Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tendencat në ekonominë bullgare gjatë muajit korrik të vitit 2010 – analizë e Qendrës për zhvillim ekonomik

“Presim që viti 2010 të mbarojë me rritje të vogël negative.” – komentoi para gazetarëve kryetari i Qendrës për zhvillim ekonomik Georgi Proharski.
Foto: Tanja Harizanova
Rimëkëmbja e ekonomisë bullgare po vonohet. Ky është përfundimi kryesor i analizës së Qendrës për zhvillim ekonomik për tendencat gjatë muajit korrik të këtij viti. Të dhënat e ekspertëve tregojnë se ekonomia bullgare do të dalë nga kriza më herët gjatë tremujorit të katërt të këtij viti.

“Presim që viti 2010 të mbarojë me rritje të vogël negative, afër zeros” – komentoi para gazetarëve kryetari i Qendrës për zhvillim ekonomik Georgi Proharski, duke u argumentuar kështu:

“Rritja ekonomike, e cila mund të rimëkëmbet në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit tjetër, do të jetë e ulët, sepse faktorët, nga të cilët varet rritja dinamike, nuk janë të pranishëm në ekonominë tonë. Për shkak të strukturës së ekonomisë sonë mungojnë disa degë dinamike dhe në fakt Bullgaria nuk përfiton nga eksporti. Vërtetë ka import, i cili e shtyn ekonominë përpara, por këto degë nuk mund të kontribuojnë për një rritje më serioze të ekonomisë sonë. Konsumimi i brendshëm është i kufizuar, kurse investimet private janë pak dhe gjatë 1 – 2 viteve të ardhshme ato nuk do të rimëkëmbin nivelet nga përpara krizës, sepse ato ishin përqendruar kryesish në fushën e ndërtimit dhe pasurisë së patundshme – sfera, të cilat u prekën shumë nga kriza. Ka pak të ngjarë që të ketë rritje prej 1.5 – 2 për qind gjatë vitit tjetër.”

Rimëkëmbja e ekonomive evropiane dhe zhvillimi i shpejtë i disa vendeve aziatike i jep mundësi eksportit bullgar për të rritur vëllimet e tij dhe kjo i përket kryesisht industrisë së ndërtimit të makinave dhe eksportit të mallrave dhe lëndëve të para investuese. Një tregues për gjallërimin e ekonomisë bullgare sipas ekspertëve është përqindja në rritje të eksportit në Prodhimin e Brendshëm Bruto, gjë që flet për rritje të aftësisë për konkurrencë të prodhimit bullgar të eksportit në tregjet ndërkombëtare. Të dhënat paraprake për investime të drejtpërdrejta të huaja nuk janë optimiste – vetëm 0.7 për qind prej Prodhimit të Brendshëm Bruto për pesë muajit e parë të vitit. Inflacioni nga fillimi i vitit është 1.5 për qind dhe megjithëse e tejkalon atë në Eurozonë, në përgjithësi është pak mbi nivelin evropian. Papunësia tek ne është rreth nivelit të BE-së.

Kalimi drejt rritjes ekonomike është lidhur në vend të parë me tërheqjen e investimeve të reja të huaja në vend dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet përmirësimit të klimës së biznesit, mirëmbajtjes së buxhetit të balancuar, përmirësimit të shërbimeve për biznesin, politikës stabile ekonomike dhe fiskale.

“Nuk duhet të humbet qëllimi strategjik në politikën ekonomike bullgare dhe kjo është hyrja në Eurozonë – shton Georgi Proharski – Pavarësisht nga problemet tona, ne duhet t’i zgjidhim, kështu qe të mos vonojnë hyrjen e Bullgarisë në mekanizmin valutor. Më e mira për biznesin bullgar, ekonominë bullgare dhe qytetarët bullgarë në plan afatmesëm është pikërisht hyrja në Eurozonë. Kjo do të çojë deri në ulje të përqindjeve të interesit, do të zvogëlojë riskun, do të tërheqë investime të konsiderueshme suplementare. Ne nuk kemi një instrument tjetër më të fuqishëm, me të cilin të tërheqim investime, të përforcojmë rritjen ekonomike dhe të përkrahim përpjekjet e të gjithë qytetarëve dhe afaristëve bullgarë, përveç hyrjes në Eurozonë. Kjo duhet të mbetet prioriteti kryesor i politikës ekonomike bullgare.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD