© Foto: Veneta Pavllova
Me kalimin e Bullgarisë drejt shoqërisë së lirë të tregut u bëmë dëshmitarë të një kalimi të stuhishëm - më tepër nëpër qytetet e mëdha, rreth bregut të detit dhe në vendpushimet malore. Në disa vende ndërtimi i ri ngushtoi mundësitë për gjelbërim, sheshe për fëmijë, shëtitore. Ky problem, karakteristik dhe për vendet e tjera, qe mes temave të 2 ngjarjeve ndërkombëtare , organizuar nga Lidhja e arkitektëve bullgarë më 25 dhe 26 tetor së bashku me Këshillin e arkitektëve në Evropë: takimi “Arkitektura dhe cilësia e jetës” dhe konferenca “Arkitektura përgjegjëse - sfidë dhe mundësi për profesionin”. “Me rëndësi është të shikojmë se cilat nga aspektet e organizatës dhe të hapësirës qytetare i janë të nënshtruar ndikimit arkitekturor” - tha për Radio Bullgarinë docentja Elena Dimitrova, një përfaqësuese bullgare në grupin e punës “Probleme qytetare” pranë Këshillit të arkitektëve në Evropë. Dhe akoma:
“Disa prej tyre janë të lidhura me organizatën e mjedisit të banesave, me këtë se cilat janë mundësitë të lëvizim në një ose në tjetër drejtim, të komunikojmë në hapësirat publike qytetare, të disponojmë me një mjedis të plotë vlefshëm për arsim, por po kështu dhe për pushim, me mjaft gjelbërim. Në këtë rast bëhet fjalë për një diskutim të madh në grupin e punës “Probleme qytetare” për treguesit, përmes të cilëve mund të masim një mjedis me cilësi jetik, të krahasojmë mjedisin në qytetet e ndryshme, të dimë se drejt çfarë synojmë.”
Sipas arkitektes Elena Ivanova mjedisi me cilësi urban krijohet me respektimin e parimeve shkencore në këtë fushë. Dhe akoma: me një pjesëmarrje aktive të të gjithë të interesuarve: qytetarë, institucione, biznes. Me vizionin shoqëror për këtë se si duam që të jetë qyteti ynë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..