Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulja e euros dhe ekonomia bullgare

Derisa do të vazhdojë ulja e euros dhe rritja e dollarit? Kjo është një pyetje, të cilën shumë njerëz i drejtojnë vetes. Përderisa të gjitha ministrat financiarë të BE-së frikësohen nga dështimi i valutës evropiane, ministri bullgar i financave Simeon Djankov është kategorik, se ulja e euros kundrejt dollarit nuk do të reflektojë mbi ekonominë bullgare. Përkundrazi – ajo mund të nxjerrë fitime. Ai e arsyeton këtë tezë me faktin, se zhvleftësimi i euros është e parashikuar në buxhetin shtetëror dhe prandaj tronditje serioze nuk priten. Përveç kësaj 55 për qind nga eksporti bullgar është në euro, ndërsa 45 për qind është në valutë tjetër, kryesisht në dollarë. Sipas tij lirimi i euros do të ndihmojë, që mallrat bullgare të bëhen më konkurruese në tregjet e treta si SHBA-ja, Lindja e Mesme, Azia. Financieri numër 1 është kategorik, se bullgarët nuk duhet të shqetësohen nga lirimi i euros. Sipas tij më e rëndësishme është, çfarë masa do të ndërmarrë bashkimi monetar evropian, në se euroja në të vërtetë do të dështohet.

Ajo, që do të prekë ekonominë bullgare, është rritja e çmimeve të rezervave energjetike. Në fakt lirimi i euros rrit kursin e dollarit, gjë që do të reflektojë mbi çmimet e lëndëve të para kryesore energjetike në Bullgari. Duke marrë parasysh, se çmimet e lëndëve të para energjetike në përmasë botërore caktohen në dollarë, kjo do të thotë shtrenjtim të të gjitha mallrave të prodhuara në Bullgari si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për të të jashtëm. Dhe jo vetëm kjo, sa më shumë do të zhvleftësohet euroja, aq më shumë do të shtrenjtohen mallrat, që importojmë me dollarë. Ky fsheh rrezik nga rritja e inflacionit. Analizatorët ekonomikë nuk presin efekt të madh pozitiv mbi ekonominë bullgare nga eksporti, sepse niveli i tij do të neutralizohet nga shtrenjtimi i lëndëve energjetike, që importojmë sidomos nga shtetet të cilët tregtojnë me dollarë. Një shtet i tillë është Rusia, nga e cila Bullgaria është shumë e varur në furnizimet e gazit, naftës, lëndës bërthamore, qymyrgurit. Kompania “Bullgargaz” tashmë shpalli, se do të kërkoi rritjen e çmimit të gazit me 23 për qind. Kjo në mënyrë automatike do të shtojë çmimin e ngrohjes qendrore në vend. Edhe ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Trajço Trajkov bëri shaka, se ndoshta do të jetë më e lirë të ngrohemi me rrymë elektrike, se sa të shfrytëzojmë ngrohjen qendrore.

Vëzhguesit ekonomikë komentojnë, se zhvleftësimi i euros është rezultat i politikës jo largpamëse në kuadrin e BE-së. Si rezultat i kësaj politike u grumbulluan deficite të mëdha në shtete të veçanta. Një shembull në këtë drejtim është Greqia, e cila ushtroi një ndikim të drejtpërdrejtë mbi valutën evropiane. Probleme të ngjashme kanë shumë vende të Evropës Jugore, kryesisht Spanja dhe Hungaria. Kjo gjithashtu ndihmoi për paqëndrueshmërinë e euros. Analizatorët janë skeptikë. Për sa iu përket planeve stabilizuese të Komisionit Evropian për zgjidhjen e problemeve me deficitet ekonomike të disa shteteve evropiane. Mungesa e planeve të përgjithshme për shpëtimin e bashkimit monetar mund të provokojë probleme për valutën unike evropiane. Përveç kësaj, njerëzit që bëjnë kursime ose investime, filluan t’i mos besojnë si euros, ashtu edhe dollarit. Përveç floririt dhe diamanteve, çfarë tjetër mund ta zëvendësojë dy valutat në tregjet ndërkombëtare. Mirëpo, ata janë në sasi të kufizuara dhe duhet të nxirren nga toka. Ata nuk mund të jenë virtuale dhe nuk mund të emetohen në bankat qendrore.

Përderisa do të vazhdojë ulja e euros?

Makroekonomistët janë unanim, se procesi do të vazhdojë derisa nuk do të zgjidhet problemi me borxhet dhe deficitet buxhetore të shteteve të BE-së. Kriza me euron thellohet dhe ka mundësi që ajo të zgjatet. Sipas një sërë analizatorësh asnjeri nuk ka interes valuta evropiane të jetë e dobët, sidomos SHBA-ja, sepse BE-ja është një nga lojtarët e rëndësishëm në ekonominë botërore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD