Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – Gjermania: dialogu po vazhdon

Kancelarja Angela Merkel u dha një vlerësim të mirë përpjekjeve të qeverisë në sferën ekonomike dhe kryesisht në atë financiare.
Foto: BGNES
Përkrahja politike ndaj aderimit të Bullgarisë në hapësirën e Shengenit dhe tërheqja e investimeve gjermane në vend - këto ishin theksat e vizitës së parë zyrtare të kancelares gjermane të Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel në Bullgari.

Vizita e Angela Merkel vazhdoi jo më shumë se gjashtë orë, por ishte plotë bisedime të rëndësishme politike dhe ekonomike. Ajo u takua me kryeministrin Bojko Borisov dhe me presidentin Georgi Përvanov, i cili ia dorëzoi urdhrin për merita “Stara Pllanina” për shkak të përkrahjes së saj ndaj anëtarësimit të Bullgarisë në BE, pas së cilës Merkel mori pjesë dhe në një forum ekonomik bullgaro-gjerman. Përveç kësaj në Sofje ajo mori titullin e nderit “Doktor honoris kauza” të Universitetit të Ruses.

Kuptohet tema për hyrjen e Bullgarisë në hapësirën e Shengenit pritej me interes të madh. Merkel vuri në dukje se Gjermania do ta përkrahë aderimin tonë në Shengen, por nuk do të vlerësohemi së bashku me Rumaninë. Gjermania do të bëjë një vlerësim të drejtë sa i përket zbatimit të kushteve dhe gjatë muajit nëntor do të shpallet zyrtarisht sa i përket kësaj çështjeje.

“Kuptohet, ne ndjekim me vëmendje përpjekjet e qeverisë bullgare në përgatitjen e Marrëveshjes së Shengenit dhe sidomos luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit. Mendojmë se qeveria ka ndërmarrë hapat e drejtë dhe po nënvizoj akoma një herë se kohët e fundit janë arritur rezultate të konsiderueshme. Për ne është e rëndësishme të mos ketë korrupsion sa i përket nxjerrjes së vizave për njerëzit jashtë Shengenit dhe të respektohet superioriteti i ligjit”, shpjegoi Merkel dhe shtoi se nuk mund të thuhet që tani se çfarë do të jetë vlerësimi i tyre.

Nga ana e vet kryeministri bullgar Bojko Borisov tha: “Desha t’ju siguroj akoma një herë se në qoftë se marrim përkrahjen tuaj gjatë muajit nëntor për aderimin e Bullgarisë në Shengen, vendi ynë do të dyfishojë përpjekjet, që të jemi ai kufi shpresëdhënës i BE-së, që po jemi tani. Me disiplinën tonë të rreptë financiare dhe fiskale kemi garantuar se nuk do ta transferojmë problemin te ju, si fqinjët tanë.”

Gatishmëria e Bullgarisë për aderim në hapësirën ekonomike të Shengenit vlerësohet edhe sa u përket reformave të saj ekonomike. Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë u dha një vlerësim të mirë përpjekjeve të qeverisë në sferën ekonomike dhe kryesisht në atë financiare: “Mendoj se përpjekjet e qeverisë së zotit Borisov për stabilizimin ekonomik kanë dhënë rezultat. Bullgaria, si Gjermania, pësoi dëme të mëdha nga kriza ekonomike. Ekonomia filloi të rimëkëmbet, por e di se sa është e vështirë për njerëzit këtu. Mirëpo desha të nënvizoj shprehimisht se Bullgaria ndjek një politikë solide financiare, e cila siguron stabilitetin e domosdoshëm në hapësirën evropiane.”

Investimet gjermane dhe përmirësimi i lidhjeve tregtare, çështjet e energjetikës - këto ishin temat e diskutuara në forumin bullgaro-gjerman të biznesit në Sofje. 3,4 miliardë euro – kjo u konstatua si rezultat i marrëdhënieve tregtare dypalëshe gjatë vitit të kaluar, që është me një të treta më pak në krahasim me vitin e mëparshëm. Gjermania vazhdon të jetë në vendin e tretë sa u përket investimeve direkte – afro 700 milionë euro për vitin e kaluar. Mirëpo Sofja dëshiron që këto investime të rriten. 93 për qind e firmave gjermane, të cilat janë investuar në vend, do të zgjidhnin përsëri Bullgarinë në realizimin e qëllimeve investuese, u deklarua në forum. Atëherë, cilat janë pengesat?

Si një element negativ të klimës bullgare të investimeve partnerët gjermanë konstatojnë mungesën e sigurimit juridik për investimet e tyre. Sistemi gjyqësor nuk është i sigurt. Lë për të dëshiruar dhe në sferën e së drejtës ndërkombëtare. Ka nevojë për më shumë transparencë dhe efikasitet, që të mos ndeshen investitorët gjermanë me burokraci.

Sipas kancelares gjermane qeveria duhet të përgatitë një plan për zhvillimin e sferës së energjetikës dhe për rimëkëmbjen e burimeve energjetike. Investitorët gjermanë kërkojnë në këtë fushë mundësi për biznes në Bullgari. Në ligjëratën e saj para forumit të biznesit Merkel nënvizoi se tregu unik i BE-së, duke përfshirë dhe atë në fushën e energjetikës është shansi që organizata t’i përgjigjet tensionit nga ana e ekonomive të tjera të mëdha si Kina dhe nguli këmbë për një vendosmëri më të madhe të qeverisë bullgare.

“Marrëdhëniet tona dypalëshe janë miqësore dhe shumë aktive. Në to ka një potencial të madh. Kjo vizitë me siguri do të kontribuojë për aktivizimin e tyre dhe jo vetëm në plan ekonomik dhe politik, por dhe në fushën kulturore.”

Po e mbarojmë komentin me këto fjalë të Angela Merkel, sepse ato flasin për një dialog dypalësh, i cili kurrë nuk ka ndaluar dhe i cili i përgjigjet dëshirës edhe të dy popujve. Fakti se sot në Gjermani mësojnë 12 000 të rinj bullgarë në universitetet e vendit flet për një arritje të madhe në hapësirën ndërkulturore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Aleksandër Aleksandrov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD