Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti 2011 - pa ndryshim të tatimeve dhe të të ardhurave

Ministri Simeon Djankov ia dorëzoi kryetares së Kuvendit Popullor Cecka Caçeva projektbuxhetin e vitit 2011.
Foto: BGNES
Tatimet nuk do të ngrihen, kurse pensionet dhe rrogat nuk do të pakësohen. Këto janë karakteristikat më të rëndësishme të projektbuxhetit për vitin 2011 sipas ministrit të financave Simeon Djankov. “Në kohën e krizës dhe të daljes prej saj nuk bëhen asnjëfarë ndryshimesh në taksat dhe sigurimet sociale të cilat suplimentarisht do ta tendosin sistemin”, argumentohet ministri i financave. Në buxhetin e shtetit të miratuar nga kabineti dhe të futur për shqyrtim në parlament për vitin e ardhshëm është parashtruar rritje ekonomike prej 3.6%, kurse deficiti i planifikuar do të jetë 2.5% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Vetëm 3 vende nga Bashkimi Evropian mundin t’i rezistojnë presionit të krizës financiare, duke mos i ngritur taksat dhe duke mos i pakësuar rrogat dhe pensionet gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm. Bullgaria është një nga këto tre vende, kurse kjo është treguese për politikën e drejt fiskale të qeverisë”, komenton ministri Djankov, duke vënë në dukje lajmin e mirë për rritjen e ekonomisë prej 0.5% për tremujorin e dytë të vitit.

“Nga data 1 janar të vitit 2011 Bullgaria do të ketë peshën më të ulët të tatimeve si për ekonomitë shtëpiake, ashtu dhe për biznesin - saktëson ministri financiar. Që nga fillimi i këtij viti Bullgaria ka peshën më të ulët të tatimeve për ekonomitë shtëpiake, kurse që nga viti i ardhshëm kjo do të bëhet dhe për biznesin. Si shembull do t’ju japë konkurrentin tonë kryesor në peshën e ulët të taksave - Sllovakinë, e cila po i shton përbërëset mbi TVSH-në nga 1 janari i vitit 2011. Në këtë mënyrë Bullgaria do të bëhet vendi me peshën më të ulët të tatimeve në të gjithë Bashkimin Evropian.”

Biznesi dhe partnerët socialë e kritikuan buxhetin për vitin 2011 me argumentet se, rritja e parashikuar është një “fantazi ekonomike”, kurse deficiti buxhetor do t’i tejkaloi 3%. Sindikatat dhe punëdhënësit shpallën se, parametrat e parashtruara do të çojnë deri në një ulje me 7% të të ardhurave dhe një varfërim të popullsisë. Një nga shkaqet është se, inflacioni do të hajë një pjesë nga të ardhurat e ngrira. Analizatorët ekonomikë e përcaktuan projektbuxhetin si “optimist” dhe jo “realist” bile dhe të “pamundur”. Ministri financiar është tepër kategorik se, deficiti në thesarin e shtetit mund të mbahet nën 3% dhe gjatë një rritjeje 0, ku në këtë do të interpretohen kërkesat e Bashkimit Evropian. Simeon Djankov mbështetet te mbledhja më e mirë të tatimeve në thesar dhe shpërndarjen më efektive në pjesën e shpenzimeve të parave shtetërore. Përveç kësaj pritet një rritje e vazhdueshme e eksportit bullgar dhe shtimin e konsumit të brendshëm.

“Kam të gjitha bazat të mendojë se, rritja e parashikuar për vitin e ardhshëm është e realizueshme - iu përgjigj kritikave ministri i financave. Është i realizueshëm në bazë të dy shkaqeve. I pari është se, pas viteve të një uljeje relative të prodhimit ekonomik-në këtë rast dhe në Bullgari dhe në të gjithë botën - është normale që ekonomia të niset nga një bazë më të ulët për krahasim dhe rritja gjatë vitit të ardhshëm të jetë më e lartë. Ky është një shkak thjesht statistikor. I dyti është se vëllimi gjithnjë e më rritës të zhvillimit të eksportit tonë. Ai filloi të rritet akoma gjatë muajit tetor të vitit 2009. Deri në mesin e vitit 2010 ai vazhdoi të rritet, ku gjatë muajit korrik dhe gusht arriti vëllim mbi 40%. Mendojmë se kjo tendencë do të vazhdojë.”

Në projektbuxhetin për vitit 2011 janë parashtruar dhe disa ndryshime të mjeteve të lëshuara për sfera të caktuara dhe dikastere. Cilat janë ato?

“Shtohen dhe buxhetet në shëndetësi dhe mbrojtje, kryesisht për pagimin e 200 milionë levave (rreth 100 milionë eurove) borxhe ndaj firmave bullgare - saktëson ministri Djankov. Do të shtohen paratë e lëshuara dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, përsëri për shkak të borxheve të grumbulluara të mëparshme. Më shumë mjete janë caktuar për ministrinë regjionale dhe më posaçërisht për zhvillimin e infrastrukturës. Ky shtim është për bashkëfinancim mbi projektet evropiane, sepse gjatë vitit të ardhshëm po fillojmë një ndërtim të fortë të magjistraleve dhe të rrugëve. Nuk ka pakësim të buxheteve në cilëndo ministri. Si tërësi ka një ulje me rreth 160 milionë leva të shpenzimeve administrative - kryesisht në sajë të disa optimizimeve të cilat i bëmë gjatë këtij viti. Këto mjete do të shkojnë për të mbuluar deficitin prej rreth 3%.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD