dhjetëra bashkatdhetarëve tanë. Në radhën e gjatë para zyrës së agjencisë turistike ishte dhe Kaljo Nenov, 16 vjeçar. Në duart e tij ai mbante një qese të vogël me 30 verdhushka – kaq kushtonte bileta për udhëtimin e ëndërruar për në Amerikë. Bashkë me 50 bashkatdhetarë Kaljo u nis për në portin anglez Southampton, ku duhej hipur në bordin e anijes “Titanik”. “Njerëzit nga krahina e Trojanit kishin një shpirt aventurier. Prandaj shumë u nisën në këtë udhëtim përtej oqeanit për të kërkuar lumturi ose për të fituar para” – tregon Cvetan Dimitrov, pronar i kompleksit etnografik “Brokat” në fshatin Beli Osëm. Por jo të gjithë bullgarët që blenë bileta hipën në bordin e anijes fatale. Mbrëmjen para nisjes, të pushtuar nga euforia, disa prej tyre u dehën shumë dhe kështu u shpëtuan nga vdekja në ujërat e ftohta të oqeanit. Të tjerë, siç heroi ynë, vendosën ta shitnin biletën për një shumë të madhe dhe të udhëtojnë me anijen tjetër drejt Botës së re. Supozohet se të gjithë 40 bullgarët që udhëtonin në klasën e tretë, gjetën vdekjen e tyre në bordin e anijes.
“Ndër ta 7 veta ishin nga fshati fqinj Gumoshtnik – tregon Cvetan Dimitrov. – Tani atje ka një monument në nder të tyre dhe ne shpesh i çojmë turistët atje. Vdiqën dhe dy veta nga fshati i afërt Sennik, kurse një mbijetoi. Por më shumë viktima – 11, dha fshati Sadovec që ndodhet afër qytetit Pleven. Kur “Titaniku” u fundos, shumë nga bashkatdhetarët tanë që i kishin shitur biletat e tyre, nuk u nisën për në Amerikë. Por jo dhe Kaljo! Ai u nis dhe mbeti atje 9 vjet.”
Në Botën e re heroi ynë punonte si zdrukthëtar dhe murator, fitoi dhe shumë para në kumar dhe gjatë vitit 1921 u kthye në fshatin Beli Osëm, ku ndërtoi një shtëpi të madhe afër shtëpisë së prindërve të tij. Njerëzit nga fshati e kujtojnë deri më sot jo vetëm për pasurin e tij të madhe, por dhe për zemrën e tij bujare. “Kur i blemë dy shtëpitë për të bërë një hotel familjar, nuk e dinim këtë histori emocionuese, derisa nuk zbatuam një valixhe të vjetër me mbishkrimin “Varna – Nju Jork”. Në të gjetëm fotografi unike, dokumente dhe letra” – rrëfen Cvetan Dimitrov. Pronarët e rinj vendosën të ruajnë stilin e vjetër të shtëpive, kurse në njërën prej tyre vendosën një koleksion që ndjek jetën e Kaljos.
Shumë turistë janë të mahnitur nga hoteli dhe vijnë çdo verë. “Interesohen shumë për gjurmën bullgare në tragjedinë “Titanik”, pyesin për hollësira, shikojnë fotografitë e Kaljos, lexojnë letrat e tij. Pra, kjo histori interesante u bë një atraksion i madh turistik” – thotë Cvetan Dimitrov. Sipas tij shpirti i Kaljos ende ndodhet në këtë shtëpi, duke rikujtuar për një bullgar që guxoi të realizonte ëndrrat e tij.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..