Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i aviacionit ruan historinë e ndërtimit të avionëve në Bullgari

Avioni i parë bullgar “Ekspres” (“Jordanov 1”)
Foto: arkiv
Në fillim të gushtit u mbushën 95 vjet nga konstruimi dhe fluturimi i avionit të parë bullgar “Ekspres” të Asen Jordanovit. Kujtimi për këtë ditë ruhet i gjallë në Muzeun e aviacionit në fshatin Krumovo, afër Plovdivit. Muzeu, i cili është pjesë nga struktura e Ministrisë së mbrojtjes, disponon 6 800 eksponate dhe 65 anije fluturimi – avionë, helikopterë, avionë pa motorë etj. Bashkë me Veselina Çakërovën, e cila prej 15 vjetësh është eksperte në Muzeun e aviacionit, kthehemi tek data 10 gusht i vitit 1915. Konstruksioni, që ishte përgatitur për fluturimin e tij të parë, ishte krijuar nga i riu nga Sofja Asen Jordanov me ndihmën financiare të familjes së tij dhe pjesërisht të shtetit, i cili dha mjete për blerjen e motorit të avionit.
Aviokonstruktori i parë bullgar Asen Jordanov

“Gjatë fluturimit të parë avioni u ngjit nga njeri prej pilotëve më të mirë të asaj kohe - heroi nga Lufta Ballkanike Radull Millkov- rrëfen Veselina Çakërova. Komisioni që vëzhgonte fluturimin bëri konkluzionin, se konstruksioni “Ekspres”, që më vonë mori emrin “Jordanov 1”, është i aftë për fluturim dhe e njohu si aeroplani i parë bullgar, ndërsa 19 vjeçari Asen Hristov Jordanov si aviokonstruktori i parë bullgar. Disa vite më vonë, në vitin 1921, në SHBA u organizua një konkurs për fluturim rreth botës me aeroplan. Duke kuptuar për konkursin, Asen Jordanovi i cili që 16 vjeçar mbaroi shkollën në Blerio të Francës për pilotë, vendosi të përfshihet në të. Për fat të keq konkursi nuk u realizua, por i riu Asen Jordanov mbeti në Amerikë dhe filloi karrierën e vet në firma të ndryshme të aviacionit. Gradualisht arriti të bëhet konstruktor, pas kësaj test-pilot në firmën Kërtis–Rajt dhe më në fund themeloi korporatën e vet të aviacionit “Jordanoff aviacion company”, e cila punonte shumë mirë me Forcat ushtarako-ajrore dhe ushtarako-detare të SHBA. Kështu ai arriti ta realizojë ëndrrën e vet të behej aviokonstruktor, por për fat të keq jo në Bullgari”.

Veselina Çakërova pohon, se në tavolinën e saj të punës, pranë fotografisë së vajzës së saj është ajo e Asen Jordanovit, sepse ai për të është mishërimi i gjeniut bullgar. Historia e aviacionit bullgar filloi në praktikë tre vjet më parë. Në vitin 1912, vetëm 9 vjet pas fluturimit të parë të vëllezërve Rajt, Georgi Bozhinov krijoi një konstruksion, të cilin ai atëherë nuk arriti ta patentojë në atdhe dhe u nis për në Francë, ku e bëri. Bile atje i propozuan të fillojë ndërtimin e tij në seri. Por për arsye patriotike, Bozhinovi refuzoi dhe u kthye në Bullgari. Kjo ndodhi në prag të Luftës së Parë Botërore dhe qeveria nuk ishte në gjendja ta ndihmojë. Kështu aeroplani i tij u bë realitet në vitin 1925. Muzeu i aviacionit ruan deri më sot këtë avion, i cili tregon në detaje çfarë kanë qenë anijet fluturuese të asaj kohe. Hapi që vijoi ishte prodhimi në seri.
 
Prodhimi i avionëve bullgarë “DAR 3”


“Në vitin 1926 në qytetin Kazanllëk u hap Punishtja shtetërore e aeroplanëve, ku u krijuan shumë seri të avionëve DAR - shpjegon Veselina Çakërova. Këta janë aeroplanët që përdoren nga Forcat ushtarako-ajrore bullgare. Më vonë, në vitin 1930, në Kazanllëk bashkë me firmën italiane Kaproni filloi ndërtimi i një konstruksioni tjetër. Në këtë sferë u dalluan shumë inxhinierë bullgarë si Kirill Petkov, Cvetan Llazarovi, i cili pas disa vitesh, në vitin 1947, krijoi avionin e parë - prodhim bullgar në seri – LAZ 7.

Avioni LAZ 7, i përpunuar nga Fabrika shtetërore e avionëve në qytetin Lloveç

Ai ishte prodhuar në dy seri për nevojat e Forcave ushtarako-ajrore. LAZ 7 ishte avioni i fundit që u ndërtua në vendin tonë në seri, procesi përfundoi në vitin 1954 dhe që atëherë deri më sot në muzeun tonë ruhet vetëm kujtimi për ndërtimin e avionëve në Bullgari.“

“Arado 196 ” është një hidroplan gjerman nga periudha e Luftës së dytë botërore

Muzeu i aviacionit në Krumovo disponon disa aeroplanë unikalë siç është hidroplani “Arado 196 A3 Peshkaqen”. Ai është prodhuar në vitin 1937 në Gjermani dhe ishte dërguar në Bullgari në vitin 1943. Ishte destinuar për luftë kundër varkave dhe nëndetëseve. Një unikat tjetër është kapsula e zbritjes e anijes kozmike “Sojuz 33”, me të cilën në vitin 1979 ishte realizuar fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Ndër eksponatet interesante është dhe anija bullgare “LAZ 7” me konstruktor prof. Cvetan Llazarov. Si maket mund të shihet edhe helikopteri “Kugar 701”, që bën pjesë në Forcat ushtarako-ajrore. Veselina Çakërova pohon me keqardhje, se merret me të kaluarën dhe historinë e ndërtimit të aeroplanëve në Bullgari, sepse sot për të tanishmen dhe të ardhmen e kësaj dege të aviacionit nuk mund të flitet.

“Kjo degë kërkon shumë investime dhe aktualisht drejtohet nga shtetet shumë më të pasura se shteti ynë – thotë ajo. Ndoshta, nëse në vitin 1954 nuk ishte ndërprerë ndërtimi i aeroplanëve, sot do të kishim tradita, por sipas mendimit tim modest, me datë të sotme nuk mund të flasim për ndërtimin e avionëve në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD