Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gatishmëria e Bullgarisë për hyrjen në hapësirën e Shengenit

Në përputhje me marrëveshjet në kuadrin e Shengenit tashmë ka filluar eksploatimi i pesë anijeve për mbrojtje të kufirit tonë detar.
Foto: www.mvr.bg
“Bullgaria është e gatshme teknikisht për hyrjen në hapësirën e Shengenit” – deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë zëvendësministri i punëve të brendshme Pavlin Dimitrov. Janë lidhur 174 marrëveshje me vlerë mbi 170 milionë euro – financim evropian dhe kombëtar, të cilat pritet që deri në fund të vitit 2010 të zbatohen. Në përputhje me marrëveshjet në kuadrin e Shengenit tashmë ka filluar eksploatimi i pesë anijeve për mbrojtje të kufirit tonë detar. Njëri prej tyre – “Obzor”, sipas fjalëve të zëvendësministrit Pavlin Dimitrov, është një anije unikale. Kështu numri i përgjithshëm i anijeve bëhet 13 dhe këto janë anijet më të mira në Evropë. Për kontrollin në lumin Danub deri në fund të nëntorit të këtij viti anijet do të jenë gjashtë.

“Në të njëjtën kohë deri më 5 nëntor të këtij viti duhet të marrim dhe tre helikopterë të rinj, të cilët do të përdoren vetëm për të kontrolluar kufirin tonë të jashtëm me BE-në. Aktualisht po zhvillohen procedurat e domosdoshme për këtë” – tha zëvendësministri Pavlin Dimitrov. Sipas fjalëve të tij deri tanë janë përfunduar gjashtë kontrollime të grupit të punës së Shengenit. Rekomandimet po zbatohen dhe çdo muaj jepen raporte. Kontrolli më i rëndësishëm për gatishmërinë e Bullgarisë do të jetë në fillim të dhjetorit të këtij viti. Ai i përket gatishmërisë së vendit tonë për Sistemin informativ të Shengenit (Schengen Information System – SIS), i cili përbën bazën më të madhe të të dhënave në Evropë në fushën e mbrojtjes së sigurimit të shoqërisë. Sipas fjalëve të Pavlin Dimitrovit nga data 5 nëntor 2010 Bullgaria do ta përdorë këtë sistem.

“Kemi mbi 100 për qind gatishmëri dhe do të mund të përdorim 30 milionë incizime në këtë sistem të vendeve anëtare, vazhdon Pavlin Dimitrov. Ne nga ana jonë do të japim personat e shpallur në kërkim, automjetet. Në këtë lidhje ne ndërmorën ndryshimin domosdoshëm të legjislacionit tonë. Nga ana e gatishmërisë teknike mund të them se jemi të gatshëm. Gjatë disa ditëve të afërta do të hapet dhe byroja bullgare SIRENE (Supplementary Information Request at the National Entries), e cila është zemra e sistemit. Çdo një shtet anëtar i hapësirës së Shengenit ka një byro të tillë. Ajo do të punojë njëzetë e katër orë dhe do të ketë kontakt të pandërprerë me Sistemin informativ të Shengenit.”

Sipas Pavlin Dimitrovit ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Rumaninë dhe Greqinë, në përputhje me konventën e Shengenit. Sidomos me Rumaninë Bullgaria punon shumë aktive në këtë drejtim. Në bazën e marrëveshjeve dypalëshe janë krijuar qendra të kontaktit në Rumani dhe Greqi, gjë që është premisë për një bashkëpunim operativ dhe policor në kuadrin e Shengenit.

Zëvendësministri i punëve të brendshme Pavlin Dimitrov ripohoi se Bullgaria është e gatshme teknikisht për Shengenin: “Për mua më i rëndësishëm është vlerësimi i fundit, i cili do të jepet gjatë dhjetorit të këtij viti sa i përket Sistemit informativ të Shengenit dhe byrosë bullgare, sepse kjo është pjesa finale e përpjekjeve të Bullgarisë. Në qoftë se marrim vlerësim pozitiv mendoj se kjo do të jetë një premisë serioze për hyrjen tonë në Shengen gjatë muajit mars të vitit 2011.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD