Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prevenca e kriminalitetit – siguri më e madhe për qytetarët

“Duhet ta minimizojmë kriminalitetin dhe kjo bëhet me prevencë”, është kategorik ministri i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov
Foto: BGNES
“Prevenca reale e kriminalitetit është shumë e rëndësishme që të mos krijohen premisa për kryerjen e krimeve të rënda në një periudhë më të vonë” – tha ministri i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov në forumin “Prevenca e kriminalitetit nëpërmjet partneritetit – strategji për siguri më të madhe të qytetarëve”, që u mbajt në Sofje me bashkëveprimin e fondacionit “Konrad Adenauer”. Lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit është një nga prioritetet e qeverisë bullgare. “Duhet ta minimizojmë kriminalitetin dhe kjo bëhet me prevencë”, është kategorik ministri Cvetanov. Sipas tij kjo do të thotë një politikë informative dhe punë me prindërit dhe të gjithë qytetarët. Prevenca e kriminalitetit nuk duhet të jetë një punë vetëm e MPB-së, theksoi Cvetanovi dhe dha një shembull me blerjen e metaleve të vjedhura, një problem që ekziston prej 20 vjetëve dhe është një premisë dhe për krim të organizuar.

“Aktualisht në Bullgari ka 2400 pika të licencuara për blerje të metaleve me ngjyrë – saktësoi ai. – Nuk mund të vëmë në çdonjërën prej tyre një polic që të kontrollojë se çfarë sillet atje – kabllo ose sende të tjetra prej metali, me vjedhjen e të cilave i janë shkaktuar dëme infrastrukturës së shtetit. Me bazën e tanishme normative nuk mund të merren masa kundër këtij krimi. Çfarë mund të jetë veprimi preventiv nga ana e ligjvënësit? Në vend të parë të pakësohet numri këtyre pikave për blerje të metaleve me ngjyra, jo më shumë se 400 në tërë vendin. Nuk ka një vend tjetër anëtar të BE-së, ku një person fizik mund të sjellë një binar në pikën për blerje të metaleve dhe ta shesë atje. Ky send është një pjesë e infrastrukturës së shtetit dhe ky person nuk ka një mënyrë tjetër ta marrë binarin, përveç ta vjedhë. Duhet të ketë një angazhim të vërtetë edhe të vetë firmave që kanë licencë për të blerë metale.”

Cvetanovi shtoi se organet e MPB-së bëjnë gjithçka të mundur për të kufizuar kriminalitetin, përfshi vjedhjet në shtëpitë e njerëzve. Por duhet që arsimi, shkolla dhe mjedisi familjar të vënë themelet e prevencës. Ministri i brendshëm theksoi se MPB-ja merr të gjitha masat e domosdoshme për të kufizuar përhapjen e narkotikëve ndër fëmijët dhe të rinjtë. Ai dha një shembull se ditët e fundit u kapën 15 kg heroinë në pikëkalimin kufitar “Kapitan Andreevo” dhe 10 shitës të drogës në territorin e Sofjes.

Autore: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD