Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Finalet e Kampionatit Botëror të Futbollit në Republikën e Afrikës së Jugut

Finali më 11 korrik ka edhe një simbolikë tjetër. Evropa – mëmëdheu i futbollit, do të përparojë Amerikën Jugore për nga numri i titujve botërorë futbollistikë.
Foto: BGNES
Në fillim të muajit qershor tifozët e sportit me padurim pritën 64 ndeshjet midis 32 skuadrave pjesëmarrëse të Kampionatit Botëror të Futbollit në Republikën e Afrikës së Jugut. Sot – një muaji më vonë mbeten vetëm dy ndeshje – njëra prej të cilave më 10 korrik – për vendin e tretë midis Gjermanisë dhe Uruguait. Ndeshja tjetër më 11 korrik do të caktojë kampionin e ri botëror të futbollit.
Vallë, cila nga skuadrat do të jetë – të Spanjës ose të Holandës? Të dy ekipet me lojën e vet merituan të rivalizojnë për titullin e kampionit në final. Dhe ky final nuk e ka shokun deri tashti – për herë të parë një skuadër evropiane do të bëhet kampione botërore, në një Botëror që zhvillohet jashtë Kontinentit të Vjetër. Deri tashti as Spanja, as Holanda kanë qenë kampione botërore të futbollit. Por me lojën e vet në kampionatin e tanishëm, të dy skuadrat vërtetuan cilësi të larta futbollistike dhe se me mëritë do të rivalizojnë për titullin. Do të kujtojmë cilat prej skuadrave prapsën para këtyre dy ekipeve. Spanja mundi Portugalinë, Paraguain dhe Gjermaninë. Nga ana e vet Holanda mundi Danimarkën, Brazilin dhe Uruguain. Kështu që të gjitha dyshimet, a janë ato dy skuadrat më të mira dhe të ndershme të rivalizojnë për titullin e Botërorit të 19-të, janë të kota.

Finali më 11 korrik ka edhe një simbolikë tjetër. Evropa – mëmëdheu i futbollit, do të përparojë Amerikën Jugore për nga numri i titujve botërorë futbollistikë. Në këtë garë të madhe ndërkombëtare, që filloi me Botërorin e Parë në vitin 1930 në Uruguai, deri tashti evropianët dhe jugamerikanët kanë fituar me nga 9 tituj. Tani Evropa do të fitojë titullin e vet të 10-të, pavarësisht nga kjo kush do të bëhet kampion. Përveç kësaj kampione botërore do të bëhet një skuadër krejt të re, jashtë të parëve të deritanishëm – Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina, Uruguai, Franca dhe Anglia.

Të llojllojshme ishin komentet e cilësisë së futbollit, që luajtën pjesëmarrësit e Botërorit në Republikën e Afrikës së Jugut. Disa shprehën qëndrim, se futbolli i lojtarëve është i mërzitshëm, se teknika prapsë para forcës, se nuk shihen novitete taktike në lojë. Mirëpo, për tifozin e zakonshëm, që kaluan mijëra kilometra për të përkrahur skuadrat e tyre, ose për milionat spektatorë televizivë, emocioni ishte i madh. Disa përjetuan çaste të gëzueshme, të tjerë me hidhërim pritën humbjet e skuadrave të preferuara. Mirëpo futbolli është një sport, në të cilin pavarësisht nga rezultati gjithnjë shikohet përpara, te ndeshje të reja. Prandaj nuk duhet të habitemi nga pritja e përzemërt e skuadrave si Argjentina, Paraguai dhe Gana, të cilat nuk arritën të klasifikohen.

Në këtë kampionat përshtypje tepër të fortë bëri dështimi i shumicës së yjeve futbollistike si Mesi, Kaka, Ronalldo, Ruuni, Drogba – të gjitha ata mjeshtër të topit. Asgjë e papërsëritshme nuk shikuan tifozët në lojën e tyre. Në fakt në Republikën e Afrikës së Jugut triumfoi futbolli kolektiv. Ata që kishin shpresë te ekzekutime të mrekullueshme të çastit të mjeshtërve të tyre, që të vazhdojnë përpara, ishin të detyruar shumë herët të braktisin kampionatin. Vetëm skuadrat, që iu shpresuan kolektivit – u klasifikuan për finalet e Botërorit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov nominohet për sportivitet për të dytin vit radhazi

Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..

botuar më 24-11-26 11.56.PD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov e mbyll vitin në Top 10 të renditjes botërore

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..

botuar më 24-11-18 6.50.MD
Canko Cankov

Canko Cankov notoi maratonën më të gjatë të zinxhirit Ocean 7

Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..

botuar më 24-11-11 9.34.PD