Sipas të dhënave të Komisionit Evropian rreth 50% të evropianëve përdorin internet me cilësi të lart. Për Bullgarinë shifra është 21%. Në të njëjtën kohë vetëm 7 për qind të përdoruesve të internetit e përdorin tregtinë elektronike për blerje jashtë shtetit të tyre. Problemi kryesor është mungesa e mirëbesimit. 39% të njerëzve nuk mendojnë se përdorimi i internetit është i parrezikshëm. Sipas të dhënave 27% të bullgarëve gjithashtu mendojnë se blerja në internet sjell njëfarë rreziku.
Aktualisht çfarë është gjendja e tregut bullgar të internetit dhe si ndërtohet mirëbesimi në të?
Në hapësirën bullgare të internetit ka disa sajte të mëdha për tregti “online” dhe gjithnjë e më shumë faqe të vogla interneti, për të cilat askush nuk mund të japë informatë konkrete – sa janë këto faqe dhe çfarë është qarkullimi i mjeteve të tyre. Është kështu sepse mungon një sistem për mblidhen e të dhënave. Në të njëjtën kohë Asociacioni i Tregtarëve Elektronikë nuk e ka përvojën e nevojshme. E-Akademia, e cila merret me trajnimin e kuadrove për industrinë digjitale, përpiqet të analizojë tendencat dhe t’i japë përgjigje pyetjes pse në Bullgari tregtia elektronike nuk është aq e zhvilluar si në shtetet e tjera të Evropës Qendrore dhe Perëndimore.
Në Bullgari vetëm 8% të përdoruesve të internetit përdorin tregtinë elektronike. Çfarë do të thotë kjo?
“Kjo do të thotë vetëm një gjë – ka potencial të madh për zhvillimin e tregut – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Pllamen Rusev – kryetari i E-Akademisë dhe organizator i ekspozitave të industrisë digjitale Webit. Disa janë elementet kryesore, të cilat e përbëjnë bazën për zhvillimin e tregtisë elektronike. Në vend të parë është ekzistenca e infrastrukturës, d.m.th. lidhje me rrjetin, në vend të dytë është mundësia e pagimit me karta debiti dhe karta krediti dhe në vend të tretë është furnizimi. Dhe kushti i detyrueshëm është mirëbesimi. Askush nuk do të japë para në se nuk ka mirëbesim në sajtin konkret. Në Bullgari përdoruesit e internetit bëhen gjithnjë e më shumë, cilësia e lidhjes së internetit gjithashtu po rrit. Shumica e këtyre njerëzve disponojnë me karta krediti ose debiti dhe me siguri furnizimet në Bullgari janë të zhvilluara mirë. Kemi të gjitha kushtet e nevojshme dhe tani duhet të punohet vetëm për rritjen e mirëbesimit. Kështu do t’i arrijmë përmasat e zhvillimit të tregtisë “online” të shteteve të Evropës Qendrore dhe Perëndimore.”
Pse bullgari nuk ka mirëbesim në tregtinë elektronike?
“Mirëbesimi ndërtohet me kalimin e kohës – shpjegoi Pllamen Rusevi, i cili është anëtar i Këshillit Konsultativ pranë Ministrisë së Transportit, Teknologjive Informative dhe Komunikimeve. – Në tregun bullgar ka sajte të cilat kanë dëshmuar se punojnë mirë. Këto janë dyqane elektronike, të cilat punojnë me sukses tashmë disa vjet. Gjithnjë e më shumë janë firmat, të cilat kërkojnë realizimin e produkteve ose shërbimeve të veta në hapësirën elektronike. Kjo tendencë me siguri do të rritet shumë gjatë 1-2 vjetëve të ardhshme. Duke folur për tregtinë elektronike nuk bëjmë përjashtim nga shtetet e tjera të Evropës Juglindore dhe nuk mendoj se jemi prapambetur.”
Çfarë blejnë më shpesh bullgarët në internet? Bëhet e qartë se mallrat që blihen më shpesh “online” janë librat. Kohët e fundit zhvillohet edhe tregtia e rrobave.
A realizohen shitje interesante dhe çfarë është dobia për ekonominë bullgare nga tregtia elektronike?
“Kohën e fundit një nga shitjet më të mëdha elektronike ishte shitja e një malli për 4 milionë e gjysmë paundë. Shitblerja u realizua në eBay, ku zakonisht shitësi dhe blerësi nuk njohin njëri-tjetrin. Kjo është provë se shteti mund të marrë informatë për gjithçka që shitet në hapësirën elektronike. Këto janë shitblerje reale, të cilat janë pjesë e ekonomisë së të gjitha shteteve evropiane. Mund të marrim informatë për të gjithën që ndodhet në internet – çfarë janë mallrat që shiten, çfarë janë nivelet e shitblerjeve ose çfarë janë prognozat për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, çfarë janë çmimet dhe zbritjet. Sepse kjo ekonomi nuk është një ekonomi joformale, tendencat në të janë të dukshme dhe mund t’u adaptohen lehtësisht sfidave të krizës.”
Njerëzit nga BE-ja, të cilët blejnë në internet, në këtë numër janë edhe bullgarët, ankohen sepse shpesh mallrat mbërrijnë me vonesë ose dërgohen të tilla, që ndryshohen nga mallrat e porositura. Ky ishte shkak që BE-ja të ndërmarrë masa për mbrojtjen e konsumatorëve duke botuar një manual me këshilla praktike.
“Do t’ju japë një shembull nga jeta e përditshme. Ka shumë raste në të cilat kam blerë nga dyqani produkte me cilësi të ulët. Me siguri ka dyqane, në të cilët blini shpesh dhe ka të tilla, në të cilat nuk hyni fare, sepse dini se mallrat atje janë të shtrenjtë apo jo të mira. Është kështu edhe me tregtinë “online” – shpjegoi Pllamen Rusev. Eja pse flasim për mirëbesim.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..