Kohët e fundit raftingu nëpër lumin Struma u kthye në një mani të vërtetë mes kërkuesve të përjetimeve të forta. Në fund të javës rreth defileut të Kresnenit drejtohen lundrues me përvojë, por dhe krejtësisht fillestar në lëshimin me varka, që të venë në sprovë fuqitë e veta dhe forcën e shpirtit. Organizuesit pohojnë se, numri i entuziastëve po rritet vazhdimisht. Vetëm gjatë muajit qershor mbi 400 adhurues kanë praktikuar rafting nëpër rrjedhën e lumit në rajonin e qytetit Kresna. Tani nga administrata vendase janë kapur pas detyrës ambicioze të ndërtojnë dhe një trase nate lumore, që do të jetë e para për nga lloji i vet tek ne.
Të hipësh në një varkë prej gome, që të mund të lëshohesh me të nëpër ujërat e shpejta dhe nëpër pengesat e pjerrëta të ujit, duke evituar nëpër rrugën e vet një seri pengesash dhe në fund të dalësh pothuajse i thatë nga i gjithë përjetimi - ky atraksion jostandard propozohet në 130 kilometra në jug nga Sofja. Në disa momente ndjenja është sikur të biesh në barabanin e makinës larëse, pohojnë ata, të cilët tanimë kanë provuar. Ndihesh kaq i pa fuqishëm dhe i prekshëm, i shtyrë këndej-andej nga rryma e ujit! Prandaj kënaqësia se i ke përballuar pengesat janë të pa përshkueshme! Lumi Struma është lum me ujëra të bollshme gjatë gjithë vitit, por është më i përshtatshëm për rafting në pranverë dhe në fillim të verës, kur dëbora nga mali i afërt Pirin shkrihen. Atëherë klubet vendase në rafting organizojnë lëshime për adhuruesit. Sporti është i lidhur me një rrezik jo i vogël, prandaj ngulmohet dhe mbi sigurinë. Entuziastët kalojnë përmes një instruktim të posaçëm dhe pajisen me kaska, me triko shpëtuese dhe kostume prej neopreni. Pas së cilës, në grupe me nga 6 dhe 8 veta ulen në një varkë prej gome dhe nisen nëpër rrjedhën e shpejtë të lumit Struma.
Meriton të përjetosh një emocion të ngjashëm, por kush e detyron “zhytjen” në stuhinë e ujit në mes të ditës, por gjatë natës? Del se, kandidatët për një rafting nate nuk janë fare pak. Eksperimenti i parë i ngjashëm u realizua gjatë pranverës së kaluar nëpër rrjedhën e lumit Struma dhe kaloi me një sukses të madh. Tani në Bashkinë Kresna punojnë mbi një projekt për ndërtimin e një traseje të posaçme 600 metrash dhe për lëshime nate.
“Ka një trase të përshtatshme nëpër rrjedhën e lumit Struma rreth qytetit Kresna, që për këtë qëllim do të ndriçohet - sqaron kryetari i Baskisë së qytetit Kresna Ilian Krëstev. Aktualisht po punojmë mbi një projekt teknik, me të cilin do të anëtarësojmë për financim nga programi operativ për zhvillimin e rajoneve fshatare. Në projekt parashikohet dhe ndërtim i qendrës për rafting me depo për varkat, ekipe e kështu me radhë. Nëpër rrjedhën e lumit do të formohen dhe mole si dhe ndërtesa për një stacion fillestar dhe përfundimtar të itinerareve.” Sipas njohësve kushtet për rafting nate rreth qytetit Kresna janë shumë të mira. Në njërin breg të lumit, aty, ku ato do të realizohen, tanimë ka një mur të ndërtuar. Mbi të është montuar ndriçimi. Kështu guximtarët nuk do të mbështetin vetëm tek drita e hënës dhe ndriçimi i yjeve që të orientohen nëpër dredhat lumit. Pavarësisht nga masat e mara shpëtimtare, rreziku gjatë kalimeve të këtij lloji është shumë më i madh, por emocioni e meriton. Banuesit e baskisë së vogël mbështetin shumë tek raftingu që të mund të tërheqin gjithnjë e më shumë turistë në defileun e Kresnenit, e cila vet për nga vetja e vet është një dukuri unikale natyrore. Nëpër brigjet e lumit Struma janë formuar kampe me çadra të klubeve vendase të raftingut. Në to njeriu mund të qëndrojë për disa ditë dhe krejtësisht ti përkushtohet sporteve të ujit. Për rreth ka dhe disa rrugica ekologjike, të cilat zbulojnë fshehtësitë e malit Pirin. Jepen dhe biçikleta malore me qira, si dhe ATV - për kalime ekstreme të njohura shume për kalime mes natyrës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..