Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo një bullgar i tretë ka problem me sytë

Një vizitë te mjeku mund të evitojë një sëmundje serioze të syve.
Foto: BGNES
Sipas të dhënave të Organizatës botërore të shëndetësisë 314 milionë veta në botë kanë probleme me të parit. 45 milionë prej tyre janë të verbër. Sipas Shoqatës bullgare të oftalmologëve, te ne invaliditeti fillestar për shkak të verbërimit është pakësuar gjatë viteve të fundit. Pavarësisht nga kjo, akoma ka shumë probleme të pazgjidhura lidhur me profilaktikun dhe shërimin e sëmundjeve të syve. Kështu për shembull, për shkak të profilaktikës së keqe rreth 30% nga të rinjtë, të cilët kanë përfunduar arsimin e vet të mesëm kanë tanimë një shikim të shkatërruar. Këto dhe akoma të dhëna të tjera i paraqitën mjekët bullgar në lidhje me Ditën botërore të shikimit - 14 tetori, e cila shënohet me pjesëmarrjen e Organizatës botërore të shëndetësisë. Ja se çfarë thotë doktori Veselin Daskallov:

“Sipas të dhënave të Arkës kombëtare të sigurimeve shëndetësore rreth 30 000 janë pacientët, të cilët kanë verbëri. Kurse çdo një njeri i tretë ka një farë problemi me sytë. Ne bullgarët në parim nuk kemi një kulturë shëndetësore-profilaktike. Kjo është lidhur dhe në një shkallë të plotë me sëmundjet e syve. Të ngutur nga angazhimet profesionale dhe veprimtaritë personale, prindërit jo rrallë i lënë pas dore vizitat profilaktike oftalmologjie të fëmijëve të vet. Kurse ata nga ana e tyre nuk njohin rregullat e higjienës së syve, të leximit. Në shumë shkolla drita është më e dobët nga normat e lejueshme, që po kështu dëmton shikimin e fëmijëve. Krahas me këtë fëmijët shpesh herë fshehin ose nuk dinë se si të shpjegojnë se, kanë problem me shikimin. Kështu ai thellohet dhe kur nuk kapet në kohë bëhet kronik. Shumë pak nga prindërit dinë se, është e detyrueshme që t’i shpien fëmijët e vet për vizitë tek oftalmologu përpara se të fillojnë klasën e parë. Kultura e shikimit po kështu është me një rëndësi të madhe. Bullgari i neglizhon këto probleme dhe kërkon ndihmë, kur gjërat janë në një fazë të përparuar, kurse një vizitë profilaktike mund të evitojë një sëmundje serioze. Një problem tjetër është zgjedhja e syzeve. Nuk mund t’i blejmë nga një dyqani jo i specializuar. E njëjta gjë vlen dhe për gjyzlykët dielli. Ato janë të domosdoshme, por me të vërtetë e mbrojnë shikimin vetëm atëherë kur janë të bëra nga materiale me cilësi.”

Katarakti, glaukoma, degjenerimi i makulas dhe traumat e syrit vazhdojnë të jenë shkaqet prijëse për verbërim tek ne, ve në dukje docenti Ruska Hristova, shefe e klinikës në Spitalin universitar “Mbretëresha Joana” në kryeqytet. Dhe shton se, niveli profesional i oftalmologëve bullgarë është jashtëzakonisht i lartë, por pengesat të një karakteri organizativ, me të cilin ndeshen ata krijojnë probleme jo të pakta si për ta, ashtu dhe për pacientët e tyre. Sipas përfaqësuesve të Shoqatës “Shikimi” - një nga organizatat, të cilat gjatë viteve të fundit bënë jo pak për këtë t’i jepet zë problemeve të njerëzve të verbër, shoqëria tonë si tërësi sillet jo mirë ndaj njerëzve me vështirësi të të parit. Akoma ka shumë për t’u bërë për integrimin e njerëzve të verbër në jetën sociale, për afirmimin e kulturës evropiane të tolerancës dhe të mundësive të barabarta. Mjedisi qytetar po kështu është jo mirë i sjellshëm ndaj njerëzve me të meta dhe pjesërisht ndaj atyre me shkelje të të parit. Makinat e parkuara në mënyrë të ngjeshur njëra pas tjetrës, të cilat pengojnë kalimin e qytetarëve në përgjithësi dhe të njerëzve me bastun të bardhë në veçanti. Semaforët akoma të pakët në numër me një sinjalizim me tinguj, mos të qenit etik të disa nga shoferët, vrimat nëpër trotuaret, dhe rrugët në të cilët mund të thyej qafën dhe ai që shikon , janë gjithë probleme të cilat presin zgjidhjen e vet. Krahas me këtë, qenët për personat e verbër janë akoma pak, pavarësisht se nuk mungojnë dhe vullnetarë, të cilët janë angazhuar me arsimin e tyre dhe me trajnimin.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD