Ekonomia e “gjelbër”, energjetika“e gjelbër”, ndërtimi“i gjelbër”, vende pune “të gjelbra” – këto janë tema që gjithnjë e më shpesh diskutohen. “Mendimi i gjelbër” pak nga pak e pushton njeriun në dëshirën e tij për zhvillimin e qëndrueshëm.
Në Bullgari interesi ndaj “arkitekturës së gjelbër” ende është vetëm teorik. Në praktikë përdoren vetëm disa teknika për kursimin e energjisë që janë të përhapur në BE. Pikërisht BE-ja i bën hapat më të guximshme në këtë drejtim. Sipas ndryshimeve të Direktivës për ndërtesat që kursejnë energji deri në vitin 2020 të gjithë ndërtesat në Evropë duhet të jenë me përdorim zero të energjisë së burimeve tradicionale. Për ndërtesat administrative afati është deri në vitin 2018. Domethënë ndërtesat duhet të ndërtohen kështu që të përdoren sasi minimale të energjisë dhe vetë ta sigurojnë këtë energji duke përdorur burime të ripërtërishme si dielli, era, ujëra gjeotermale etj.
Për të tashmen dhe për të ardhmen e “arkitekturës së gjelbër” na tregonin dy arkitektë të rinj bullgarë, që po punojnë në Vjenë – arkitekt Boris Enev dhe arkitekte Evgenija Hodkeviç.
Para mikrofonit të Radio Bullgarisë ark. Enev shpjegoi se kursimi i energjisë është vetëm një nga aspektet e “arkitekturës së gjelbër”. “Gjëja e dytë është ashtuquajtura “energji gri” – d.m.th sa energji konsumohet për prodhimin dhe transportimin e një materiali ndërtimi. Dhe balanca e këtyre gjërave – konsumimi i energjisë së ndërtesës, plus energjia për ndërtimin, transportimin dhe riciklimin e materialeve pas përfundimit të jetës së godinës – këto janë gjërat që tregojnë a është “e gjelbër” një ndërtesë ose jo. Aktualisht në Bullgari s’ka “arkitekturë të gjelbër” në këtë kuptim. Mirëpo po rrit interesi i investitorëve ndaj shtëpive me konsumim minimal të energjisë. Më shpesh bëhet fjalë për shtëpi familjare.”
Sipas Evgenija Hodkeviç “shtëpia e gjelbër” është shtëpia, e cila e dëmton sa është e mundshme më pak mjedisin. Një nga aspektet e “arkitekturës së gjelbër” është ndërtimi prej materialeve natyrore – dru, kashtë, baltë. Mirëpo në Bullgari ekzistojnë bile pengesa ligjore për përdorimin e tyre në ndërtim, pohon zonja Hodkeviç. “Aktualisht druri nuk përdoret fare për ndërtimin e konstruksioneve mbajtëse. Në universitetet bullgare studentët në fushën e inxhinierisë së ndërtimit nuk studiojnë si të llogarisin një konstruksion mbajtëse druri. Dhe kjo është pengesë për përdorimin praktik të këtij materiali. Përveç kësaj legjislacioni bullgar nuk lejon që druri të përdoret për konstruksione mbajtëse dhe për pjesët më të rëndësishme për ndërtimin një godine. Më shpesh përdoren betonarme ose konstruksione metali. Në shumë shtete të tjera nuk është kështu dhe druri përdoret për ndërtimin e shtëpive, shkollave kopshteve për fëmijë. Kështu atmosfera për fëmijët është shumë e këndshme dhe nga ana tjetër fëmijët mësohen me këtë material dhe në të ardhmen në se vendosin të ndërtojnë shtëpi të veta, ata do të orientohen te druri si material i preferuar. Ndërtesa të tilla ka në Hungari, Kroaci, Çeki. Në Gjermani dhe në Zvicër druri është materiali më i preferuar për ndërtim.”
Një aspekt tjetër i ndërtimit “të gjelbër” janë çatitë dhe fasadat e gjelbra – d.m.th. të mbuluara me gjelbërim.
“Ideja është në këtë se sipërfaqja e gjelbër e asgjësuar për shkak të ndërtimit të mund të shfaqet përsëri disa kate më sipër, mbi çatinë e godinës. Ose mbi fasadën, shpjegoi arkitektja Hodçeviç. Kohët e fundit te ne rritet interesi ndaj çative dhe fasadave të gjelbra. Në Bullgari tashmë punojnë firma të specializuara për gjelbërim të këtij lloji.”
Ka qytete si Torontoja, për shembull, në të cilat gjelbërimi i çative të ndërtesave që po ndërtohen është i detyrueshëm. Sipas ligjit atje të paktën 50% të sipërfaqes së çatisë së ndërtesave banimi dhe mes 20% dhe 50% të sipërfaqes së çatisë së ndërtesave administrative dhe industriale duhet të mbulohet me bimë. Në fakt më shumë traditë dhe përvojë në këtë sferë kanë shtetet evropiane, posaçërisht Gjermania, Austria dhe Zvicra. Në shumë raste pushtetet vendore mbulojnë 50% të vlerës së çative të gjelbra. Këto lëndina artificiale janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike të qyteteve dhe e ndikojnë në mënyrë shumë të mirë klimën e megapolisave duke pastruar ajrin nga oksidi i karbonit.
Sipas të dy bashkëbiseduesve tanë “arkitektura e gjelbër” është diçka më shumë se tendencë e modës.
“Jam i bindur se e ardhmja është në “arkitekturën e gjelbër”, tha arkitekti Enev. E ardhmja e kësaj fushe është lidhur me programet e ashtuquajtura “20-20-20” të BE-së për pakësimin e emetimeve të dëmshme të qytetërimit. Flasim jo për ndërtesa të qëndrueshme, mirëpo për tërë qytete të qëndrueshme. Në shtetet arabe tashmë ekzistojnë shembuj për këtë. Atje në të vërtetë eksperimentohet. Bëhet fjalë për këtë si përdoren resurset që po sosen. Do të ketë një arkitekturë me materiale ultramoderne, e cila do të jetë “e gjelbër” sepse do të jetë shumë efektive nga pikëpamja e përdorimit të energjisë. Resurset dhe materialet do të përdoren në një mënyrë shumë të mirë.
Sot shans për “arkitekturën e gjelbër” është fakti se godinat që kursejnë energji rikthejnë shpejt investimet e veta me anë të llogarive të ulëta të energjisë së konsumuar. Në Bullgari për ashtuquajturat “ndërtesa pasive” me konsumim zero të energjisë ka lehtësime tatimore për disa vjetet e para. Njerëzit, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë izolimin e ndërtesave të vjetra mund të përdorin kredi me interes të ulët nga Fondi për efikasitetit energjetik. Mirëpo sipas bashkimit joqeveritar “Grupi informativ për ndërtesa pasive Bullgaria” (www.passive.bg), këta stimuj nuk janë të mjaftueshëm.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..