Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregu i tokës bujqësore në Bullgari u aktivizua

Çmimet e tokës akoma mbeten më të ulëta se sa mesataret për BE-në
Foto: BGNES
Sipas të dhënave të sistemit të informacionit agrar toka e punueshme në Bullgari përbën 3 milion 49 mijë hektarë. Deri në vitin 2004 tregu i tokës bujqësore nuk ishte mjaftë i zhvilluar dhe çmimet ishin shumë të ulëta. Ofertat ishin më shumë se sa kërkesat. Pas anëtarësimit të Bullgarisë në BE-në edhe perspektivat për financimin e bujqësisë në kuadrin e politikës së përbashkët bujqësore, u ndryshuan. Tregu i tokës bujqësore u aktivizua, u rrit interesi ndaj masiveve më të mëdha bujqësore. Megjithatë çmimet mbetën të ulëta në krahasim me çmimet mesatare në BE-në. U krijuan shoqatat e para me qëllim special të investimit. Ata blejnë tokë bujqësore, zmadhojnë masivet dhe u japin arendatorëve për përpunim.

Tepër aktiv u bë tregu i tokës me hyrjen e Bullgarisë në BE-në në fillim të vitit 2007. Kjo tendencë vazhdoi deri në fund të vitit 2008. Kriza ekonomike gjatë vitit 2009 ndryshoi tendencat. Ajo detyroi shumë pronarë të shesin tokë bujqësore, që të zgjidhin problemet e tyre financiare. Por tregu tashmë u ndryshua. Kërkesat e blerësve ndaj terreneve dhe strukturës së tokës bujqësore bëhen gjithnjë e më të larta. Kërkohen masive më të mëdha me tokë pjellore. Çmimet e tokës akoma mbeten më të ulëta se sa mesataret për BE-në. Për gjendjen e tregut të tokës gjatë vitit të kaluar më shumë hollësi sjell zëvendës ministrja e bujqësisë Svetlla Bojanova:

“U arritën 110 mijë kontrata për 1 milion dynymë tokë të punueshme. Në krahasim me vitin 2008 kontratat janë me 15 për qind më pak, ndërsa terrenet e shitura u ulën me 34 për qind. Çmimi mesatar i tokës bujqësore për vitin 2009 ishte 297 leva për dynym, gjë që përbën një ulje me 5 për qind në krahasim me vitin 2008.”

Të dhënat zyrtare për shit-blerjen e tokës bujqësore tregojnë, se vitin e tretë me radhë më aktiv është tregu i tokës pjellore në rajonet e Bullgarisë Veriore. Gjatë vitit 2009 në këtë rajon u arritën 32 mijë kontrata për 280 mijë dynymë. Por niveli i çmimeve është me 34 për qind më i ulët në krahasim me vitin 2008. Çmimi mesatar tregtar për një dynym është përafërsisht 300 leva. Më i qëndrueshëm është tregu i tokës në pjesën verilindore të vendit, në Dobruxhë – ku toka është shumë pjellore. Çmimi mesatar tregtar në ato vise është më i lartë për mbarë vendin – 343 leva për dynym. Edhe renta, që marrin pronarët nga toka e dhënë me arendë është më e lartë. Nuk është aktiv tregu në rajonet malore të Bullgarisë Veriperëndimore, megjithëqë aty numri i kontratave të blerjes së tokës po rritet. Aktivizohet kërkimi i tokës në pjesën juglindore të vendit. Aty në vitin 2009 kontratat e arritura ishin me 5 për qind më shumë në krahasim me vitin 2008. Më pak i zhvilluar është tregu i tokës në Bullgarinë Jugperëndimore. Për shkak të karakterit malor të tokës kontratat janë 3 herë më pakë, ndërsa renta është më e ulët për mbarë vendin – 80 leva për dynym.

Parashikimet për zhvillimin e tregut të tokës bujqësore gjatë vitit 2011 janë më optimiste. Forcohet tendenca për zmadhimin e tokës së punueshme. Interesi shtohet nga fakti, se Bullgaria harton propozime për zhvillimin e bujqësisë dhe për financimin e saj në kuadrin e politikës së përbashkët bujqësore evropiane për periudhën e viteve 2013 – 2020. Sipas kryetarit të Asociacionit të Pronarëve të Tokës Bujqësore Borisllav Petkov, nga mesi i këtij viti tregu i tokës bujqësore u aktivizua. Rezervat e lira financiare pas shitjes së rendimenteve arendatorët investuan për blerjen e tokës. Zoti Petkov shton:

“Tradicionalisht periudha nga muaji gusht deri në muajin dhjetor është më aktive të shit-blerjes së tokës dhe të dhënies së tokës me arendë. Në krahasim me vitin e kaluar sivjet deklaratat për dhënien e tokës bujqësore me arendë janë me 25 për qind më shumë.”

Priten të bëhen disa korrigjime në legjislacionin bullgar, të cilat do të lehtësojnë zmadhimin e tokës bujqësore, sipas kërkesave të bujqësisë moderne fitimprurëse.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD