Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekt i suksesshëm për prevencë dhe mjekim të diabetit ndër nxënësit

Sipas Elisaveta Kotovës, kryetarja e Asociacionit kombëtar të fëmijëve me diabet, një problem serioz është mungesa e mjekëve në disa prej shkollave te ne, kryesisht në qytetet më të vogla.
Foto: BGNES
Ata janë si të gjithë fëmijët e tjerë – luajnë, qeshen, qajnë, kanë ëndrra dhe kërkojnë miq... Dallimi i vetëm është se çdo ditë duhet të ndjekin nivelin e sheqerit të gjakut dhe po të ketë nevojë të injektojnë insulinë. Në shikim të parë ky nuk është problem i madh, por në fakt diabeti është një diagnozë, e cila i vështirëson shumë vogëlushit dhe prindërit e tyre, kurse reforma shëndetësore në vend, e cila shpesh çon deri në probleme me sigurimin e një insuline cilësore dhe të pajisjeve për matjen e nivelit të sheqerit në gjak, e bën kurimin e sëmundjes edhe më të vështirë. Krahas çështjeve mjekësore ka dhe të tilla morale. Nganjëherë ato janë shkaktuar nga mungesa e tolerancës nga ana e disa pedagogëve, nganjëherë – nga shfaqje egërsie nga ana e fëmijëve. Kurse sëmundja çdo vit u përket gjithnjë e më shumë njerëzve. Diçka më tepër – po ulet kufiri moshatar dhe gjithnjë e më shumë fëmijë dhe adoleshentë sëmuren nga diabeti. Ndër shkaqet për këtë mjekët shënojnë si trashëgiminë, ashtu dhe mënyrën joshëndetësore të jetesës dhe ushqimit, mungesën e aktivitetit fizik dhe stresin... Sipas të dhënave të Asociacionit bullgar të diabetit, të sëmurët nga diabeti në Bullgari janë 350 000, 3 000 prej të cilëve janë fëmijë. Mjekët janë kategorikë se mjekimi cilësor është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Pikërisht për këtë shkak Asociacioni kombëtar i fëmijëve me diabet i vuri vetes për qëllim për ta vërë theksin mbi prevencën e sëmundjes dhe mënyrat e kurimit. Në fund të qershorit përfundoi me sukses projekti i tyre i përbashkët me Ministrinë e Shëndetësisë me emrin: “Fëmijët me diabet nuk janë të ndryshëm.”

Në kuadrin e projektit 320 shkolla në tërë vendin morën matës të glukozës në gjak, kurse infermieret në shkolla morën certifikatë për kurse të kaluara. Trajnimi u zhvillua në 20 qytete në tërë vendin. Përveç diturive për vetë diabetin te fëmijët specialistët mjekësorë morën edhe njohuri praktike për terapinë dhe kontrollin bashkëkohor të insulinës, si dhe për përballimin e disa problemeve të mundshme në kopshtet e fëmijëve dhe në shkolla. Pas trajnimit infermieret morën certifikatë dhe pika, të cilat vërtetojnë kualifikimin e tyre profesional. Ai përfshin matjen e sheqerit në gjak, injektimin e insulinës, punë me pompat e insulinës... Sipas Elisaveta Kotovës, udhëheqëse e projektit nga Asociacioni kombëtar i fëmijëve me diabet, një problem serioz është mungesa e mjekëve në disa prej shkollave te ne, kryesisht në qytetet më të vogla. Kjo u detyrohet kërkesave që një mjek të shërbejë 800 fëmijë. Në rast se ata janë më pak mjeku duhet të shërbejë dy shkolla. Ka dhe një problem tjetër – një përqindje e madhe e nxënësve me diabet nuk e shpallin sëmundjen e tyre në shkollë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që infermierja në kopshtin e fëmijëve ose në shkollë të jetë në dijeni për sëmundjen e fëmijëve, që të dijë se si të reagojë në rast nevoje – thotë Elisaveta Kotova, kryetare e Asociacionit kombëtar të fëmijëve me diabet. Është shumë e rëndësishme që fëmija të mund të shpresojë te personali mjekësor, i cili ka kaluar kurset e trajnimit, duhet të krijohet një klimë e favorshme, kështu qe fëmija të mos ndihet më i ndryshëm nga fëmijët e tjerë. Ata nuk duhet të fshihen në qoshe, që të injektojnë insulinën fshehtas, sepse diabeti është vetëm një gjendje më specifike shëndetësore, e cila kërkon më shumë kujdes.”

Sipas Elisaveta Kotovës, dituritë e reja të personelit mjekësor në kopshte dhe shkolla do të kontribuojë për përmirësimin e kujdeseve për fëmijët me probleme shëndetësore. Kontrolli dhe kujdesi për fëmijët me diabet të moshës deri më 18 vjeç kryhet sipas standardeve unike. Kujdeset mjekësore për fëmijët udhëhiqen nga pediatër – endokrinologë nga klinikat regjionale universitare në kryeqytet dhe në vend. Është e nevojshme që ushqimi në shkolla dhe kopshte të jetë shëndetësor dhe t’u përgjigjet nevojave të sëmurave nga diabeti, kurse infermieret duhet të marrin pjesë në përgatitjen e menysë, që të mos përfshihen në të ushqime të rënda.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD