Në Evropë turizmi me çadra u imponua si një institucion fitimprurës. Ky lloj pushimi “në të gjelbër” po kthehet në mënyrë jetese për gjithnjë e më shumë evropianë. Çdo verë ata kryqëzojnë kontinentin në kërkimin e skajeve të reja ku të vendosin çadrën e vet ose të parkojnë karvan, që të mund të pushojnë mes natyrës. Por kur vijnë në Bullgari, udhëtarët mbeten të befasuar dhe nga njëherë të zhgënjyer. Shkaku është se, vendet e përshtatura për çadra, të cilat u përgjigjen standardeve evropiane tek ne, numërohen me gishta, ose të tjerat janë në një gjendje të mjerë.
Sipas të dhënave të Evrostatit Bullgaria është me një turizëm të dobët të zhvilluar me çadra në të gjithë Bashkimin Evropian. Jo më shumë se 68 mijë turistë kanë zgjedhur të pushojnë me çadra gjatë vitit 2008. Kurse kjo është mezi 0,4% nga numri i fjetjeve në vendpushimet bullgare gjatë kësaj periudhe. Për krahasim në Danimarkë, ku klima është mjaft më e ftohtë, 43% nga turistët e kanë kaluar pushimin e vet në të hapur. Përveç kësaj, ne jemi në vendin e parafundit në Bashkimin Evropian në bazë të numrit të vendeve për vendosjen e çadrave - mezi 13, sipas studimit. Mbase bëhet fjalë për bazat e rinuara, të përshtatura me standardet moderne, të cilat janë të përfshira në rrjetet informative evropiane për vendosjen e kampingjeve, sepse numri real i tyre në Bullgari është mjaft më i madh. Problemi është se, një pjesë prej tyre nuk janë të demontuar prej 20 vjetëve dhe nevojitet të kapërcesh mjaft mungesa komoditeti, që të mund të vendosësh çadrën aty. Të mos flasim për dhjetëra bazat e vjetra të braktisura nga koha e socializmit . E vërteta është se vitet e kalimit ndikuan mjaft mbi turizmin me çadra tek ne. Ndërtimi i pakontrolluar i hoteleve, që transformojë malet dhe bregdetin tonë të Detit të Zi, nuk i kalojë dhe këto oaze të natyrës së egër. Në vend të tyre u ndërtuan komplekse hotelesh shumëkatëshe të luksit me kazino, bingo salla dhe diskoteka. Pavarësisht nga të gjitha, në Bullgari mund të gjenden dhe vendpushime të pajisura mirë, të cilat nuk mund të ankohen nga mungesa e klientëve. Është e mjaftueshme të shëtisni nëpër bregdetin jugor të Detit të Zi, që të bindeni në këtë. Në kulmin e verës një pjesë nga kampingjet rreth qyteteve Burgas dhe Sozopoll janë të përmbushura. Të gjitha janë rezervuar akoma gjatë periudhës së pranverës - pohojnë pronarët e tyre. Kështu është në pushimoren “Arapja” - vend kulti për adhuruesit e pushimeve nën yje.
“Dhe karvanët dhe çadrat - çdo gjë është plotë e për plotë! - sqaron Toni Naskova, pronare e një vile të re rreth pushimores. Vështirë do të gjeni vende të lira dhe kjo për jo më shumë se 2-3 ditë. Çdo gjë është e kaparua paraprakisht, vetëm restorantet kanë pak më pak klientë. Duket se njerëzit nuk janë dhe aq keq nga ana ekonomike. Këtu vijnë dhe të huaj, të cilët gjithmonë kthehen dhe sjellin me vete dhe njerëz të tjerë. Ata thonë se nuk kanë menduar se, ekziston një skaj i tillë kaq i bukur. Por bën përshtypje se të huajt nuk janë të informuar mirë për mundësitë e këtij lloji pushimi tek ne!”
“Arapja”, “Jug”, “Delfin” dhe “Silistar” janë pushimoret më të vizituara nëpër bregdetin tonë jugor. Rreth qytetit Varna, pavarësisht dhe më rrallë, po kështu do të zbuloni skaje të këndshme, ku të vendosni çadrën nën pyllin me hije në afërsi me plazhin. Nuk është e përjashtuar mundësia të takoni holandezë, francezë, anglezë, polakë, çekë dhe miq të tjerë nga Bashkimi Evropian. Disa prej tyre rregullisht i kalojnë pushimet e tyre tek ne dhe nuk ju bën përshtypje infrastruktura jo dhe kaq e mirëmbajtur. Për ta Bullgaria është një shtet ekzotik me peizazhe piktoreske dhe një histori të pasur, e cila meriton të njihet. Turistët udhëtojnë dhe në brendësinë e vendit, ku po kështu mund të gjejnë vende të mira për çadra. Disa prej tyre administrohen nga sipërmarrësit e huaj, të cilët janë munduar t’u përmbahen 100% standardeve evropiane në degë.
Për pjesën më të madhe të përkrahësve të këtij lloji pushimi por luksi dhe komoditetet janë pa rëndësi, mjaft që të kenë një prani me natyrën e virgjër. Kurse në këtë drejtim vendi ynë ka se me çfarë të krenohet! Asgjë e çuditshme se internet sajtet me reklama dhe adresa të pushimoreve me çadra shtohen me çdo një vit që kalon. Kështu që do të bëhet gjithnjë e më lehtë njeriu të zbulojë ndonjë vend romantik, ku të parkojë karavanen e vet ose të hapë çadrën, që të mund të shkëputet nga ditët e veta të përditshme dhe zhurma e njerëzve!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..