Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian: “Në Bullgari ka një synim të fortë për reforma gjatë vitit të fundit”

Komisioni Evropian vlerësoi, se strategjia e re për reformën gjyqësore demonstron vullnet politik për arritjen e ndryshimeve në vend.
Foto: arkiv
Për herë të parë prej 4 vjetëve e këtej Komisioni Evropian shënon një vullnet të fortë politik në Bullgari për reforma kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nëpër katet e larta të pushtetit. Por akoma rezultatet janë të pamjaftueshme, tregon raporti i katërt vjetor i Komisionit për përparimin e vendit mbi mekanizmin për bashkëpunim dhe shqyrtim në fushën “Drejtësi dhe punë të brendshme”. Mirëpo Bullgaria për herë të parë është më mirë se Rumania, bëhet e qartë nga raportet krahasuese. Mekanizmi aplikohet për të dyja vendet që nga hyrja e tyre në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2007, për shkak të dobësive në këtë fushë. Më të shumta janë kritikat tani lidhur me pushtetin gjyqësor. Sipas raportit për këtë vit, përparimi është i ngadaltë, kurse dënimet kundër personave të rëndësishëm nga bota kriminele - akoma shumë i pakët.

“Duhet të përmirësohet po kështu praktika profesionale e policisë, prokurorisë dhe gjyqeve”, rekomandohet akoma në të. Qeveria bullgare reagon momentalisht. Deri gjatë ditës së martë gjatë javës së ardhshme ajo do të jetë gati me planin veprimi mbi rekomandimet e Komisionit Evropian ndaj vendit, deklaroi në një konferencë të posaçme kryeministri Bojko Borisov dhe dha vetëm 3 muaj afat ministrave, që të gjejnë në përgjigje zgjidhje adekuate të problemeve në sferat e treguara. Kurse disa prej tyre si gjykatat e specializuara për zgjidhjen e çështjeve gjyqësore të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin, do të fillojnë të veprojnë që nga janari i vitit 2011. “Kemi siguruar tanimë godinën, kurse deri atëherë duhet të kalojnë dhe konkurset”, vuri në dukje kryeministri dhe u justifikua me faktin se, në raportin e Komisionit Evropian gjykatat e specializuara dhe hallkat e specializuara prej policëve, hetuesve dhe prokurorëve tolerohen shumë fortë. “Komisioni Evropian duhet të dijë se, Bullgaria vlerëson vlerësimet pozitive për vendin, por po kështu dhe i pranon rekomandimet në mënyrë shumë ambicioze dhe deri më disa muaj ato do të mënjanohen”, deklaroi kryeministri.

“Në raportin e sivjetshëm Komisioni Evropian shënon se, pas raportit të fundit nga muaji korrik 2009 në Bullgari është paraqitur një vrull i fortë për reforma - përkrahu me një citat komentin e vet Bojko Borisovi. Ata të cilët thoshin se, nuk ka reforma, ta lexojnë. Për mua raporti i Komisionit Evropian është dokumenti më i rëndësishëm, vlerësimi më objektiv dhe do ta përsëris edhe një herë për shkak të tyre: një vrull i fort për reforma. Strategjia e re për reformën gjyqësore tregon, se në vend është në dukje një vullnet i fort politik për realizimin e reformës së thelluar dhe të qëndrueshme në pushtetin gjyqësor. Ky është vlerësimi politik. Kancelari i Austrisë po kështu më përshëndeti gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, duke deklaruar publikisht se, raporti i Komisionit Evropian për Bullgarinë është shumë më i mirë se ai rumun, si dhe se është shumë i kënaqur nga vlerësimet e dhëna për Bullgarinë për luftën me korrupsionin dhe kriminalitetin dhe çdo gjë të cilën e bëjmë këtu.”

“Për ne kënaqësia më e madhe është se, përputhen përpjekjet pozitive të Ministrisë së punëve të brendshme në punën e tij të përditshme, për të cilën i falënderoj të gjithë nëpunësit nga sistemi - deklaroi ministri i brendshëm Cvetan Cvetanov, duke e falënderuar po kështu dhe Kuvendin Popullor dhe Grupin parlamentar të partisë GERB, sepse ajo e pranoi si prioritet pranimin e ndryshimeve të domosdoshme ligjore, të parashtruara nga Këshilli i Ministrave për reforma në Ministrinë e punëve të brendshme dhe në Agjencinë shtetërore “Siguri kombëtare”. Kjo dha mundësi për një koordinim më të mirë dhe zhdukjen e funksioneve dubluese, si dhe për një koordinim më të mirë me ekipet hetuese pas nënshkrimit të marrëveshjes për këtë. Një sfidë përpara udhëheqjes së Ministrisë së punëve të brendshme tani është të afirmojmë atë, që është arritur deri tani.”

“Për vitin e fundit përmes mekanizmit të bashkëpunimit dhe vlerësimit në vend rastisi diçka që Bullgaria dhe partnerët tanë evropianë presin prej 3 vjetëve - tha ministri i drejtësisë Margarita Popova. Besimi drejt vendit tonë u kthye. Ky është një mesazh i cili del nga çdo një faqe të raportit të sivjetshëm. Dhe derisa konstatohen suksese, dhe kur bëhen rekomandime. Në krahasim me rekomandimet e Komisionit Evropian në raportet për Bullgarinë nga vitet 2009, 2008 dhe 2007, një pjesë nga rekomandimet tona të tanishme nuk janë specifike, por rekomandime-përkrahëse. Kjo duket shumë qartë dhe në pjesën nga raporti për strategjinë dhe ligjin për pushtetin gjyqësor. Ato janë përkrahje sepse, Këshilli i ministrave dhe Ministria e drejtësisë në të gjitha iniciativat e veta punon në një bashkëpunim të ngushtë me partnerët e vet dhe me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Deri përpara 1 viti kjo ishte e pamundur të rastisë dhe të llogaritet. Ky është një hap i madh përpara në komunikimin dhe në bashkëpunimin e qeverisë dhe të shtetit bullgar.”

Pyetjes së drejtuar nga Radio Bullgaria, a na duhet një mekanizëm i ri, që të “spastrohet shtëpia” e pushtetit gjyqësor nga magjistratët e korruptuar dhe për një drejtësi më efektive, kryeministri Bojko Borisov përgjigjet kështu:

“Ata e kuptojnë nga raporti tani, se janë të varur si një rrotë mulliri mbi popull, mbi vlerësimin dhe prosperitetin e shtetit. E shikoni se me çfarë përpjekjesh pranojmë çdo gjë dhe imponojmë temp të punohet bile dhe gjatë verës. Prandaj le të jenë të gatshëm të dalin përpara jush dhe të thonë se cili do të jetë ky mekanizëm. Pikërisht këta, të cilët tregohen si të cilët nuk kanë bërë punë në vlerësimin e Komisionit Evropian, morën rrogë të 13 dhe të 14 gjatë vitit të kaluar. A është e drejt kjo? E mbani mend se si reaguan atëherë mbi kërkesën e ministrit të financave Simeon Djankov të mos t’u paguhen këto para, për shkak të krizës, se sikur se qeveria ju trazohet në punë” - rikujtoi Borisovi dhe me përzemërsi i rekomandoi pushtetit të pavarur gjyqësor me vëmendje të lexojnë raportin dhe të tregojnë masat, të cilat duhet të ndërmarrin, që të mos t’i kritikojnë dhe në raportin e ardhshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD