Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2010 është vendimtar për zhvillimin e energjetikës në Bullgari

Në fotografinë (nga e djathta në të majtë): ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov dhe Ruslan Stefanov - ekspert nga Qendra e studimit të demokracisë
Foto: Tanja Harizanova
Siguria energjetike e Evropës Qendrore dhe Lindore, si edhe e rajonit të Detit të Zi, është plot me rreziqe. Për shkak të gjendjes së saj gjeografike strategjike, Bullgaria përballon sfida të ndërlikuara. Nga njëra anë është e varur nga gjeopolitika energjetike e Euroazisë, nga ana tjetër si një vend anëtar i BE-së është e detyruar të zbatojë qëllimet e Brukselit për rregullim të tregut dhe efikasitetit energjetik në kuadër të politikës energjetike të BE-së.

Bullgaria duhet të përfshihet në gjeopolitikën energjetike për shkak të varësisë së saj të plotë nga importi i gazit nga Rusia përmes një gazsjellësi të vetëm. Rreth 75% të resurseve energjetike vijnë nga Moska. Tërë sasia e naftës importohet nga Rusia. Tregu i qymyrgurit gjithashtu është monopolizuar. 85% të qymyrgurit që nxirret në vend, shitet nga tri centrale që ndodhen afër minierave.

“Në praktikë 30% të saldos negative tregtare të Bullgarisë i detyrohet pikërisht energjetikës ose mundësive të pamjaftueshme të vendit tonë të prodhojë resurse – përgjithëson problemet Ruslan Stefanov, ekspert nga Qendra e studimit të demokracisë. – Në vend të dytë energjetika bullgare është monopolizuar. Mungon liberalizimi i tregjeve, megjithëse kjo është një pjesë e politikës së BE-së. Për sa i përket energjisë elektrike, 80% të tregut është rregulluar. Kjo çon në kundërshtime të tjera. Një problem tjetër është varësia e Bullgarisë nga resurset e Rusisë dhe politika e BE-së për rritje të energjisë së gjelbër.”

Në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë ka një interes nga investitorët për ndërtimin e burimeve me erë me një fuqi të përgjithshme 12-14 gigavatë. Këto projekte tejkalojnë fuqinë e përgjithshme që tashmë është instaluar për prodhim të energjisë elektrike. Për shkak të kufizimeve teknike të rrjetit elektrik dhe mungesës së terreneve të përshtatshme, mezi dy gigavatë do të realizohen. “Për sa u përket burimeve të ripërtëritshme, kemi një tren që lëvizet në tatëpjetë, pa mundësi të këmbehen shpejtësitë dhe vetëm me një fren avarie. Ne e tërhoqëm këtë fren, por treni ende lëvizet me inerci” – komentoi situatën ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov. Tani nuk pranohen projekte të reja, duke pritur që tregu të rregullohet me miratimin e Planit kombëtar për burimet e ripërtëritshme dhe strategjisë energjetike.

Strategjia që po përgatitet parashikon që energjetika bërthamore të zërë 33% të tregut në Bullgari. Përveç Centralit atomik “Kozloduj”, ku punojnë dy reaktorë të mëdhenj, ka një ide të ndërtohet edhe një reaktor. Bullgaria ka ambicien të ndërtojë dhe një central të ri atomik – “Belene”. Përveç nga Rusia, vendi ynë mund të furnizohet me lëndë djegëse bërthamore nga SHBA-ja nëpërmjet kompanisë “Westinghouse”, e cila ka interes të marrë pjesë në ndërtimin e reaktorit të ri të centralit atomik “Kozloduj”. Agjencia amerikane për tregti dhe zhvillim do të financojë një studim për deponimin e lëndës djegëse bërthamore dhe mbeturinave radioaktive tek ne. Ky është një hap për ndërtimin e një depoje për mbeturina bërthamore – një gjë që kërkohet nga BE-ja.

“Viti 2010 do të jetë me rëndësi kyçe për zhvillimin e energjetikës bullgare – tha ministri Trajkov. – Nga njëra anë duhet të bëhen shumë ndryshime që do ta sinkronizojnë sektorin me kërkesat e BE-së, nga ana tjetër gjatë këtij viti do të lidhet marrëveshja e re për furnizim dhe transit të gazit nga Rusia. Tema për gazin natyror është shumë aktuale. Kemi marrëveshje me Bankën Botërore të na japë ndihmë eksperte për caktimin e politikës në fushën e gazit natyror. Në këtë drejtim qeveria bën përpjekje për zgjidhje të problemeve kyçe si zhvillimi i infrastrukturës, diversifikimi i burimeve, rritja e efikasitetit, ristrukturimi i projekteve investuese kryesore. Ne jemi ndër anëtarët më aktivë të projektit “Nabuko” dhe shpresoj të tërheqim interesin e investitorëve amerikanë. Bullgaria ofron kushte shumë të mira për investime në teknologji të gjelbra, transit të gazit dhe në këto fusha mund të bashkojmë interesat e investitorëve bullgarë, evropianë dhe amerikanë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD