Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arttekstil - midis materialeve të vjetra dhe prodhimeve ekologjike

Kirillka Dobreva “Nata”
Foto: Veneta Pavllova
Deri më 30 qershor në galerinë e Lidhjes së piktorëve bullgarë në rrugën “Shipka” 6 mund të shikohet ekspozita vjetore e seksionit “Tekstil”. Me këtë ekspozitë mjeshtrit vendas në këtë fushë afrohen me programin frankofon “Karvan prej dhjetë fjalëve”. Në të marrin pjesë krijues të arteve të ndryshme dhe nga të gjitha kontinentet, ku çdo vit fjalët në “karvan” janë të ndryshme.
Elena Temellkova “Melodia vjeshtore”

“Prej këtyre 10 fjalëve ne zgjodhëm dy: variant dhe mobilitet - thotë për Radio Bullgarinë Mihaella Pëdeva, sekretare e seksionit. U munduam të punojmë mbi këto tema
dhe të bëhemi një pjesë nga ky program, në të cilin ka dhe një teatër rrugor dhe koncerte dhe iniciativa për fëmijët, dhe shfaqje të ndryshme joprofesionale popullore dhe artistike, si dhe shumë lartë profesionale. Dëshira jonë qe të larmojmë mënyrën tonë të punës, të bëjmë diçka të re. Në ekspozitë shikojmë të shfrytëzohen në bazë të një mënyre të re teknikat e vjetra si qepje, qëndisje, lidhje. Deri vonë ato nuk janë konsideruar si të denja për artin e lartë, por tani po hyjnë në krijimet e treguara këtu në bazë të një mënyre shumë interesante. Shikojmë se si letra mund të qepet ose të punohet me grep, se si metali mund të lidhet në kompozicione. Si disa perona me ndryshk, të bashkuara me penj pasqyrojnë një dyndje të shkëlqyer milingonash. Dhe materiale të tjera të njohura shfrytëzohen në mënyrën jo tradicionale. Kjo është zbavitëse për vet autorët, por dhe shumë aktuale, sepse arti modern i pasqyrimit karakterizohet kryesisht me kërkimin e teknikave të reja. Temat në art janë të përjetshme, mjetet shprehëse janë të ndryshme.”
Anna Bojaxhieva “Variacione blu”

Në ekspozitë me koloritin e vet bëjnë përshtypje si leshrat tradicional, goblenët, ashtu dhe kompozicionet e pikturuara mbi stofrave të veçanta prej ngjyre. Në pjesën më të madhe të punimeve merr pjesë dhe letra. Në prodhimet ekologjike leshi merret si bazë, mbi të ngjiten kombinime prej copërave shumë ngjyrëshe prej materialeve të ndryshme. Një pjesë tjetër nga krijimet bëjnë përshtypje me joshjen diskrete të ngjyrës së bardhë dhe të zezë. Disa nga eksponatet nuk mund të quhen prej tekstili, por në to janë shfrytëzuar fije - për shembull për lidhjen e detajeve të formuar nga Ralica Gjeorgjieva.
Ralica Georgieva “Makina”

Autorja më e moshuar në ekspozitë ka lindur në fillim të viteve 20 të shekullit të kaluar – Zdravka Dankova, kurse më të rinjtë janë nga klasat e fundit të Akademisë Kombëtare të Arteve. Mes tyre janë Nada dhe Nikollaj Orllovi. Ata prezantojnë 4 krijime nga një materiali shumë të vjetër - të quajtur pllëst. Ai dhe sot shfrytëzohet nga nomadet për krijimin e jurtave, por dhe në art.
Nada dhe Nikolla Orllovi “Fusha IV”

Të katër punimet e familjes Orllovi janë bashkuar rreth titullit të përgjithshëm “Fusha”. Ndaj leshit Nada ka shtuar bar të thatë dhe kjo forcon tingëllimin autentik. Kompozicionet janë të vëna në kornizë, ashtu si dhe krijimet e tjera jo të pakta në ekspozitë. Prandaj ato konsiderohen si piktura, pavarësisht se brenda në kornizë mund të ketë reliefë të pasura.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD