus Vlladimir Putin në Bullgari u nënshkrua një marrëveshje për krijimin e pjesës bullgare të gazsjellësit “Rryma Jugore”
Foto: Tanja Harizanova
Sofja dhe Moska nënshkruan marrëveshje për krijimin e pjesës bullgare të gazsjellësit “Rryma Jugore”. Kjo u bë gjatë vizitës së kryeministrit rus Vlladimir Putin në Bullgari në fundin e javës së kaluar. “Dua të nënvizoj se projekti “Ryma Jugore” është i rëndësishëm për tërë Evropën. Franca dhe Italia tashmë janë pjesëmarrës në këtë projekt, kompani nga Evropa Perëndimore janë gati ta bëjnë të njëjtën” – tha Vlladimir Putin gjatë konferencës së shtypit pas bisedimeve zyrtare. Nga ana e vet, kryeministri bullgar Bojko Borisov saktësoi se dokumentet e nënshkruara janë koordinuar me komisionerin evropian të energjetikës Gjunter Jotinger.

“Eja çfarë ofrojmë – tha Vlladimir Putini. – Të ndërtohet një sistem tubash nga bregdeti rus deri në bregun bullgar të Detit të Zi. Ai do të sigurojë furnizimin e drejtpërdrejt dhe të qëndrueshëm të Bullgarisë dhe të Evropës Jugore dhe kështu rreziqet e transitit do të minimalizohen. Duke folur për dobinë materiale të Bullgarisë ajo është e dukshme. Sot Bullgaria merr nga Rusia rreth 600 miliona dollarë për transitin e gazit. Në se “Rryma Jugore” realizohet shteti bullgar do të marrë pothuaj 2,5 miliardë dollarë.”

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme qeveritë e ardhshme bullgare do të marrin më se 2 miliardë dollarë çdo vit – komentoi kryeministri Borisov. – Po punojmë edhe për realizimin e projektit evropian “Nabuko”. Kështu që Bullgaria në të vërtetë do të bëhet qendra e gazit në Ballkan.”

Gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm do të bëhet e qartë çfarë do të jetë vlera e përgjithshme e “Rrymës Jugore”. Me të gazi rus do të arrijë tek Bullgaria dhe nga territori ynë rruga do të ndahet - përmes Greqisë deri në Italinë dhe përmes Serbisë, Kroacisë dhe Hungarisë deri në Austrinë. Gazsjellësi duhet të jetë gati deri më 31 dhjetor të vitit 2015. Ai do të transportojë 5 herë më shumë gaz sesa është sasia që po transportohet përmes Bullgarisë. Presidenti i “Gazprom”-it Aleksej Miler tha se në etapën e parë “Gazprom”-i është gati vetë të financojë punën e përbashkët. Në këshillin drejtues do të marrin pjesë 5 veta – tre bullgarë dhe dy rusë.

“Bullgaria është partnere shumë e rëndësishme për realizimin e projektit “Rryma Jugore” sepse është shteti i parë pas tubacionit nëndetar, i cili do të kalojë nën Detin e Zi – komentoi para gazetarëve Aleksej Miler. – Sot “Rryma Jugore” bëri hapën e saj të parë në Evropë.”

Ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov tha para gazetave se sipas Komisionit Evropian nuk duhet të krijohen pengesa para realizimit të projektit “Rryma Jugore”. “Sepse për ne “Rryma Jugore” është njëfarë diversifikimi – shtoi ministri Trajkov. Nuk duhet të humbim çfarë do qoftë mundësi për diversifikim, posaçërisht në se ajo është lidhur me interes financiar për Bullgarinë.

Gjatë takimit ishte diskutuar edhe ndërtimi i centralit bërthamor “Belene”. “Jemi gati të kreditojmë dhe të investojmë në këtë projekt” – tha para gazetarëve shefi i korporatës “Rosatom” Sergej Kirienko. Në këtë etapë ministri Trajkov tha se vlera e shpallur nga ana ruse për këtë projekt – 6,3 mrld euro nuk është e pranueshme për palën bullgare.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD