Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë është e reja në ligjin e ri për pyjet

Pyjet janë pasuria më e çmuar e Bullgarisë, sipas ministrit të bujqësisë dhe pyjeve Mirosllav Najdenov
Foto: Maria Dimitrova
Pyjet bullgare janë pasuria jonë më e çmuar, tha para pak kohe ministri bullgar i bujqësisë dhe pyjeve Mirosllav Najdenov. Ato përbëjnë një të tretën prej territorit të shtetit, kanë një llojshmëri biologjike të madhe dhe luajnë një rol të rëndësishëm për formimin e klimës dhe të rezervave ujore dhe për pastërtinë e ajrit. Bullgaria është ndër pak shtetet në Evropë, ku ende mund të gjenden pyje të virgjëra, të paprekura nga njeriu. Mirëpo pylli bullgar i ka problemet e veta të mëdha. Një prej tyre është prerja pa leje, e cila është shkak për formimin e sektorëve pa pyje që shihen në fotografitë satelitore. Problemi tjetër serioz është ndërrimi i territoreve të vlefshme pyjore kundrejt tokës jo aq tërheqëse me qëllim që të ndërtohen vendet më atraktive pranë bregdetit ose pranë vendeve malore të pushimit. Ky proces u zhvillua sidomos shumë gjatë 5-10 vjetëve të fundit.
A ofron ligji i ri për pyjet ilaç për këto “sëmundje kronike” dhe çfarë është e reja në të? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i kërkojmë bashkë me inxhinierin Cenko Cenov, shef i sektorit “Pyje jo shtetërore” pranë Agjencisë ekzekutive të pyjeve dhe anëtar i grupit të punës , i cili e ka përpunuar projektligjin.
Për herë të parë do të aplikohet në praktikë parimi i ndarjes së funksioneve kontrolluese prej funksioneve ekonomike në menaxhimin e pyjeve. Për këtë flitet tashmë dhjetë vjet, mirëpo deri tani ky parim nuk është aplikuar.
“Kjo është e reja – tha inxhinieri Cenov – nga njëra anë po veçohet administrata e pyjeve që do të merret vetëm me kontrollin. Kjo është Agjencia ekzekutive e pyjeve dhe degat e saj rajonale. Krijohen edhe 6 ndërmarrje shtetërore, të cilat do të zhvillojnë veprimtari ekonomike në pyjet. Në to janë përfshirë të gjithë rezervatet shtetërore e gjuetisë.”
Për herë të parë ligji reglamenton dhe certifikimin e pyjeve – një sistem i jashtëm dhe i pavarur për konstatimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve. Kjo është një garanci suplementare për ekzekutimin e kontrollimit të jashtëm e të pavarur të veprimtarisë ekonomike, nënvizoi zoti Cenov. Ligji parashikon edhe diçka të re kundër gjuetisë dhe prerjes pa leje:
“Kufizohet lëvizja e mjeteve të transportimit në pyjet, që nuk është lidhur me veprimtaritë konkrete ekonomike të lejuara – sqaroi eksperti. – Në pyjet do të hyjnë vetëm mjete të specializuara të transportimit me lejim paraprak. Kjo është një praktikë evropiane që e ka provuar efikasitetin e vet”.
Sipas krijuesve të projektligjit pengesa për menaxhimin e pakujdesshëm të pyjeve janë tri nivelet e planifikimit të administrimit të qëndrueshëm të pyjeve – niveli kombëtar, rajonal dhe vendas. Lejime për prerje do të lëshohen vetëm nëse janë në përputhje me planet e pranuara të menaxhimit. Në të njëjtën kohë decentralizohet dhe liberalizohet lëshimi i lejeve të tilla.
“Regjimi për lëshimin e lejeve për prerje është shumë i lehtësuar – tha inxhinieri Cenov. Të drejta të lëshojnë leje të tilla do të kenë bashkitë, njerëzit e regjistruar në regjistrin publik për veprimtari të lidhur me ekonominë e pyjeve dhe ekonomitë shtetërore të pyjeve. Njerëzit, të cilët kanë mundësi të lejojnë prerje të pyjeve do ta mbajnë përgjegjësinë e vet. Në të gjithë pyjet në Bullgari do të zbatohet një planifikim i tillë. Deri tani në pyjet më të vogla se 2 hektarë nuk kishte mundësi të bëhet planifikim i tillë dhe kjo ishte problem, sepse nuk kishte mekanizëm për rruajtjen e tyre. Tani edhe pyjet e vogla hyjnë në këtë regjim.”
Duhet të sqarojmë se mundësitë për kontroll gjithashtu janë të zgjeruara dhe për herë të parë kryebashkiakët do të kenë të drejta të tilla, pavarësisht a bëhet fjalë për pyje shtetërore, bashkiake oshe private.
Më kontradiktore janë dispozitat në këtë projektligji, të cilat rregullojnë ndërrimin e pronësisë, zëvendësimin dhe administrimin e saj.
“Parashikohet zbatimi i marrëdhënieve bashkëkohore në lidhje me tokën, përgjithëson këtë pjesë prej projektligjit inxhinieri Cenov. Diçka e mirë në këtë drejtim është kufizimi i mundësive për shitjen e pyjeve – shtetërore dhe private. Shitja lejohet vetëm në se ka hyrë në fuqi Plani i përgjithshëm i rregullimit, i cili parashikon ndërrimin e destinimit të terreneve pyjore zakonisht për zgjerimin e vendbanimeve. Parashikohet edhe ndalimi i ndërrimit të destinimit dhe i ndërtimit në prona të marra nga shteti nëpërmjet ndërrimit. Janë kufizuar mundësitë për shitblerjen e terreneve pyjore, por parashikohen më shumë mundësi për dhënien e tyre me arendë.
Është parashikuar edhe mundësia për ndërtim “pa ndërrim të destinimit të tokës” – diçka që provokoi reagimin e ashpër të mbrojtësve të natyrës, të cilët shikojnë në këtë formulim mundësi për ndërtimin e teleferiqeve, pajisjeve për gjeneratorë me erë dhe fotovoltaikë. Sipas koalicionit “Të rruhet natyra në Bullgari”, i cili bashkon rreth 15 organizata joqeveritare ekologjike kjo pjesë e projektligjit është një hapë prapa prej variantit fillestar të shpallur gjatë kësaj pranvere. Në praktikë formulimet e reja i bëjnë të ligjshme ndërrimet e pabarabarta tashmë të bëra, që pasurojnë pronarë të caktuar privat, pohojnë mbrojtësit e natyrës. Ata janë kundër mundësive që i jep ligji për ndërtime në territoret pyjore. Ata shpallen edhe kundër mundësisë që parqet natyrore të administrohen nga bashkitë. Aktualisht bashkitë nuk disponojnë kapacitete për menaxhimin e territoreve të mbrojtura dhe gjendja e parqeve të qyteteve është mjaft treguese për këtë, është argumenti i ekologëve. Ata janë të mendimit se dispozitat e përmendura “kënaqin një rreth të kufizuar interesash ekonomike dhe nuk u përgjigjen interesave të shoqërisë.”
Përpjekje të tilla për ndryshimin e ligjeve kështu që të mund të bëhen ndërtime dhe të ndërrohen pyjet bullgare kishte edhe gjatë marsit të vitit 2005 dhe janarit të vitit 2009, kujtojnë mbrojtësit e natyrës. Atëherë ishin parashtruar 100 mijë nënshkrime kundër ndryshimeve dhe këto propozime ishin hedhur poshtë në Parlament. Këtë javë një peticion i ri për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve në Bullgari me më se 70 mijë nënshkrime i ishte drejtuar zyrtarisht kryeministrit Bojko Borisov.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD