Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas ndeshjeve “Bullgaria – Holanda” të Ligës botërore të volejbollit

Në ndeshjen e parë të grupit A të Ligës botërore të volejbollit skuadra kombëtare bullgare u paraqit në një mënyrë të jashtëzakonshme, duke shënuar fitoren bindëse 3:0 sete kundër skuadrës së Holandës.
Foto: BGNES
Në ndeshjen e parë të grupit A të Ligës botërore të volejbollit, i cili u luajt në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna, Bullgari, skuadra kombëtare bullgare e volejbollit u paraqit në një mënyrë të jashtëzakonshme, duke shënuar fitoren bindëse 3:0 sete kundër skuadrës së Holandës. Kombëtarët bullgarë filluan ndeshjen me një ritëm të shkëlqyeshëm dhe akoma në setin e parë arritën rezultatin e jashtëzakonshëm 25:9. Seti i dytë gjithashtu u zhvillua nën diktimin e bullgarëve – 25:17 dhe vetëm në setin e fundit Bullgaria fitoi me një fitore minimale me 27:25.

Ndeshja e dytë u zhvillua me një skenar pak më të ndryshëm – volejbollistët holandezë treguan një rezistencë më të madhe, sesa në ndeshjen e parë. Bullgarët fituan dy setet e para me rezultat përkatësisht: 25:22 dhe 25:20, më vështirë ishte në setin e tretë, kur Bullgaria arriti të fitojë, por shumë vështirë me rezultat 32:30. Kështu skuadra bullgare arriti të ruajë shanset e saj për klasifikim në finalet e Ligës botërore në Argjentinë.

Volejbollisti bullgar Andrej Zhekov komentoi se gëzohet për “fitoren e pastër” kundër skuadrës së Holandës me 3:0. “Filluam shumë mirë, por nuk mendoj se Holanda është një lojtar, i cili mund të fitohet lehtë. Mendoj se Bullgaria u paraqit në një mënyrë shumë të denjë” – tha volejbollisti bullgar.

Ja dhe përshtypjet e volejbollistit holandez Rob Bontije nga ndeshja e parë: “Fillimi i lojës ishte shumë i vështirë për ne. Bullgarët nuk bënin asnjë gabim. Ne u përpoqëm të imponojmë ritmin tonë dhe arritëm, por tashmë ishte vonë.”

Ja dhe komentet e holandezëve për humbjen e tyre pas ndeshjes së dytë: “Luajtëm më mirë nga dje, por më në fund u pa se servisi bullgar ishte shumë i mirë. Atmosfera ishte e këndshme, për të cilën ndihmoi edhe publiku. Është keq se humbëm, por mendoj se u bë një ndeshje e mirë – tha volejbollisti holandez Dik Kooj.”

Ja dhe përshtypjet e Nijls Klapvajk: “Këtë herë luajtëm më mirë, por kjo nuk mjaftoi që të arrijmë fitore dhe mendoj se humbëm për shkak të gabimeve tona të vogla. Desha të shënoj servisin e shkëlqyeshëm të bullgarëve, si dhe lojën e jashtëzakonshme të Kazijskit, Nikollovit dhe Sokollovit. Ne gjithashtu kemi lojtarë shumë të mirë: Dik Kooj, Rob Bontije, Vitce Koojstra, por për fat të keq nuk jemi të nivelit të bullgarëve.”

Kështu deri në fund të garës në grupin A të Ligës botërore të volejbollit Bullgaria duhet të përballojë dy ndeshjet kundër Brazilit, pas të cilave do të vendoset se kush do të jetë i parë dhe kush do të jetë i dytë në grup.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Aleksandra Arbekova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Primorsko filloi faza e katërt e turneut ndërkombëtar të çiklizmit

Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..

botuar më 24-08-28 12.59.MD

Grigor Dimitrov e nisi me fitore në US Open

Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..

botuar më 24-08-27 10.05.PD

Bullgaria po dërgon tre atletë në Paraolimpiadën në Paris

Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..

botuar më 24-08-25 8.45.PD