Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Së bashku në klasë” – kujdes i posaçëm ndaj fëmijëve problematikë në shkolla

Foto: www.zaednovchas.bg
Shumica e mësuesve bullgarë janë përkrahës të metodave pasive të mësimit. Shumë prej tyre janë edhe të moshuar – vetëm 7% të mësuesve në Bullgari janë në moshë nën 30 vjeç. Nga ana tjetër shumë prej nxënësve në Bullgari vijnë nga familje të varfra dhe nuk kanë mundësi të barabarta për arsim cilësor. Ata kanë nevojë për ndihmë të posaçme. Për të ndihmuar për kapërcimin e tendencave negative në sistemin tonë arsimor, organizata joqeveritare “Së bashku në klasë” do të punojë me mësues, të cilët kanë dëshirë t’i motivojnë nxënësit që të zhvillojnë potencialin e vet.

“Së bashku në klasë” është krijuar me përkrahjen financiare të fondacionit “Amerika për Bullgari” Buxheti i asociacionit për 3 vjetet e para të veprimtarisë së tij është 2 milionë dollarë. Në fillimin e muajit nëntor organizata joqeveritare fillon të mbledhë kandidatë, të cilët do të kalojnë një trajnim të posaçëm. 30 njerëzit e parë, të cilët do ta kalojnë këtë trajnim do të fillojnë të punojnë në shkollat bullgare gjatë vjeshtës së vitit 2011 dhe do të bëhen mësues të nxënësve në tërë shtetin. Paga e tyre do të jetë si paga e njerëzve të tjerë që punojnë në kompani ndërkombëtare dhe përveç kësaj ata do të kenë mundësi të përdorin falas apartament, ku do të banojnë.

“Duke folur për një afat të shkurtër mësuesit tanë të rinj do të punojnë në sfera të ndryshme, në shkollat ku ka një nevojë më të ashpër për mësues të motivuar – shpjegoi Evgenija Peeva, drejtorja ekzekutive e organizatës “Së bashku në klasë”. Në një plan afatgjatë këta mësues do ta ndihmojnë zhvillimin e arsimit, pavarësisht nga kjo në cilën sferë do të vazhdojnë të punojnë në të ardhmen. Mënyra e punimit e organizatës “Së bashku në klasë” është në bazën e një modeli amerikan, i cili po aplikohet në 14 shtete në tërë botën nëpërmjet rrjetit amerikan “Teach for all”. Gjëja më e rëndësishme në këtë model është krijimi i aftësive të liderëve te njerëzit e rinj, me të cilët ai punon. Kështu “Së bashku në klasë” e garanton përvetësimin e aftësive për punë me nxënës dhe i ndihmon njerëzit e rinj të marrin kualifikim suplementar për përdorimin e praktikave innovative në klasë. Kështu, nga ana e vet, nxënësit do të zhvillojnë potencialin e tyre në mënyrë më të mirë. Mësuesit tanë do të mund të përdorin shërbimet e konsulentëve të ndryshëm, të cilët punojnë në organizata të tjera që janë partnere të organizatës sonë.

Nisma e organizatës “Së bashku në klasë” realizohet me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Shkencës. “Kjo nismë është drejtuar te zhvillimi i shkollës bullgare – komentoi ministri i arsimit Sergej Ignatov. – Kjo nismë e rrit autoritetin e profesionit të mësuesit dhe jam i bindur se do ta rritë edhe interesin e të rinjve që të bëhen mësues. Ministria bashkëpunon për zhvillimin e nismës me arsimimin e njerëzve të rinj në universitetet bullgare. Në të vërtet sistemi i arsimit në Bullgari ka nevojë për njerëz që adaptohen me lehtësi. Metodika në fjalë i ndihmon mësuesit që të zhvillojnë cilësi lideri, të kenë mundësi të zgjidhin probleme të ndërlikuara dhe me sjelljen e vet t’i stimulojnë nxënësit të bëhen më fleksibil dhe më dinamikë. Në shkollat bullgare dituritë që i përvetësojnë nxënësit janë teorike, mirëpo ato nuk u përgjigjen ndryshimeve dinamike në jetën tonë të përditshme.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD